Letër e nënshkruar
Naim Brati
Saliu dhe të mbeturit e tij që hungërijnë ekraneve kundër aktit normativ të stausit të nëpunësit civil, as duan t’ia dinë fare për hallin dhe të drejtat e nëpunësve, por kanë vetëm ankthin që zyrat e shtetit, qeverisja e punëve, firmat dhe vulat, tenderët dhe krejt shteti nuk do të jenë më në duart e atyre barbarëve që për 8 vite, bën çdo lloj krimi e poshtërsie mbi popullin, ekonominë dhe fatet e vendit, duke përdorur pushtetin dhe shtetin e tyre xhungël.
Nëse do ta kishin objeksion mbrojtjen e nëpunësit civil të shtetit shqiptar, nuk do ta masakronin administratën e viteve 1997-2005, të cilën e shporrën edhe me dajak e denigrime nga zyrat e shtetit. Ishte pushteti “Berisha”, që largoi nga drejtimi i punëve specialistët e aftë dhe i zëvendësoi ata, me diplomaxhinj fiktivë të universitete-kioskave. Ishte ai pushteti “Berisha”, që krijoi një administratë publike e cila zhvaste biznesin dhe qytetarët me ryshfete; që zyrat e shtetit i konsideronte dhe i përdorte si biznes privat të ministrave, deputetëve, partiakëve të lartë të PD-së e të familjes “Berisha”.
Këta e qelbën administratën, e penalizuan pushtetin, e shkatërruan shtetin, e plaçkitën ekonominë dhe financat duke e lënë arkën bosh e me një borxh 70%. A mund të quhet administratë një bandë e tillë?!
Tani qeveria e re ka shansin te tregoje se zbaton vendimet e gjykatave duke paguar detyrimet financiare dhe duke rimarre ne pune mijera nepunes te masakruar nga regjimi i Berishes. Kjo ceshtje ka vertet rendesi (jo vetem per ata qe jane hequr padrejtesisht nga puna), ne ndryshim nga shume ceshtje te dores se dyte tek te cilat fokusohet media si psh suvaja dhe mobiljet e kryeministrise, shenimet e mbeses se Saliut ne facebook,etj.
Italia e ka borxhin 120% Usa 105% Shqiperia 70%. Sikur Italia apo Usa ta kishin si Shqiperia borxhin do te ishin vendet me te lumyura. Sikurse shihet te gjitha shtetet e zhvilluara kane nje borxh mbi 85% , kurse Enver Hoxha thonte qe ne nuk i kemi borxh askerkujt (Genjeshter e madhe se akoma po lajme borxhet e Rumanise, Bashkimit Sovjetik dhe Jugoslavise e Kines). Qeverija eshte Shqiptare dhe si tjetra ka dale nga sqetullat e Enver Hoxhes. Pra mos u prifni, c’dite qe do te vi do te jete me keq per shqiptaret kjo eshte e sigurte.