Mozaiku i Tiranës është i vetmi monument arkeologjik brenda territorit të qytetit të Tiranës.
Në vitin 1972, gjatë punës për ndërtimin e pallateve të bllokut “Partizani” në lagjen nr. 9 të qytetit të Tiranës, u zbuluan rrënojat e një ndërtese antike, njëri nga ambientet e të cilit ishte i shtruar me mozaik.
Sipas autorëve, kemi të bëjmë me një qendër fshatare të shekujve të parë pas Krishtit që në fillim të shek. III u zëvendësua me një vilë fshatare (rustica).
Salla me mozaik e pajisur dhe me një absidë ishte ambjenti kryesor i saj. Autorët mendojnë edhe që në shek. V-VI vendin e vilës e zuri një bazilikë paleokristiane.
Pjesa e gërmuar e monumentit u rrethua dhe u vu në mbrojtje nga Instituti i Monumenteve të Kulturës (IMK).
Gjatë viteve 2003-2004 punimet e sistemimit të rrugëve dhe instalimeve të ndryshme të bllokut “Partizani” zbuluan pranë rrethimit të monumentit pjesë të tjera të kompleksit.
Në mënyrë konvencionale, siti arkeologjik është emërtuar dhe njihet me emrin “Mozaiku i Tiranës”.
n.s. / dita
Me kujtohet shum mir. Kur po ndertoheshin pallatet e bllokut “Partizani” aty nga fillimi i viteve 70.
Eksistonin vetem dy pallate me tulla te kuqe, qe ishin ndertuar nga fillimi i viteve. Aty banonite edhe familje ime. Dikur aty ishte fusha e Aviacionit qe ishte ndertuar ne kohen e italise e cila zgjatej deri tek 21 Dhjetori. Me vone ishte fushe druresh qe kalonte edhe nje prua i vogel. Me pas u ndertua instituti i fiskultures,Unaza e Re, stdiumi i lojrave me dore etj.
Punetoret e atehershem te ndertimit,duke hapur themelet zbuluan keto elemente te mozaikut te Tiranes.
Duke mos ditur rendesine e kesaj. Ata nga padituria filluan dhe thyenin vazot dhe terrakotat e vjetra.
Babai im, po kalonte aty rastesisht, dhe vuri re se punetoret po i thyenin me kazem ne gropen e re qe ishte hapur ate dite.
Ai u foli punetoreve dhe kryepunetorit qe te ndalonin punimet, pasi ato gjetje qe ata thyenin ishin Objekte arkeologjike me vlere te madhe historuke. Me pas ai telefonoi tek organi perkates per gjetjet Arkeologjike, ku po ate dite erdhen ekspertet e Arkeologjise. Punimet u nderprene dhe plaini i ndertimit u modifikuan nga shteti.
Qe atehere u ruajt dhe u mbrojte me fanatizem nga banoret dhe nga shteti. Bile ne anarshine e 1997 prape banoret e lagjes e mbrojten ate Monument arkeologjik me fanatizem.
Por fatkeqesisht ne shume vende ne Shqiperi ka ndodhur fare pak qe ne keto 27 vjete te mbrohen me fanatizem gjetjet historike.