Lexova në shtypin e ditës një artikull mbi një draft për moshën e daljes së shqiptarëve në pension. Ishte aty edhe një deklaratë e karagjozit Sali Berisha në shtator të vitit 2011, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar. Po e sjell deklaratën si e lexova në gazetë:
“Kryeministri Berisha u ndal në pikat ku do të fokusohej qeveria shqiptare në dy vitet e mbetura të mandatit. Sipas Berishës, shqiptarët më parë jetonin 70 vjeç, ndërkohë që sot sipas indeksimit të popullsisë, sipas tij, shqiptarët jetojnë mbi 78 vjeç. “Duhet të rishikojmë moshën e pensionit. Asnjë shqiptar nuk është i lumtur që del në pension 65 vjeç. Duan të punojnë”, tha Berisha. Sipas tij, kjo jetëgjatësi justifikohet me faktin se tashmë shqiptarët nuk punojnë më në fabrika me helme kimike apo bëjnë punë të rënda. Berisha u shpreh se pensioni për fshatrat u dyfishua gjatë qeverisjes së të djathtëve. “Në asnjë vend ish-komunist të Europës Lindore (Bullgari, Rumani, ish-Jugosllavi etj.), pensioni nuk është si tek ne. Atje pensionet janë 40-50 dollarë”, tha Berisha. Sipas sinjalizimeve të kreut të qeverisë, mosha e daljes në pension me reformën e re do të bëhet 70 vjeç. Sipas Berishës, “mosha 65 vjeç është caktuar kur Shqipëria ishte e superfosfateve, dhe tani jetëgjatësia shkon në 78 vjeç”.
A e dëgjoni pra, si flet e si tallet me ne ky karagjoz? E vërteta është që skema e pensioneve është një dështim i plotë prej vitesh që mbahet me injeksione nga buxheti i shtetit për shkak të prishjes së raporteve kontribues-pensionistë. Por që të pranosh këtë duhet të pranosh nivelin e lartë të papunësisë. Kështu që… Më mirë hajde këpusim brockulla për lumturinë e 65 vjecarëve në Shqipëri
Email nga adresa: [email protected]
njeriun nga kafsha e dallon humanizmi .Saliu kete ndjenje njerezore se ka patur qe kur ka lindur,perrrjedhoje ka qene e do te vdese KAFSHE e eger