Një nga tenderat e fituar nga kompania Euroalb sh.p.k në Lushnje është dhe pastrimi i kanalit në fshatin Bishqem. Bashkia ka skualifikuar subjektet që dhanë vlerën më të ulët, teksa prokurimi u ankimua edhe me kërkesën për ndjekje penale.
Një prej kontratave që ka fituar në Lushnje kompania Euroalb sh.p.k, me administrator Bujar Muratin, tashmë i arrestuar, është tenderi për ‘Rehabilitimin e kanalit ujitës në fshatin Bishqethem dhe Bitaj. Vlera totale shkon në 23.2 milionë lekë.
Procedura ka kaluar në një kalvar ngjarjesh. E hapur në korrik të vitit 2020 fituesi është shpallur në tetor të këtij viti.
Në fakt për koincidencë apo jo në dokumentet e dorëzuara në komisionin e ankesave është dhe emri i kompanisë Loti me administratorin tashmë të arrestuar Ibrahim Lami.
Në garë kanë marrë pjesë dy kompani me ofertë më të ulët se Euroalb sh.p.k, por ato janë skualifikuar. Vendimi ka bërë që kompania Avdyli dhe Bahas sh.p.k të dorëzojnë ankimim duke shprehur shqetësimin për një sërë situatash
Komisioni i Vlerësimit të ofertave skualifikon shoqërinë “Avduli” sh.p.k për Certifikatat e Transportit të kamionëve me pretendimin se certifikata e transportit është për llogari të vet ndërkohë që shoqërinë EURO-ALB shpk nuk e skualifikon për kamionin me targe AA364 AF e cila është certifikate për transport mallrash për llogari të vet lëshuar në emër të shoqërisë loti sh.p.k.
Ankimuesi ngre pikëpyetje a është kjo një shkelje administrative dhe penale, dhe a duhet barazi në garë. Përplasja ka ardhur për kamionët e dhënë me qira, por dhe KPP ka vendosur të lërë në fuqi skualifikimin e dy kompanive duke lënë fitues Euroalb sh.p.k.
o.j/dita
Te deshkohen sipas ligjit edhe pse problemi në fjalë është një nga mijrat e kësaj fushe, pra ajo e prokurimit apo ndryshe e tenderave, ejet korruptuve ku përlahen fonde publike qe mblidhen nga taksapaguesit shqiptarë dhe që u janë besuar yë zgjedhurve prej tyre apo të emëruar prej këtyre të zgjedhurve. Kësisoj me këyo afera, ka mijra të implikuar ndër vite. Ama ndikimi i tyre në financat punlike, në raport me milionat e eurove që fluturojnë si me qenë gjethe plepi, ende nuk ka donjë lajm. Sa për ilustrim kujtojmë firasjen e 230 milione dollareve të Bashës me Rrugën e Kombit, por që u mbyll ende pa u gjykuar. Këtyre , që kanë për denoncues në prokurori Kontrollon e Lartë të Shtetit, kur do t’u vijë rradha?
Ky rast eshte nje pike uji ne detin e madh te korrupsionit Shqiptar , rendesi ka qe filloi NDESHKIMI dhe te shpresojme qe te jete i pari dhe te mos jete i fundit ne rradhen e gjate te kapjes se peshkaqeneve te korrupsionit qe shtepine e kane ne Lalez , Surel rolling Hills etj dhe vetem kur te kapen keta kryehajdute Shqiptaret do te fillojne te marrin fryme lirisht dhe me siguri qe frika nga ligji do ti beje pushtetaret te mendohen mire para se ti hyjne valles se korrupsionit
Kembanat po bien fort dhe vetem debilat nuk po I degjojne , shpresoj qe se shpejti te degjojme te tjera lajme si kjo , por ne disa shkalle me lart dhe me shprese qe te kape kryehajdutet RAMA , META , BASHA , BERISHA etj nese kapet nje nga keta atehere SPAK e ka nisur mbare sepse radha do t ju vije te gjitheve heret apo vone
Le te dridhen legenat qe jane tallur me Shqiptaret , qe I kane syrgjynosur, varferuar ne saje te politikave antikombetare te kesaj klase te kalbur politike
Rendesi ka qe filloi nga pika, se rrjedha masive e korrupsionit nga qeveria e mbush detin plot perdite. Per tu dredhur do dridhen legenat si puna e ketij kokderrit te Lushnjes, Dakos psh ja rregullon letrat Ramuti. Direkt, Live nga germadhat ku ishin varrosur viktimat ne Durres
Per certifikaten e nje kamioni behet gjithe kjo zhurme ?
Do kete ryshfet sepse keto gjera jane ne te gjithe tenderat qe zhvillohen.
Te shohim.
Do dale nje gje pa vlere
Sa ka qene diferenca e ofertave ?
Ai eshte demi.
A me thot kush se kush do ja coje mallin ktij ne burg,pasi esht persorues i rregullt.
Rama , shoku i armeve
Hakmarrja per drejtesi do ja coje mallin.
po keta te KPP qe i drejton Taulant Balla perse nuk i arrestojne? nese skualifikimi i 2 kompanive eshte lene ne fuqi dmth qe eshte vepruar drejt nga komisioni i vleresimit te ofertave. pra ose dhe anetaret e KPP duhet te arrestohen ose keta qe u arrestuan me buje duhet te lirohen