I nderuar lexues!
Nga një konsultim me fjalorët, rezulton se fjala “prostitutë” e ka rrënjën tek latinishtja.
Fjala bazë latine është “prostere”, që në shqip do të thotë “çnderoj”, pra “prostitutë” në një përkthim fjalë për fjalë në shqipen e sotme, do të ishte “e çnderuar”.
Në kohë të ndryshme kjo fjalë ka patur sinonime të shumta dhe role të ndryshme.
Në Greqinë e lashtë kemi gruan që quhej “hetaira”. Ajo nuk konsiderohej prostitutë në kuptimin e sotëm të fjalës. Hetaira ishte një “shoqe e shitur” e burrit dhe ishte femër e edukuar dhe inteligjente.
Hetairat mund të krahasohen me geishat e famshme japoneze.
Një tjetër fjalë e përdorur në kohë në këtë kontekst është fjala “konkubinë”, me prejardhje gjithashtu nga latinishtja.
Termi nënkupton një grua që jeton me një burrë pa qenë e martuar me të. Rrënja e fjalës është “cubare”, që në shqip do të thotë “me u shtri në shtrat”.
Është përdorur edhe fjala “kurtizane”, në kuptimin e një prostitute të një rangu të lartë.
Me këtë term është quajtur e dashura e një ose disa njerëzve me rëndësi në shoqëri dhe të pasur që paguajnë për t’i siguruar kurtizanes të gjitha nevojat e jetës.
Kjo fjalë u shfaq gjatë Rilindjes dhe u përdor deri në shekullin XIX.
Une e di me prejardhje nga Vicidoli i Tropojes
Kete duhet ta dine me mire 140 burrat dhe grate qe futen te enjteve tek ajo haleja qe quhet Parlament
Sinonimet e fjalës prostitutë në shqip: Kurvë, rrospi, xhadi, zuskë, shqeskë, zarbë…ka dhe nja 5 të tjera, por që nuk po më kujtohen në këtë çast
Edhe Paralare qe ka krijue fjalen Parlament don te thote me fole e mos me pushue pa pushim sic ndodhe ne kuvendine palar te shqiperise.
A e di ndonjeri kuptimine fjales Karakurve se eshte me e kuptimte sot ne Shqiperi.
sulo kozhaku;
Lavire,putan,struje,e perdal,Karakurve.
Mos ke 5 te tjera.
Shake ,bushter.karakurve,putan,lavire,struje,e perdal.
ne greqisht hetera(ai lexohet e)ka kuptimin e asaj qe eshte e seksit tjeter, pra raport mashkull-femer. Ne fakt, termi i vjeter lainisht e cileson si nje mall te vene ne vitrine, prostituère, e vene perpara, ne dukje, dmth ne shitje, dhe nuk ka kuptimin e çnderuar. Prostitutat jane femra qe ofrojne sex ne shkembim te nje çmimi, ky ishte dhe ka mbetur thelbi i kesaj fjale.Pershendetje!