Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Cipras, Haga dhe incidenti i dytë i Korfuzit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Cipras, Haga dhe incidenti i dytë i Korfuzit
AktualitetAnalizaLajme FlashLajmi i fundit

Cipras, Haga dhe incidenti i dytë i Korfuzit

redaktor
Published May 25, 2015
Share
Alexis Tsipras, head of the anti-bailout Syriza party, speaks during a financial conference in Athens on Tuesday, Dec. 2, 2014. Tsipras said that Greece’s battered economy could not recover unless the money owed to other Eurozone country’s was cut significantly. The leader of Greece’s popular left-wing opposition says he will demand a massive debt haircut from bailout lenders if his party comes to power in a possible snap election early next year. (AP Photo/Petros Giannakouris)
SHARE

Është e qartë që ka një lidhje të kuptueshme logjike mes krizës së thellë financiare të Greqisë, ditëve që shtrëngohen dhe mungesës së kryeministrit grek Cipras në Tiranë në datën 27. E njëjta logjikë bën sens edhe në deklaratën e ministrit të Brendshëm grek, Vucis, se kësti i qershorit prej 1.6 miliardë eurosh i borxhit ndaj FMN-së nuk mund të paguhet, sepse thjesht nuk ka para. Në të njëjtin këndvështrim, ka lidhje mes kërkimeve këmbëngulëse greke për rezerva hidrokarburesh në Jon dhe të njëjtës këmbëngulje për ta trajtuar çështjen e delimitimit të shefit kontinental me Shqipërinë, apo thjesht kufirin e ujrave detarë, si një temë të zgjidhur e të tejkaluar, për të cilën “shqiptarët e çuditshëm” hedhin vickla. Problemi në rastin e fundit është se Athina nuk e ka kuptuar ende që çështjet shqiptaro-greke nuk mund të zgjidhen përjetësisht me logjikën e bosit përballë rajasë: Nëse një marrëveshje është hedhur poshtë nga njëra palë, pala tjetër nuk mund të bëjë më sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Kështu, siç njofton artikulli i gazetës Kathimerini, Cipras nuk vjen në Tiranë jo për sfidë apo për kunj, por për shkak të prioriteteve të kuptueshme: E para dhe më urgjentja, është suksesi i negociatave me BE-në për borxhin, që duhen mbyllur brenda muajit maj. Por duket se edhe Athina zyrtare është e ndërgjegjshme se problemet me Shqipërinë po akumulohen dhe po bëhen kapicë, ndaj duhet një përqëndrim forcash dhe tendosje energjish, për t’i zgjidhur ato në total. Jo më kot, titulli e quan “kriza greko-shqiptare” dhe jo ndonjë term tjetër, këtë situatë aktuale. Një situatë në të cilën, çështja e kufirit ujor me sfond rezervat e mundshme qindra miliardë eurosh (700 miliardë, thotë një vlerësim i përafërt) në naftë e gaz, është vetëm njëra nga ngërçet.

Ironikisht, Sidheris e pranon nga mesi i analizës së tij, se vërtet ishte krijuar edhe në Athinë përshtypja se kufiri ujor i 2009-ës ishte caktuar mbi koordinata të pasakta, dhe në ndihmë për ta hequr këtë dyshim i vijnë “burime shkencore që duan të ruajnë anonimatin”. Çuditërisht, në rastin analog në Tiranë, ata pak ekspertë dolën me emër e mbiemër, pëshpëritën, folën, pastaj bërtitën me zë të lartë çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, derisa u dëgjuan. Dhe vazhdojnë të thonë të tyren, ata që ndjejnë se mund të ofrojnë një ekspertizë për metodologjinë e ndarjes së kufirit ujor me Greqinë, siç ishte rasti i zotit Beqir Gërbi, kryetar i komisionit shqiptar në përcaktimin e kufirit ujor me Italinë, në DITA javën e kaluar. Por jo, në Athinë burimet shkencore që besojnë se kanë të drejtë në ekspertizën e tyre, flasin anonimisht.

Aleksis Cipras, kryeministri që menjëherë pas fitores elektorale pati një jehonë simpatike prej heroi davidian që u kundërvihet Goliathëve të BE-së, edhe në mediat tona, mori pak kohë për të kuptuar se fushata kishte mbaruar se problemet reale të Greqisë ishin tashmë në tryezën e tij për zgjidhje, jo për retorikë. Mund ta marrim logjikshëm me mend gjithashtu, se në situatën e sotme politike e sociale greke, pakogjë është në dorë në tij. Fjala vjen, qarqet radikale që dërgojnë “patriotë të shqetësuar” matanë kufirit për të shenjuar me urinë territore të pretenduara kombëtare, dhe bërtasin parrulla se një ditë do rikthehen etj, apo klane ish ushtarakësh të lartë që investohen të frymëzuar nga agimistët e artë, apo që janë pjesë e tyre, për rizgjimin e fantazmës së Epirit të Veriut, tashmë janë shqetësimi më i vogël i shefit të Syrizas, në mos hiç fare. Por nëse kryeministri fqinj ecën me logjikën e autorit të shkrimit, Sidheris, se kufiri është okej dhe Tirana po nxjerr bishta për të anulluar marrëveshjen detare të 2009-ës, atëherë ka një problem serioz me botëkuptimin sesi funksionojnë ligjet dhe rregullat. Sepse një gjë është e qartë: Marrëveshja e 2009-ës, për Tiranën nuk ekziston, është nul, ndaj nuk ka çfarë të anulojë. Aq më tepër që as Greqia nuk e ka ratifikuar në parlament.

Megjithatë, ndërkaq është mirë që gjërat të thuhen me emrin e tyre dhe në këtë aspekt, le ta pranojmë se mes dy vendeve nuk ka thjesht ca probleme, por një krizë. Dhe kur pranohet diagnoza, mendohet edhe për shërimin. Kathimerini thotë se për Ciprasin ka tre rrugë: Dialogu, arbitrazhi ose… Haga.

Në Hagë, kemi qenë edhe një herë tjetër, dhe sërish ka qenë kanali i Korfuzit në mes. Incidenti i Kanalit në fjalë, me anijet luftarake britanike në vitin 1946 që hasën në mina detare gjermane në ujërat tona dhe fajësuan për viktimat e tyre Shqipërinë, duket se po rikthehet në një formë tjetër. Kësaj radhe kërkimet greke hasën jo në mina, por në hidrokarbure (nuk mund ta dimë realisht deri në ç’masë është e vërtetë kjo tezë, pa e parë naftën dhe gazin të dalë), dhe pala tjetër nuk mund ta rrokë se përballë ka një vend tjetër. Dhe të mendosh se ky zbulim mund të kishte bërë vaki në një kohë tjetër, fjala bie në vitet 90-të, kufiri detar grek do mbaronte në rërën e plazhit të ri në Sarandë. Ndoshta pikërisht këtë nuk e thith dot Athina zyrtare: Faktin që Tirana e sotme ngre zërin për të drejtat e saj!

Nëse ka një shenjë të mirë nga kjo histori, po t’i besojmë Sidherisit, kjo është fakti që Cipras mungon në datën 27 maj, për arsye se kërkon t’i adresojë marrëdhëniet shqiptaro-greke në kompleks dhe më vete; ndoshta më mirë kështu, pasi samitet pa bukë nuk i hyjnë kujt në punë. Dhe në këtë pikë, ashtu siç nuk dëshiron që të mëdhenjtë e botës të sillen si Goliathë me Greqinë, Cipras do bëjë mirë të kuptojë se vendit të tij nuk i shkon më i njëjti rol, me “vocërrakët” e rajonit, si për shembull, Shqipëria…

redaktor May 25, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
25 Comments
  • alb says:
    May 25, 2015 at 2:23 pm

    sakte dhe drejt shkrimi, ka ardhur koha qe greket dhe sllavet t’na shikojne drejt ne sy ,dhe jo nga larte shpresoj qe tirana zyrtare te kerkoj te drejten ton gjeri ne fund dhe ne hag po te jet nevoja,te mos sillen siç jane sjell deri dje Sali Berishaviçi bashke me klonin e tij kriminel Lulshemja Bashaviçi

    Reply
    • METEH says:
      May 25, 2015 at 9:03 pm

      Greku nuk behet MIK.Ciprasi ka ne dore nje MINE ME SAHAT,Ose te heq ligjin e luftes & te trajtoj shqiperin si fqinj dinjitoz duke heur dore nga pretendimet teritoriale ne juge,ose do te thyej zverkun.Rama nuk eshte Berisha-ky puthador i athines.Rama duhet ti tregoje Athines & Europes se ALBANIA ka qene dhe eshte e rrethuar akoma nga armiqt e jugut siç deklaronte ne krye te heres HOXHA.Oh sa te kqia kemi pare nga Greku…!

      Reply
      • bimi says:
        May 26, 2015 at 3:43 am

        Edvini dhe ministri i vet i jashtem i tredhur po e armiqesojne Shqiperine me cdo faktor politik relevant. Nga sherri me Greqine nuk vjeb asgje e mire, por me e keqja jane telashet qe do tu hapen qeverive qe vijne pas. N.q.s. Greqia nuk do te jete debuar nga BE deri atehere, shqiptaret do te perfundojne si cifute ne shkretetire…

        Reply
  • Jani says:
    May 25, 2015 at 2:38 pm

    e mo se ska leke per bileten ndaj nuk vjen ne tirane

    Reply
    • CorovodaAirline says:
      May 25, 2015 at 5:14 pm

      Hahahahahah!!!

      Reply
  • I.Troplini says:
    May 25, 2015 at 2:42 pm

    Kujt i rruhet fort, a vjen apo nuk vjen ky trongull fars,

    Alexis Tsipras, eshte stacioni i fundit, para pusetes se ujrave te zeza te kontinentit europian. Thene kete,,,,,kujt i intereson ardhja apo mosardhja e tij?
    Shkofte ne te semes. Ashtu sic u “zgjua” nga enderrat e tija mbi Europen dhe “mospagimin e borxheve”,,,,ashtu do zgjohet edhe nga gjumi grek i marredhenieve me shqiptaret.
    Nuk vjen, sepse ne kete vend nuk ka me Sali Trapa,,,,qe luajne rolin e bajraktarit dhe i firmosin cdo shkerdhatllik si kontrate shteterore. Nuk ka me Lulzime ministre te jashtme,,,,qe zgerdhihet si kale i pjerdhur dhe, qe per disa mijra EVRO, te fal edhe tjegllat e shtepise.
    Mos ardhte kurre ky palo europian, ne tokat tona. Bolle ka dhjere ne vendin e vet,,,,,me rrenat se nuk do paguaje borxhin por pensionet e grekeve.
    Ka harruar, tu thote ketyre grekeve dembele, se pa paguar borxhin,,,,,,nuk ka as pensione dhe as Greqi. Cdo gje tjeter eshte enderr greke. Enderrimin, e paskan zakon keta anetaret e qeverise greke. Qofte ky pa kollare,,,,,qofte ai koqja i kandarit per financat, qe donte ti mesonte gjermaneve dhe ministrit te tyre te financave, se “si duhet te funksionoje raporti borxhli-borxhdhenes”.
    “Ia arriten qellimit”. Kane mbetur si “ishull” ne kete kontinent. Nje ishull borxhlinjsh te pafytyre.
    Alexis Tsipras, eshte kot,,,,,,,,bashke me ate kryekoqen Kamenos.!!!

    Reply
  • Arben says:
    May 25, 2015 at 2:50 pm

    KETA I KA MARRE MUTI, NUK DINE KU KANE MENDJEN.

    Reply
  • Plaku i mocem says:
    May 25, 2015 at 3:14 pm

    Ata “eksperte” shqiptare qe u moren me marrveshjen per kufirin e ujrave midis Shqiperise dhe Greqise,te cilen Gjykata Kushtetuse e beri nul,tani e kuptojne se sa dem i kane
    shkaktuar vendit.Nuk di si i mban vendi!
    Z.Beqir Gerbi e si,specialist per marrveshje te tilla e sqaroi problemin teknikisht dhe kuptueshem per te gjithe.Tani “eksperteve” qe u moren fillimisht me kete ceshtje,si Greveni &Co as u ndihet zeri.Le te hapet nje process penal,per ata “eksperte” dhe zyrtaret qe firmosen ate marrveshje turpi,pastaj le te flase dhe Cipras.

    Reply
    • Kajo Karafili says:
      May 25, 2015 at 8:48 pm

      Plaku i mocem!
      “Eksperteve qe permend ti nuk ua ndjen fare per asgje. A te kujtohet se si, ne televizion, shefi i shtabit (Gerveni) i maste kufijte e vendit tim dhe tendit (por, me sa duket, jo vendit te tij) nga google?!
      Po te kish ndonje burre te mire midis tyre, ai ose duhet te fliste, ose t’ia fuste vetes. Por me sa duket duhet kohe qe te filloje te pastrohet gjaku i shprishur. Nje katalizatori i mire, per kete rast, do te ishte frymezimi nga libri “Qivuret e bera me dore”, i amerikanit Truman Capote.

      Reply
      • Plaku i mocem says:
        May 25, 2015 at 10:10 pm

        Po “Kajo Karafili”,vertet me vjen keq per Greveni.Tjeter opinion kam pasur ne femijeri per familjen e tij,e kam njohur nga afer,po atehere qe ndryshe,se kish cecua bicak.

        Reply
  • Drita says:
    May 25, 2015 at 3:56 pm

    Me fal, po pse nuk e botuat komentin?

    Reply
    • Bureto says:
      May 25, 2015 at 6:17 pm

      Ka nje pasaktesi ne shkrimin e mesiperm sa i perket icidentit te kanalit te Korfuzit ne vitin 1946. anijet luftarake angleze nuk rane ne minat e vendosura nga gjermanet ne kohen e luftes, por nga jugoslavet me kerkesen ose dijenine e qeverise shqiptare (te pakten dy veta e dinin kete ne ate kohe Enver Hoxha,kryemnister dheHysni Kapo, ambasadori shqiptar ne Beograd. keto nuk jane me fjale pazari por fakte dhe dokumenta te pranuara edhe nga autoritetet shqiptare. Vetem ditet e fundit ne TV Channel, ne programin “Exlusiv” te tij, ne dy seanca foli me fakte dhe argumenta rreth kesaj teme profesori i çeshtjeve nderkombetare, juristi K.Krisafi. Artikull shkruesi perdor ne kete rast perseri klishe bajate rreth kesaj teme te servirura nga auoret e atij incidenti, Sa i perket minave, asaj s’ ç’donin aty anijet angleze eshte tjeter pune. Por sidoqofte dhe keto i ndau Gjykata e Hages, e cila i dha haken seciles pale.

      Reply
      • Drita says:
        May 25, 2015 at 8:56 pm

        Mire qe u sqarove ti me kete Hagen, po qe qeveria angleze atehere beri sekuestrim te njeanshem te nje pjese te floririt qe kishte depozituar qeveria e Zogut ne Britani, pse e le pa permendur? Ne fakt gjykimi i Hages njihet edhe ne studime politik si nje gjykim mbivendosje ndaj nje vendi te vogel. Nje lloj fati qe na ka ndjekur per shume kohe. Ndaj s’me duket pa vend qe artikullshkruesi e ka sjelle si ceshtje.

        Reply
  • Tunxh bir says:
    May 25, 2015 at 3:56 pm

    KUR U BE MARRVESHJA PER DETIN, NE QEVERI I ISHTE META E BERISHA.

    QEVERI E PARE NA MBYTI NE BORXHE, PO ISHTE DHE META APO JO.

    Reply
  • Yzberisha says:
    May 25, 2015 at 4:24 pm

    I thane Lkes –

    Pse ju thuaj shqiptareve 300 mije vende pune, kur ske mundesi.

    Likja tha

    300 eshte numur shansi , se keshtu ju thashe para 8 vieve dhe fitova

    Reply
  • Shqipe says:
    May 25, 2015 at 4:35 pm

    Greqia mer me reference nje pacavure leter te firmosue nga BASHA ne agjutance te ciftit
    NANO&BERISHA. Nuk e kuptoje cfare prete ky popull qe te mbajtur referendumin per KRIMINELET ME MANDAT DEPUTETI APO PARTIAKE.

    Nuk e kuptoje kujt I frigohet qeveria RAMA qe nuk dkretone daten e REFERENDUMIT.
    per sa kohe BASHA do te jet I lire, nuk do te kete LIRI per SHQIPTARET.

    BASHA NE BURG PER DETIN!

    Reply
  • endri says:
    May 25, 2015 at 4:40 pm

    ne nuk trembemi nga nje kryeminister fillestar si tsipras. prandaj ka me shum pun per te bere qe te tregojm qe ne jemi nje vend qe nuk mbeshtetemi nga te tjeret

    Reply
  • tini says:
    May 25, 2015 at 5:47 pm

    ne nuk do lejojm asnje qe te na perkembin, as tsipras e as vucic. ne shyqyr qe kemi nje kryeminister qe guxon te nea ngrej lart e me lart fytyren e shqiperise

    Reply
  • Plaku i mocem says:
    May 25, 2015 at 7:29 pm

    Eshte kritikuar kryeministri yne nga jashte,por ngandonjehere edhe nga tanet per deklaratat e tij,si ne rastin e ngjarjeve ne Maqedoni,apo dialogun me zyrtaret e larte serbe etj.Le ta dijne te huajt, se pavaresisht se nuk ju pelqejne deklaratat e kryeministrit tone,ai ka mbeshtetjen e gjere popullore ne Shqiperi,mbeshtetje qe, pas deklaratave te tij behet akoma me e fuqishme.Kryeministri yne nuk shpik deklarata,por ai ka kurajon t’i thote mendimin e qytetareve shqiptare,qe te tjere zyrtare nga pala jone, kane frike t’i thone te vertetat.Shqiptaret nuk pranojne inferioritet,as duan superioritet me fqinjet, a me kedo,ata duan paritet.Kete kryeministri yne e di shume mire.Faleminderit z.kryeminister.

    Reply
  • Drita says:
    May 25, 2015 at 8:57 pm

    Greqia ka manipuluar shume me pozicionin e saj ne Ballkan dhe nje situate te tille po e shohim dhe ne lidhje me Europen. Nese Europianet s’arrijne ta shohin kete, do marrin me qafe veten.

    Reply
  • Toni says:
    May 25, 2015 at 9:30 pm

    Ciprasi detin te ja kerkoje sali ram berishes dhe lulzim bashes ky i fundit e ka pergjigjen ndej nga hollanda dete pa hesape..

    Reply
  • Zoro says:
    May 25, 2015 at 10:37 pm

    Ky qorri i bibes te harroje se do nguli sondat ne ujrat e Shqiperise, vetem po te kete vdekur edhe shqiptari i fundit mund te ndodhe.

    Reply
  • ali asllani says:
    May 26, 2015 at 10:20 am

    Ah qorra ju qorra qe shani Berishen dhe Lulin po mos e firmosnin paktin detar nuk hynte ne Nato si FYROM me veton e Greqis .e thonte dhe vete kryetari i LAOS ne parlament Karaxhaferri
    qe na e punoi Berisha..i vune dhe nji bukuroshe Lulit qe te shikonte bukuroshen dhe jo firmen gjoja ..kjo ishte loja qe u duk si fitore deri ne fund per greket por nga ana ligjore eshhte gjykata kushtetuse hallka e fundit qe te perfundonte me sukses marrveshja..kete se parashikuan diplomatet grek..jo me kot e thonte dhe piktori qe duhet ta respektojm per te mirat qe i ka bere vendit BERISHA… Po ju grini silazh se ashtu e keni koken per ne grazhd..

    Reply
  • arberi says:
    May 26, 2015 at 2:18 pm

    shqiperia e shqipetareve vdekje tradhetareve rroft shqiperia etnike

    Reply
  • b.kanani says:
    May 27, 2015 at 3:35 pm

    O Ali Jabasaliu nuk eshte gjykata kushtetuese ajo qe i ve vulen problemit por kjo marrveshje do shkonte ne parlament do miratohej dhe do dekretohej nga presidenti,kaq dhe problemi ishte i mbaruar por kjo pune u kuptua nga ata qe kishin njohuri per detin si dhe vijen e vjeter te kufirit.kjo pune e mbyllur nga Salushe-saliu prandaj u padit ne gjykaten kushtetuese pasi nuk kishte tjeter rruge dhe shyqyr zotit gjykata e hodhi posht se dhe ata njerzit e saliut ishin por nje bravo per juristet qe e mbrojten ne gjykat kete problem,ja kjo eshte e verteta.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?