Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Clasico, Ançeloti nuk rrezikon me Ronaldon
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Clasico, Ançeloti nuk rrezikon me Ronaldon
Sport

Clasico, Ançeloti nuk rrezikon me Ronaldon

anazapta
Published April 15, 2014
Share
SHARE

Kristiano Ronaldo do të luajë në finalen e Kupës së Spanjës, kundër Barcelonës, vetëm në rast se do të jetë krejtësisht i riaftësuar fizikisht. Trajneri Karlo Ançeloti ka bërë të ditur se nuk do ta rrezikojë aspak portugezin, edhe pse përballë është Barcelona dhe në lojë është trofeu i parë i sezonit. “Kristiano i mungon skuadrës, pasi lojtarët e dinë shumë mirë se pa të është e vështirë. Gjithsesi, skuadra është mësuar të luajë edhe pa të”, tha trajneri italian. Nesër dy skuadrat më të mëdha të Spanjës do të vihen përballë njëra-tjetrës në një tjetër duel që tërheq vëmendjen e gjithë botës, aq më tepër që Kupa mund të jetë trofeu i vetëm i secilës prej tyre në këtë sezon. Reali lufton ende në tre fronte, por në kampionat mban vendin e dytë, ndërsa në Champions League luan kundër Bajernit në gjysmëfinale. Barcelona është jashtë Evropës, ndërsa në kampionat ka mbetur prapa Atletikos kryesues dhe renditet e treta. “Mendoj se do të jetë një takim i luftuar nga të dyja skuadrat, me shumë tension. Shpresoj që skuadra ime të jetë protagoniste, por ndaj kësaj Barcelone nuk është e lehtë që të marrësh kontrollin e lojës”. Në takimin e fundit, Barcelona fitoi 4-3 në Madrid, megjithatë gjërat kanë ndryshuar. Katalanasit po kalojnë momente shumë të vështira, ashtu si dhe trajneri argjentinas Gerardo Martino. Ançeloti e kupton gjendjen e vështirë të kolegut: “Ai është njeri serioz dhe nuk është e lehtë për askënd kur ndodhet në situata të tilla. Këtu në Spanjë puna e trajnerëve kritikohet shumë, pasi një ditë të shikojnë si gjeni dhe ditën tjetër të trajtojnë si katastrofik”. Ndërkaq, javën e ardhshme do të jetë takimi me rivalin kryesor evropian, Bajernin, ku Ançeloti gjithashtu pret luftë të fortë: “Do të jenë dy ndeshje të komplikuara. Champions League është një kompeticion me shkallë të lartë vështirësie, ku për të fituar duhet të mbështetesh shumë edhe te fati”.

anazapta April 15, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?