Një pronar restoranti në Gjermani pohon se ka gjetur në afërsi të restorantit të tij një kantinë me konjak dhe shampanjë që i përkiste Adolf Hitlerit.
Silvio Stelzerm pohon se ka zbuluar një koleksion konjaku dhe shampanje të Adolf Hitelit në një kantinë të nëndheshme të vendosur në rrethinat e restorantit të tij në Sanksoni, informon Bild.
Gjithashtu ai thekson se në kantinë ka të dhëna që ka pasur djathë, sallam, çokollata dhe cigare. Përsa i përket vendit ku Stelzer bëri zbulimin e tij, bëhet fjalë për një vilë historike të vendosur në tokën e të famshmit Pallati i Moritzburgut, në Sanksoni.
Nuk ka mbetur asgjë nga ushqimi dhe artikujt e konsumit, por konjaku dhe shampanja kanë mbijetuar. “Nuk është e qartë se çfarë do të bëhet me to”, komentoi Stelzer. /DITA
ky qeka si agron llaka