Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Cipras paralajmëron: Për grekët vijnë kohë të vështira
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Cipras paralajmëron: Për grekët vijnë kohë të vështira
Bote

Cipras paralajmëron: Për grekët vijnë kohë të vështira

Ornela
Published June 2, 2015
Share
SHARE

Kryeministri grek Aleksis Cipras deklaroi sot se qeveria e tij u ka dërguar kreditorëve një plan realist reformash të hënën në mbrëmje dhe ka kërkuar që liderët europianë ta pranojnë në mënyrë që të mund të mbyllet marrëveshja e shumëpritur. “Kemi prezantuar një plan realist që Greqia të dalë nga kriza. Një plan, pranimi i të cilit nga institucionet, huadhënësit, dhe partnerët tanë në Europë, të shënojë fundin e skenarit të ndarjeve në Europë”, deklaroi Cipras për shtypin. “Ne nuk presim që ata të paraqesin një propozim në përputhje me vendimin e Eurogrupit. Greqia po dorëzon një plan.

Tashmë është e qartë se, nëse ata duan të përshtaten me realitetin dhe daljen nga kriza pa një ndarje të Europës, vendimi i mbetet udhëheqjes politike të Europës, atyre që zgjidhen dhe japin llogari ndaj popujve për vendimet e tyre”, tha Aleksis Cipras. Deklaratat e tij vijnë pasi kancelaria gjermane Angela Merkel, kryesoi të hënën në mbrëmje në Berlin një takim ku asistuan presidenti francez, Franccois Hollande, presidenti i Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi, Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker dhe Drejtorja e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde. Cipras paralajmëroi se qytetarët duhet të përgatiten për kohëra të vështira sapo të mbyllen negociatat.

Megjithatë kryeministri i ri theksoi se grekët duhet të ndjehen krenarë, pavarësisht partisë të cilës i përkasin”. Pohimeve se institucionet i kanë bërë Athinës një ofertë ultimatum, qeveria greke siguroi se nuk ka marrë asnjë draft marrëveshje dhe as nuk ka komunikim mes tij dhe përfaqësuesve të institucioneve. Kreditorët kërkojnë reforma për të përmirësuar ekonominë greke dhe masa kursimi para se të lëvrojnë këstin e fundit të ndihmës prej 7.2 miliardë euro.

Greqia duhet të paguaj këtë javë këstin e parë të borxhit ndaj FMN që arrin shumë e 300 milionë eurove, nga totali prej 1.6 miliardë euro që duhet të kthejë këtë muaj. Nga ana tjetër Komisioni Europian siguron se kalendari i vetëm i përcaktuar për të arritur një pakt është data 30 qershor.

Dështimi për të arritur një marrëveshje gjatë këtij muaji mund të shkaktojë një falimentim të Greqisë dhe të çojë në vendosjen e kontrolleve të kapitalit dhe një dalje të mundshme nga Eurozona, një ngjarje që sipas analistëve, do të kishte pasoja katastrofike për të gjithë. /DITA

Ornela June 2, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
9 Comments
  • loni says:
    June 2, 2015 at 5:52 pm

    Po ky (Ci)prasi paska punesuar per gorrilla militante te hamasit?

    Reply
    • Ballist i PENDUAR. says:
      June 3, 2015 at 11:29 am

      Eshte e nevojshme te kuptoni ,
      Se e gjithe Moda Letrare
      dhe e Gjithe Sistemi Gazetaresk
      eshte i kontrolluar nga USUROCRACIA BOTERORE
      Per te mbajtur nen Kontroll INJORANCEN PUBLIKE ,
      tE SISTEMIT usurocratik dhe mekanizmave te Tij .

      Shyqyr qe Delet INJORANTE
      nuk kuptojne nga Sistemi Financiar
      Se
      po te kuptonin neser ne mengjes fillonte Revolucioni ,

      Kush nuk merr Vesh nga Ekonomia
      Nuk munde te Kuptoje edhe HISTORINE ,

      Kriza ??????
      Ja disa pyetje , qe delet duhet ti pergjigjen .

      Perse ne vitet 90 , Italia me
      nje borxh publik 120 % te PIL
      MUNDE te hynte ne G8 ,
      KURSE sot me te njejtin nivel eshte e shkateruar ??

      Perse Japonia me nje borxh prej 240% te PIL
      nuk ka nevoje te marre masa shtrenguese [[ Austerity ]]

      Perse perpara viteve 2000
      SPREDI nuk i interesonte asnjerit ?

      Pyetje te veshtira ?
      Pergjigjja eshte e Thjeshte .

      SOVRANITA MONETARIA

      Reply
  • er says:
    June 2, 2015 at 7:44 pm

    Kapriçot e te perdalures helene skan te sosur,qefi dhe paraja e harboje fare.Keta shpresojne se me tejzgjatjet e tyre do ti falen borxhet.Greqia nuk eshte ne krize ,ajo po luan me durimin e EUse .duket qarte ajo nuk e meriton europen ,arsyeja eshte se ata jane nje shtet i formuar me shume etni.Per te dalur nga kriza ata duhet te kthehen ne principata si dikure.

    Reply
  • Arben says:
    June 2, 2015 at 8:07 pm

    NORMALE, HENGREN SI DERRI NGA PARATE E GJERMANIT, TANI TE PAGUAJNE HARACIN.

    Reply
  • Ardjani says:
    June 2, 2015 at 9:05 pm

    “Thanas shtrengo rripin…” pra !!

    Reply
  • marko says:
    June 2, 2015 at 9:38 pm

    SHQIPTARET JANE ME SHUME TE SHQETESUAR PER HADHET E GREQISE SE SA PER HADHET E TYRE. SE NE GREQI TE PAKTEN VERTET VODHEN PARA POLITIKANET PO I DHANE EDHE POPUDHIT. SE NE THEMI KRIZE NE GREQI PO ATA EMIGRANTE TE LIGJESHM SHQIPTARE QE JANE MBI 700 MIJE , PO JETOJNE DHE PO HANE BUKE .. GJE QE TE CILEN NUK E GJEJNE DOT NE ATDHEUN E TYRE. PRANDAJ ME ME PAK MDHEF KUR SHANI GREQINE. JU FALEMINDERIT PR MIRE KU PTIMIN.

    Reply
  • Miku says:
    June 2, 2015 at 9:41 pm

    Komunistat e qelbur te Syrizas. Nje lekure kan keta dreqer.

    Reply
    • Ballist i PENDUAR. says:
      June 3, 2015 at 11:41 am

      Miku @

      Motivi i vertet perse
      vrane
      Kenedin dhe aldo moron ?
      Kerkonin te lironin popujt e tyre
      nga SKLLAVERIA E BANKAVE

      Por masoneria e Larte qe vendos fatet e botes
      i VRAU .

      tI VAZHDO MIKU , te shikosh endra me Komunista .,

      Reply
  • ??????? says:
    June 3, 2015 at 8:11 am

    O MARKO ,KU E KE BERE FILLOREN ?NE GREQI

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?