Lundërza është kafshë e familjes së shqarthëve, me trup të lartë deri 30 cm, të gjatë 120-150 cm me ngjyrë gështenjë, më të çelur nga ana barkore dhe peshon 6-15 kg.
Jeton 14-16 vjet.
Është e përhapur në të gjithë Evropën, në Azi dhe në Afrikën e Veriut.
Në Shqipëri ndeshet kudo në brigjet e lumenjve, kënetave, liqeneve e pellgjeve ku ndërton strofkën duke hapur galeri me dy dalje, nën ujë e për ajrosje.
Njihet edhe me emrin “vidra”.
Ushqehet me peshq, bretkosa, shpendë e vezët e tyre.
Është vepruese kryesisht gjatë natës.
Është e dëmshme në ekonomitë e rritjes së peshkut.
Gjuhet për gëzofin e saj me vlerë, me qime të shkurtra, të buta, të dendura, me ngjyrë kafe e të shkëlqyeshme.
*****
Botuar në rubrikën Enciklopedi në Dita
mua me pelqen ky informacion
Falmendirit me duhet per mesimin
Ne anglisht i thone otters. Familja Lutrinae, dhe bile nje Genus ne Amerike quhet Lontra.
Me interesantja per kete kafshe eshte se jane hydro inxhiniere te shkelqyer. Ato rregullojne rrjedhat e lumenjve e perrenjve duke i ruajtur ato nga tharja nepermjet krijimit te “xhepave” ujore, qe jane banesat e tyre.