SMS në DITA
Në 0689073730
Para një muaji kam shkruar një shkrim ku kam radhitur politikanët e eleminuar të sistemit komunist nga kupola politike e kohës. Krahas asaj liste të stërgjatë të të eleminuarve, i vura përballë një listë tjetër të politikanëve të eleminuar “të vdekur” të sistemit “demokratik” të së njejtës familje politike apo grupim politik, ku në kupolën e kësaj familje ka qëndruar dhe qëndron e njejta figurë, e njejta monstër, e njejta minë me sahat, i njejti model klasik i eleminimeve të bashkëpuntorëve. Si ka mundësi që vetëm në PD, nga bashkëpuntorët më të afërt të kupolës, vdesin, vriten? Meqënëse në demokraci, Kushtetuta e Shqipërisë na jep të drejtë të mendojmë dhe t’i shprehim mendimet tona të lirë dhe pa “frikë aksidenti”. Për sa më lart mendoj: Të nderuar deputetë, ju që keni peshë në PD dhe reputacion në popull, juve që ju dëgjohet dhe respektohet fjala, denonconi çfarë dini, sepse vetëm ashtu bëheni të paprekshëm. Ndryshe aksidentet mund të vazhdojnë. Respekte DITA! Gjon Nezha, Laç.
Me shume te drejte Ju Zoti Gjon shkruani per vrasjet ” ne erresire “, te cilat nuk jane te pakta – Me sakte mund te quhen vrasje mafioze , te cilat nuk mund te zbulohen kurre edhe ne se autoret dihen nga te gjithe. Kush e vrau Deputetin Azem Hajdari,kush e vrau Trebicken, kush e vrau Deputetin Fatmir Xhindi dhe kryekomunarin e Kuksit, si u vra Gramoz Pashko, Isa Copa , ne Durres.Keshtu eshte nje mister dhe “aksidenti ” i te ndierit Sokol Olldashi. Ne qofte se do te behet nje hetim i perpikte, do te gjenden dhe shkaqet e verteta te ketij “aksidenti ” tragjik .