Sekretari për Organizimin në Partinë Demokratike, Enno Bozdo, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po rrit çmimin e nergjisë elektrike me 22 për qind.
“Zyrtarisht qeveria ka kërkuar të rrisë rritjen e çmimit të energjisë me 22 për qind. Kjo është një tallje për shqiptarët. Një rritje që prek më shumë se 76 për qind të shqiptarëve. Rama nxitoi të bënte deklaratat e tij se nuk do të kishte rritje çmimi, por zyrtarisht çmimi do të rritet me 22 për qind më shumë. Rama vazhdon të fshihet”, deklaroi Bozdo.