Trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa, beson se skuadra e tij është shumë më e fortë se Shahtjor Karagandi dhe do të bëjë gjithçka sot për të përmbysur shifrat 0-3, të pësuara një javë më parë në Kazakistan. Kampionët e Shqipërisë do të kenë një mision që është pothuajse i pamundur sot në “Qemal Stafa” dhe duket disi e çuditshme deklarata e trajnerit. Sipas tij, problemi qëndron pikërisht te shifrat dhe jo te cilësia e kundërshtarit. “Do të luajmë me besim se mund të kualifikohemi. Për nga cilësia e kundërshtarit mund të them se është një ndeshje jo shumë e vështirë, por gjithçka vështirësohet nga rezultati i ndeshjes së parë”, thotë trajneri. Josa pret që kazakët të bëjnë lojë mbrojtëse, por mendon se një gol i shpejtë do ta hapte plotësisht rrugën e kualifikimit. “Ekipi është përgatitur shumë mirë për këtë ndeshje. Të gjithë kemi besimin se mund t’ia dalim, megjithëse misioni paraqitet paksa i vështirë”. Nga ana tjetër, Josa ka konfirmuar edhe bashkimin e Gjergji Muzakës me skuadrën e tij, pas shpërbërjes së Flamurtarit. Lojtari do të bashkohet nesër në stërvitje me grupin, ndërkohë që nuk mund të jetë i disponueshëm për ndeshjen.
Sukses ne kete rezultat te thelle te ndeshjes se pare une do te quaja edhe fitoren. Kalimi i turit me duket i veshtire. Po qe se do ishte nje mrekulli. Kam besim tek Josa e lojtaret…
Futja pordhes e gri sallate o Jose