Me nisjen e vitit të ri, çmimi i karburantit në vendin tonë pritet të ketë një rritje tjetër për shkak të rritjes së taksës së qarkullimit. Nga ana tjetër viti që po lëmë pas solli në treg një çmim “të kripur” të karburantit, qoftë për naftën, qoftë për benzinën.
Edhe pse në tregun ndërkombëtar në gjysmën e dytë të vitit pati një uljë të ndjeshme të çmimit, thuajse me 40 për qind, tek ne vetëm në dy muajt e fundit është vënë re një ulje e lehtë e çmimit të këtij produkti. Sipas statistikave krahasimore, Shqipëria mbetet një ndër vendet e rajonit që e shet më shtrenjtë karburantin. Çmimet me pakicë në Europë kanë rënë 15% në periudhën prill-dhjetor 2014.
Vendet kryesore të Europës kanë parë një rënie mesatare të çmimeve të karburantit prej 15% në dhjetor 2014, në krahasim me muajin prill të po të këtij viti. Në Itali, çmimi i benzinës ka rënë nga 2.47 dollarë për litër, në 2.13 dollarë për litër, me një tkurrje prej gati 14%, në Greqi, Holandë e Francë rënia ka qenë edhe më e lartë në rreth 16%. Në Shqipëri, çmimet e karburanteve kanë rënë me rreth 5% në dhjetor 2014, në raport me janarin 2014 (tkurrja me rreth 10 lekë për litër si për naftën dhe benzinën, që aktualisht tregtohen mesatarisht, me 175 dhe 177 lekë për litër).
Po kështu sipas të dhënave krahasuese në faqen http://www.globalpetrolprices.com/diesel_prices/ çmimet më të lira të karburantit në vendet e rajonit, janë në Maqedoni, si për naftën ashtu dhe për benzinën, përkatësisht me 1.23 dhe 1.43 lekë për litër në 1 dhjetor 2014. Më e shtrenjtë nafta dhe benzina është në Serbi, ndërsa Shqipëria renditet mes vendeve mesatare.
Nafta në tregun ndërkombëtar, tkurrje vjetore 37%
Treguesi referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, zgjeroi humbjet nga niveli më i ulët në katër vjet javën që lamë pas, teksa Arabia Saudite u ofroi klientëve në Azi ulje rekord në naftën e saj, duke përforcuar spekulimet se po mbron pjesën e saj të tregut.
Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ra në Nju Jork. Kontratat e së ardhmes ranë gati 0.8% në Londër, duke shënuar rënien e dytë javore. Kompania shtetërore, Saudi Arabian Oil Co., reduktoi parashikimet e saj për shitjet në Azi muajin e ardhshëm në 2 dollarë për fuçi, më pak se treguesi referencë rajonal, sipas deklaratës së kompanisë. Kjo është shifra më e ulët në të paktën 14 vjet.
Nafta e papërpunuar ra 18% muajin e kaluar, teksa OPEC ruajti kuotën e saj të prodhimit, duke i lënë çmimet të ulen në një nivel që mund të ngadalësojë prodhimin amerikan. Brenti për dorëzimet e janarit ra gati 52 cent në 69.12 dollarë për fuçi në tregtimet e Londrës dhe e mbylli javën në 69.44 dollarë.
Kontrata humbi 28 cent në 69.64 dollarë të premten që lamë pas, duke u konsideruar mbyllja më e ulët që nga maji i vitit 2010. Diferenca e Brent ndaj WTI ishte në një prim prej 2.82 dollarësh, krahasuar me 4 dollarë në 28 nëntor. Marrë në terma vjetorë, çmimet kanë rënë 37% këtë vit.
ne benzinata edhe ketej neper Europe cmimi ka rene prej fillimit te renies vetem rreth 10%, ndonese ne burse ka vajtur tek 40%.
RRiteni cmimin jo vetem per taxen e qarkullimit,por edhe per taxen e amortizimit,taxen e mbikalimit,taxen e angazhimit,taxen e asfaltimit,taxen e fluturimit,taxen e perballimit,taxen e perfitimit dhe taxen e te verreeeeeeeee qimit.
1760 lek nafta nuk i bie 1.47 por 1.57 dollare per liter.Cmimi eshte skandaloz,me i shtrenjte se ne Greqi dhe ne trecerekun e BE-se.Ne Greqi p.sh.dieseli shume me cilesor se i joni eshte sot 1.2 euro(1680 lek) dhe se shpejti do te zbrese deri ne 1euro.Dhe te mendosh se sa shume taksa i ka vene qeveria naftes ne Greqi per shkak te borxheve.
Ne Shqiperi eshte baterdi,fitimi me karburantet eshte sa askund tjeter.Me kete cmim shitje monopolistet e naftes fitojne minimumi 200 lek per liter.Ne Europe fitimi nuk shkon me shume se 4-5 cent(50-70 lek)per liter.