Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken ndërpreu para kohe një tur vizitash në Azinë Juglindore pasi njëri prej reporterëve që e shoqëronte rezultoi pozitiv me Covid.
Reporteri, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije nga Departamenti i Shtetit ka shoqëruar vizitën e Blinken në Indonezi dhe Malajzi. Ai rezultoi pozitiv gjatë testimit në Kuala Lumpur të Malajzisë dhe menjëherë u vendos nën izolim.
Nga testimet e kryera, vetë Sekretari Blinken dhe stafi i ngushtë i tij kanë rezultuar negativë deri më tani.
Blinken planifikonte që pas Malajzisë të vizitonte Tajlandën. Por, vizita është ndërprerë si masë parandaluese për frenimin e përhapjes së Covid brenda stafit të tij.
Mediat amerikane njoftojnë se pavarësisht se ka Blinken dhe stafi i ngushtë i tij kanë rezultuar negativë, ata do t’u nënshtrohen testimeve të përditshme dhe do të qëndrojnë të izoluar për disa ditë në SHBA për të siguruar se asnjëri prej tyre nuk ka Covid.
Të njëjtat burime thonë se një pjesë e stafit të ngushtë të Blinken kanë pasur kontakte të afërta me reporterin e identifikuar si pozitiv me Covid.
o.j/dita
Si keshtu? Akoma se kishte bere dozen e 13?