Ora është figurë e mitologjisë, e besimeve popullore dhe e folklorit.
Përfytyrohej si qenie e padukshme mbrojtëse që sjell mbarësi.
Sipas besimeve popullore, ka Orën e vet çdo njeri, çdo familje, çdo grup etnografik i vogël.
Ora njihej dhe është ruajtur më gjatë në Veriun shqiptar.
Ndonëse është qenie e mbinatyrshme, vdes bashkë me atë që ka në mbrojtje. Në raste të veçanta Ora shndërrohet në një gjarpër që i del në mbrojtje shtëpisë a njeriut, të cilit i rri gjithnjë afër.
Thuhej se kur njeriu bënte ndonjë veprim të keq, që e poshtëronte, i nxihej Ora.
Duke u përdorur si figurë poetike e folklorit, Ora ka marrë disa tipare që nuk i kishte në zanafillë: paraqet si vajzë, si grua, në disa raste e pavarur nga njerëzit e që “u bën keq” atyre, e afërt me Zanën.
n.s. / dita