Arben Duka
Dola nga “Apexi”,
Aty në pallat,
ballë për ballë u ndesha,
me një… kandidat!
Gjithë ai portret,
gjithë ajo pllakatë,
pesë metra e gjerë,
dhe njëzet e gjatë!
Sa i pashë portretin,
Kandidat-bashkisë
s’di pse m’u kujtua,
“Fund i Marrëzisë!”
Mëndja do më shkonte,
atje domosdo,
se ishin pranë fotos,
katër kazino!
Dikur për to tha,
Kryetar i djallit,
se do t’i degdiste,
diku prapa malit!
Një mëndje kanë qenë,
kryetarë dy-tri
se do t’i degdisnin,
në periferi!
Dhe këtë premtim
e mbajnë mënd të tërë,
po harta e re,
atëherë s’qe bërë!
Mbas hartës-premtimi,
s’u tha përsëri,
se sot “prapa malit”,
s’është periferi!
Nëse marr kompasin,
sot qendra më del,
një ish fshat poshtë Dajtit,
që quhet Surrel!
Këtu ku rroj unë,
nuk do jetë çudi,
që ta quajnë prapë,
si periferi!
Me hartën e re,
u bë gjithë ndryshimi,
quhet për kazinot,
i mbajtur premtimi?!
Dhjetëra lojëra fati,
janë këtu ku rri,
po tani ne jemi,
një periferi!
Me që me të tallur,
shkoi kjo histori,
tani-kandidat
po të pyes ty.
Po të pyes ty,
dhe shumë seriozisht:
“Me Lojërat e Fatit,
ç’do bësh konkretisht?!”
Mbase gjithë Tirana,
duhet ta dëgjojë,
se gjer më tani,
s’i kanë zën’ në gojë!
Nëse ti s’më thua,
një plan shumë të mirë,
të votoj për ty,
do ta kem vështirë!
Nëse nuk pastrohet,
qendra e banuar,
Tirana do jetë,
qytet i mallkuar!
Hatanë e kumarit,
ju të gjithë e dini,
dhe me mua sot,
në një mëndje jini!
Miliarda lekë,
ato bëjnë pluhur,
se nuk janë aspak,
në rrugën… e duhur!
Sakte
Janë të shumta familjet e shkatëruara nga lojrat e fatit. Po qe se qeveritarët nuk marrin masat e premtuara mbi ta do të bjerë mallkimi nënave, grave dhe fëmijëve nga e keqja e madhe që sjellin për ta LOJRAT E FATIT.
Jam me ty Poet
Me cdo gje te shkruar
Te gjitha premtimet
Duket,jane harruar
Plaga kryesore
Per shume shqipetar
Jane kazinote
Ku luhet kumar.
Gjithe lojrat e fatit
Vetem fat nuk sjellin
Kudo hidhen ‘gogla’
Rrenimin e sjellin!!
Uleret femija
Se nuk ka c’te haje
Me rrogen babai
Borxhet do te laje!!
Borxhet qe s’mbarojne
Dhe me keq e zhysin
I zhvasin gjithcka
Deri sa e mbysin!!…..
Kumari ka lojtur
Shume njerez nga trute
Te tjere i ka bere
Te ligj dhe harbute!!….
Neper kazino
dhe ne lojra fati
eshte vendi i pare
ku shperthen inati…
Aty kane lene breket
Shume fukarenj
Aty kane lene koken
Dhe shume maskarenj!!…
plage qe kullon gjak
nese nuk mjekohet
nese nuk e ‘lidh’
si do te sherohet??!!
aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
perseri do ndonje premtim te ri ??
nuk te doli premtimi i 2013 ???
‘Fund i marrezise ” 😛 ,sa pompoze i gjejne keto emrat ,tamam si Biroja
qe the ti shoku ppppppoet , ca kazino na duhen ,se keshtu populli “argetohet”
zhytet edhe me ne mjerimin migjenian , nuk ka nge te merret me qeverine
po dhe ndonje hajdut bankash ,na tregon ndonje perralle me disa qindra mijra milione
qe i luante te Apeksi ….ahahhahahaha ,me kete Biroja ja kaloi dhe La Fontenit
Tirana ja kalon dhe Las Vegasit , ca para i pastrojme dhe jemi te gjithe te lumtur e te kenaqur ne Fermen e Kafsheve
mos e harxho seriozitetin me kantidatin , votoje ashtu me dhembet shtrenguar
se te shpall armik partia ,dhe mos kerko ndonje pergjigje serioze nga nje qeveri karagjoze
mos bej kot tani , se kush e duron Velinen Erion neser , lere te tregoje ate barsaleten e
fiqve sepse me ate te pakten gajasemi te gjithe .
Tirana qe ne fakt eshte Tirama , eshte mallkuar qysh kur zbriten morracaket e kuq
eshte nje katund i nemur dhe i cmendur 🙂
Nuk e di ne se i bjene ne veshe Edi Rames keto shkrime qofshin te shkruara edhe nga njerez me nivel te ulet por thone diçka dhe kane shume te vertete brenda.
Po te rrishe shtermber dhe te flasesh drejte te gjitha lodrat e fatit duhet nxjerre jashte Tiranes me nje akson shembullor por duke patur nje infrastrukture urbane dhe kush do te shkoje atje larg qe qetesija e popullit te jete vertete qetesi dhe jo aknkth dhe frike.
Te shikojme se çfar do te beje Rilindja a do ta mbaje premtimin apo jo,por ne dime dhe kete qe te ardhrat nga ato jane te konsiderushme,por ta shikoshe se nga vijne te vjen per te qare.
Po si mund te besohej qe t’i jepte fund marrezise nje i marre!