Ditët e fundit, si papritur, por tinëzisht e paralajmëruar, është rishfaqur një strukturë, e cila veç termin e ka të njohur. Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Të tjerat, edhe sot, pasi ka marrë përgjegjësinë për “një mosplasje bombe” në afërsi të ndërtesës qeveritare, janë ende në terrinë, dhe do të duhet një farë kohe që gjërat të jenë të zbardhura.
Kur disa ditë më parë, burime të mirëinformuara nga terreni, më treguan se në Maqedoni struktura të armatosura shqiptare po bëheshin gati për të nisur në muajin maj “aksione” luftarake, gjëja e parë që më shkoi ndër mend ishte se kush qëndronte pas kësaj. Gjithkush e di se pas çdo lufte, edhe kur ajo nuk ka një kohështrirje të gjatë, si ajo që ndodhi vite më parë nën siglën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ka të zhgënjyerit e saj. Në shumicën e rasteve ata janë pjesë nga ata që luftuan, tek të cilët pritshmëria është më e madhe dhe në të cilët, dashje pa dashje, çdo gjë që i lë pas trajtohet si humbje e gjithçkaje. Kjo ka ndodhur edhe tek shqiptarët në Maqedoni, aspiratat e të cilëve, edhe pas Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje që tashmë është kthyer në një relike, kanë pësuar rënie, por që nuk është në të njëjtën proporcion me atë që është arritur.
Sipas informacioneve të para, nuk është fjala për një strukturë të ngritur fuqishëm, si ishte vite më parë e vërteta e saj, për të cilën njerëzit kishin punuar në vite të tëra dhe që ishte vazhdim i natyrshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, për të bërë dëm, nuk është i nevojshëm një numër i madh “të rebeluarish”. Mjaftojnë edhe 80 vetë, sa thuhet se është tani për tani numri i atyre që mendojnë të kenë si synim, një fillesë “lufte”, e cila, e fshehur pas fjalëve të mëdha ka të mundur që proçeset t’i çojë sërish pas, çka ka ndodhur edhe më parë në jetën politike shqiptare.
Për nxitjen e një trazire të tillë, aq më tepër të armatosur, edhe nëse do të ketë përsëri “bomba që nuk pëlcasin” janë të interesuar më shumë se një faktor. Janë disa të tillë, koha të cilëve po përmbyllet me shpejtësi të madhe dhe në fundin e së cilës ata shohin edhe përfundimin e një karriere politike , e jo vetëm aq.
Më shumë se kushdo tjetër, për të nxitur një vatër sherri, interesimi është i klanit të Gruevskit, nga pala maqedone, dhe i klanit të Mendu Thaçit, nga pala shqiptare.
I pari, ndodhet tani në një qendër të dyfishtë ciklonike. Aferat e rënda të përgjimeve kanë nxjerrë në dritë një seri skandalesh të mëdha politike, financiare dhe kombëtare. Përmes tyre, realizuar nga forca brenda Maqedonisë, janë përshfaqur tiparet e sakta të një lideri përçmues ndaj popullit të tij, urrejtës ndaj kombësive të tjera, sidomos shqiptare; grykës i pafund i pasurive dhe krijues i sherreve politike. Në asnjë vend tjetër ballkanik, ndoshta me përjashtim të erës berishiane, nuk ka pasur kaq shumë skandale, urrejtje të rilindura etnike, zbrazje të pasurisë së shtetit të brishtë maqedon, e shoqëruar nga megalomani nacionaliste e sferës më të lartë. Gruevski, megjithëse vazhdon të mbesë një lider maqedonas i përkëdhelur nga një pjesë e popullit të tij, e cila është mbarsur në vite me idetë e mbrapshta nacionaliste, ka nën këmbët e tij rrëshqitjen e dyfishtë: Nga brenda vendit, dhe nga jashtë tij, për shkak të disnivelit të krijuar mes tij dhe elitës perëndimore.
Në këtë kohë të trazuar, asgjë tjetër nuk do të ishte më e preferuar se sa një lëvizje e re, sado e vogël, e armatosur e shqiptarëve të pakënaqur. Ai do të ishte i gatshëm të lejonte gjëra të vogla të natyrës shpërthyese; ndoshta do të ishte i gatshëm të “dhuronte” edhe ndonjë viktimë maqedonase, dhe nuk është e çuditshme nëse vetë ai dhe shërbimi i fshehtë pranë tij të bëheshin pjesë e një inskenimi për të bërë pjesë të fajit, ata që mund të kenë një mendim ndryshe për përmbushjen e të drejtave kombëtare. Rishfaqja e siglës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare do të ishte një ogur për politikën e tij dhe shfajësim për politikën e tij nacionaliste dhe mbytëse dhe njëkohësisht, si dorë e fortë pushtetore, ai do të ishte edhe një herë i pranuar nga zgjedhësit e tij, të cilët, do mbyllnin sytë para shumë gjërave për të marrë hakun e disfatave të një dekade e gjysmë më parë.
Mendu Thaçi dhe politika e tij do të ishte po ashtu shumë e gatshme për të krijuar një rrëmujë të armatosur, edhe duke marrë përsipër mbështetjen e saj financiare. Qëllimi i Thaçit ka qenë pushteti me çdo kusht, pavarësisht rrugës dhe pavarësisht pasojave. Njeriu, misteri i të cilit nuk është i panjohur përmes aferave, politikani i cili ndodhet ende në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara; financuesi i mbetur prej viteve jashtë sistemit që mund të bënte si dikur, gjëmën dhe thesin e parave, është njëkohësisht më i interesuari nga shqiptarët për të nxjerrë jashtë lojës rivalin e tij, Ali Ahmetin, i cili, që kur është bërë pjesë e politikës, e ka mundur atë.
Jashtë Maqedonisë, por përreth saj, mbeten ende dy forca të interesuara për të ndezur një vatër sherri, e cila, ashtu si po shfaqet deri tani, më shumë se sa një lëvizje e strukturuar, mund të jetë më shumë një lëvizje e sherrshme.
Në Kosovë, ku së shpejti do të miratohet një strukturë speciale, Gjykata ndërkombëtare, e cila do të hetojë fillimisht ngjarjet e viteve 1998, 1999 dhe 2000, në qendër të së cilës do të jetë jo thjesht ndëshkimi i ngjarjeve të rënda që mund të kenë ndodhur, por edhe pastrimi përfundimtar i çdo dyshimi mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe pjesët përbërëse të saj. Ky është një akt, i cili dashje pa dashje, ka shkaktuar të ngjethura, por që mund të kenë edhe pasojat e veta. Kohët e fundit, figura jo pak të njohura të jetës politike në Kosovë, që kanë qenë të lidhura ose jo me UÇK-në, por që tani janë pjesë e politikës apo e botës së biznesit, çka gjithnjë e më shumë po njësohen, kërkojnë të transferojnë angazhimin e botës perëndimore drejt një kanali tjetër serioz, por të hequr nga vetja sado pak, pjesë të dyshimit ndaj tyre.
Në Shqipëri, dua të besoj se me shpejtësi më të madhe se deri më tani, por edhe me ndjenjën e seriozitetit me të cilën bëhen punë të tilla, po ngrihet Byroja e Hetimit, në strukturë e ndihmuar nga FBI, por që do të mund të ketë edhe fizionominë e saj, përcaktimet dhe detyrimet e saj. Jeta politike në Shqipëri është trazuar jashtë normales, jo për shkak të aferës “Doshi”, e cila dalëngadalë po bëhet një çështje rutinë dhe, e cila, para asaj që mund të ndodhë, mund të duket si një çështje fëmijërore. Politikanë të shkallës më të lartë në Shqipëri janë në gjendje alarmi, pasi e ndjejnë se këmbanat po bien për ata që kanë veshë, dhe kjo i ka bërë më të ndjeshëm ndaj krijimit të një alarmi të ri në terrenin shqiptar, kudo që të jetë ai.
Së fundi, në këtë kohë të trazuar, kur politikat po bëhen pre edhe e lojës së shtrëngimeve ekstreme fetare, sidomos islamike, në të cilat salafistët po gjejnë një terren që po e minojnë vazhdimisht, lidhja e akteve ekstreme me ndjenjën qytetare shqiptare, kudo që të jetë, do të ishte pa asnjë dyshim, një tingëllim më se i mbrapshtë dhe jo pa pasoja.
Ky shkrim është botuar më prill 2015 në DITA.
Ka lezet shkrim me emrin e autorit.
Zoti Bedri , versione te tilla i ngre cdo shqiptar qe minimalisht eshte i formuar si homosapiens sapiens ! Nuk ka ndonje te re ! Madje nje mendje normale do te ngrinte me shume versione , edhe me objektivisht , ne menyre shteruese ! Prape nuk eshte ndonje veshtiresi ! Poor ne stli publicistik gazetaresk , me shume se ngritja e hamendjeve paragjykuese , do te ishte me vend analiza e situates ne Maqedoni ! Apatia e te zgjedhurve shqiptare dhe gjalleria e levizjeve paqesore per fitimin e te drejtave , duhet te ishte shenjestra e artikullit !
Ata djem apo vajza , nuk jane mercenare , por te lenduar ! Metoda per te shuar ulerimin , nuk eshte perpjekja per ti mbyllur gojen , por heqja e gozhdes qe shkakton dhimbjen !
Une po shkruaj pasi mund te jete vertet e vertete ashtu si hamendesoni ju , por vete juve po zini ne goje Menduhet , Alite etj.etj. qe paraqesin çeshtje problematike !
Megjitheate po e mbyll se kjo do te kerkonte zgjatje te pafrutshme ! Pershendetje !
I nderuari dhe shume I respektumi z. Bedri Islami flm shum per kte shkrim te shkelqyshem .Por nje duhet me thane drejt per ne shqiptaret e Maqedonis se fajin e ka mikut yt dhe lideri I parties te ciles I takoj edhe une z.Ali Ahmeti se per 13 vite nuk beri asnje reforme Brenda partis por i la qe shumica e funksionarve te koruptohen deri ne fyt.e kto jan Musa Xhaferi Abdilaqim Ademi Xhevat Ademi Artan Grubi (dje ka ardhe ne BDI) Talat Xhaferi Nevzat Bejta Beqir Hasani Ejup Halimi (djali axhes Beqir Hasanit) Tahir Hani ( minin sen e nxer prej canaku) Shefit Xhaferin ( komandat kravata) kto persona na kan mar ftyren kombit .Tash po te drejtohem direkt me nje lutje per hir te kombit edhe gjakut te deshmorve keshilloje mikun tende Ali Ahmetin si qe e keshilluar gjithmon e dime forte mire se te ka deshpru por mere te MADHIN IBRAHIM KELMENDIN e ejani te ne se kemi shum shum shum nevoje per ju te dy. Neve na duhen reforma mbrenda ne parti mos e lejoni qe kto emra qe i permenda me shkel mby gjakun e deshmorve .Ne kongres u sjoll vendim per keshillin e pleqve u haru kjo pune se ketyre emrave sju konvenon aspak .Flm ju mirepresim ne ILIRIDE
Gjithmon,ke shkruar mir,dhe me ke pelqye,por kete radhe nuk i ke ra pikes si duhet.
Ti,e din se,menduh thaqi nuk eshte ma ai qe ishte para dhjet viteve,dhe partia eti,eshte vetem nji particke e familjes,dhe nuk ka mbeshtetjen qe dikur ka pas.
Por,a eshte i damshem?Po,eshte shum i demshem,por shum mashum e demshem dhe i rezikshem eshte miku i jot,ali qameti-torbeshi,me dajen e vet dhe me gjith partin,e tij dhe kupolen e tij tradhtare.Pse,nuk e thue te verteten ore Bedri?Po,ce 14,vite eshte alia dhe torbeshia e tij ne pushtet me,dy partit maqedone,pra ai dhe partia e tij,e torbeshve e mbajn pergjegjsin percfarka me ndodhe sot-neser-paneser,pra nese ka djem ish luftetar dhe tani prape kan dal me stemen edikurshme,kjo ndoshta eshte ndonji loj e flliqte,e gruevskit,por dhe e alis,mundet te jet,se ky far miku jot u msue me kto lojra ne vitin e tradhtis madhe 2001,pra nuk eshte larg menshe qe perseri ta beje lojen e djallit ki tradhtar qe prap te dal se gjoja ai eshte qe din dhe don ti mbroi shqiptaret dhe te imponoi nji marveshje te dyt te ohrit,dhete ngelet prap lider dhe ne pushtet me gruesvskin,dhe me marveshje me gruevskin djhe mihallkovin.Pse,nuk e kritikove barem me nji reshte politikberjen e ali turbeshit dhe partis s’tij?Por,u more me thaqin dhe gruevskin,pra nuk je i drejt ne kritika dhe ne,sugjerime sic jua thash ma larte se,thaqi nuk eshte polizikan por ishte nji bixhozxhi dhe nji qibritaxhi i rugve ku mashtronte njerzit dhe jua mirte leket neper ruget etetoves dheshkupit,por ja qe u fut dhe ne lojrat e bixhozit politik,dhe ate nen mbykqyrjen dhe lazdrimin afer arber haferit te mjer,dhe plasi kur e lexoi hdokundi se ai arbri na paska qen eruditi shqiptare,pra po te ishte erodit nuk e mbante nenkryetar menduh thaqin,nji bixhozxhi por edhe ai ishte eksporte e kosoves na maqedoni,dhe doli ashtu sic doli rugova ne kosov,ky doli ne maqedoni.Dhe,po shifet tani se cfar ka lan pas haferi i ndjer.Po,ali qamet torbeshi eshte ma i rezikshmi nga te gjithe qeret.
Po çpate me z.Mendu Thaçin,një humbës total i dhjet viteve të fundit bre z.Bedri Islami.AJu sa kam njohuri jetoni në Zvicër ,nëse nuk gabohem,vend i cili pra pak ditësh në një storie u shpall si vendi me rogat më të larta mesatare në botë.Prej botkuptimit dhe jetës komode që ju e bëni në Zvicër ,shumë lehtë ju dalin fjalët ,dhe cilin ta sulmoj ,Menduh Thaçin,personi lugat për fronin e Alisë.Unë z.Bedri jetoj në Gostivar,ne shokun tënd Ali Ahmetin e përjetojmë si fatkeqsi natyrore!Ai nga melaqja e 2001 është shëndruar në Lucifer,puna e tij 14 vjecare në RM,kurorzohet me krijimin dhe konsolidimin e partisë ma trathatere në historikun e shqiptarve në RM.Po ska mbetur ,kodosh dhe komunist që Aliu nuk e ka integru në BDi,që tani mer pseudonimin sllav DUI.Po si është mundur të sulmojsh Menduh Thaçin i cili prej 2002 është në opzitë permanente,shokun tënd Ali Ahmetin e le pa asnjë shkronjë krtike.turp,a nuk besoni se ka vdekje,dhe se atje ska mënyrë të larjës së faijit.Sot ,z.Bedri në realizim të sipër është plani djallëzor i pansllavistve për shpërnguljen e shqiptarve nga teritoret autoktone .A keni idene se në viset shqiptare ,për 14 vjet ushtrim pushteti të shokut Ali(në pajtim me doktrinën tuaj Lelinsto-marksiste) nuk kemi një vepër zhvilimore qoftë edhe një investim modest ekonomik.A dini z.Bedri se Partia e shokut tënd na ka instaluar kryetarin më të çmendur në planet,hyni pak në jutub dhe vetëm shkruani Nevzat Bejta 24 karat,dhe do ti shikoni dhe ndogjoni marëzirat e këti personi.A dini z.Bedri se asnji qytet shqiptar në RM nuk stacion për filtrimin e ujit,mos bisedojmë ndotjen katastrofale të Tetovës…..Në vitin 2001 kishim shpresën ,sot kemi vetëm zhgënjimin ,kjo është komplet rezullat dhe vepër orgjinale e Ali Ahmeti,
B.Islami nuk jeton ne Zvicer. Partine e BDI po e votoni gjithmone. Fjala ne shkrimin siper nuk eshte se kush po qeveris,por dicka tjeter. Kur ta kuptosh, shkruaj, se me mbrojt Mendu Thacin, qe po jep pare per lufte, eshte me mbrojt kriminelin.
Bedri a i shikon kritikat e lexuesve?! A e kupton se edhe ti qenke ne rruge te gabuar?! Derisa na mbron ali Ahmetin qe iu eshte ngjitur pas bythe te gjitha qeverive maqedonase gjate ketyre 10 vjeteve te fundit. Problemi ne Maqedoni jane BDI-ja dhe PDSH-ja. Asnje tjeter. Ndofta ato “bombat e paplasura” jane reagim i kesaj tradhtie te madhe.
Pse kjo UCK -ja qenka ne rruge te gabuar.
E juaja ishte ok.???
Kush ju financoi ju po i nxit dhe keta.
Mos u nxito, dardha e ka bishtin mbrapa.
Shih mos gjen armikun, Berishen mbas kesaj me qe UCK-ne e Kosoves e la ne balte.
mendimi eshte qe kjo UCk nuk ka nje organizim te mirefillte ndershqiptar..po diku ndonje pleksje interesash mafioze maqedono-serbe per te krijuar konflikte te tjera ne dem te shqiptareve
Me duket se idea e shkrimit eshte ndryshe,jo ali ahmeti. Shkrimi nuk ka kete qellim,por tjeter:a eshte koha e duhur per nje lufte te re.kush eshte pas saj dhe kujt i intereson.Ali ahmetit nuk i interesonm sepse eshte ne pushtet.Autori qellimisht e ka lane ne heshtje,por me heshtje thote se cfare i duhet ali ahmetit.
Zoti Bedri Islami ,gjithmone i lexoj shkrimet tuaja me kenaqesine me te madhe dhe aty e gjeje veten time.Por ne kete shkrim pjeserisht ….Ju e keni lene Ali Ahmetin mikun tuaj anash ,edhe pse duhet tia thoshit te verteten heptas te cilen ju e dini me mire se une.Ali Ahmeti me BDI e tije eshte shenderruar ne te keqen me te madhe te shqiptareve ne Maqedon .Injorimi i teresishem i interesave te shqiptareve nga A.Ahmeti dhe partia e tije,verja e tije plotesisht ne sherbim te nacioshovenisteve te VMRO, mbi 10 vjete sa eshte ne qeveri pruni deri ne kete situat shqiptaret e Maqedonis. Te fala.