Shqipëri, mikeshë e Natos
Vendburim i gjith’ çudive
Arrin kulmin e gallatës
Çmimin rrit çoban i dhive.
Krrabë e krrusur e çobanit
Fort trokiti derë më derë:
-“Një mijë lekë për kokë të dhisë
Do të shtohen këtë verë…
Ju e dini miq e shokë
Se sa shum’ nafta ësht’ rrit
Çmim i rritur për kullotë
s’është e fundit ndër çuditë.
Vetë më zgjodhët si çoban
Për çdo dit’ bëj varavinga
Ato lek’ që keni dhan’
Nuk më dalin për opinga…”
Fort bërtiti kryeplaku:
– Hej çoban a po m’dëgjon ?!
Dhitë tona për në mal
Si po i çon, a me furgon?!
Rriten çmimet si filizi
Rriten , rriten pa tavan
Kohë të vjetra na kujton.
Plasin lugët në sahan
Kohë të vjetra na kujton
Që prap erdhën, lum vëllai
Kur ish buka me racion
Sipër saj ca pika vaji
Kohë të vjetra na kujton
Me tallon kur merrej gjiza
Dhe kur jepej me kupon
Një cop’djath mbushur me miza.
Kohë e vjetër erdhi prapë
Si relikë në ditët tona
Kalon nata e Bajramit
Me një kile makarona .
Çmimin pra rrit’ dhe bariu
Fshatit gjith’ ia luan trurin
Nis e shan me libër shpie
Qeverinë dhe “Atë burrin”.
Atë burrin që pëlliste:
“Ju bëj rrugë , ju bëj derman
Një mijë jetë po t’i kisha
T’i dhuroja ty Sovran…”
Atë burrin që mbretnoi
Për tetë vjet drejtoi shtetin
Mburrej që majë të malit
Kishte çuar internetin .
Ata burra përmbi burra
Barinj blu të qeverive
I duken të gjithë njëlloj
Më i mir’ çoban i dhive.
Shume kuptimplote! Te lumt Petriti i talentuar. Vazhdo ta trazosh kancerin e mbulluar shqiptar!
e bukur!
Petrit qenke i papare fare, i kalove parashikimet, dita nje mije edhe Ty ishalla, se eshte me se e vertete qe thuhej i “ziu Trifon lindi me trisk dhe vdiq me tollon”.