Armando Cungu nuk e ka fshehur krenarinë e tij për kualifikimin historik, teksa u ka bërë të ditur gazetarëve ukrainas pas ndeshjes se Kukësi i tij është e para skuadër shqiptare që kualifikohet në play-off në Europa League. Trajneri i Kukësit ka pranuar vështirësitë e mëdha, por thotë se kualifikimi erdhi falë karakterit të madh të lojtarëve të tij. “Metalurgu e zhvilloi pjesën më të madhe të ndeshjes në gjysmëfushën tonë dhe për ne ishte e vështirë, sepse kishim dy mungesa të rëndësishme. Për këtë arsye nuk arritëm të ushtronim presion. Por, dhamë maksimumin e mundshëm. Tregua karakter në fushë, njësoj si në Sarajevo. Dua të falënderoj të gjithë skuadrën, kolegët e mi në stafin teknik dhe presidentin për këtë hap të madh. Ndoshta nuk e dini, por ne jemi skuadra e parë shqiptare që kualifikohemi në këtë raund në Europa League”, tha Cungu i ekzaltuar.
TRAJNERI DUHEJ TE VISHTE BLUZEN E KUKESIT GJATE NDESHJES DHE JO KEMISHE OFICERI!!
Nuk e uron trajnerin per kualifikimin por i jep edhe mend !
Kukesit shum urime. Une jam tifoz i Tirones por mos ja fut kot plako se nuk ke kaluar 3 ture. Je ne paraeliminator. Vlona ka kaluar 2 ture te plota me 86 ekipe dhe me skuadra si Barcelona e Partizani Beogradit..etj. Keshtu qe kadal pak lale mos u fryni kaq me skuadra te dores se 5 ne europ. Suksese
Kuksi dhe tranjeri nderiun kombin shqipetare.
Urim zotrinj te Kuksit dhe gjith popullit shqipetare.
Kukesit i uroj suksese te tjera.
Krahasimet me Flamurtarin e 87- te nuk qendrojne per shume arsye,
1-Keto jane gara para eliminatore
2- Keto ekpe jane ekipe qe perfaqesojne vende me nivel te dobet futbolli.
3-futbolli i vertet fillon tani e tutje kur ne gare futen ekipet e vendeve me nivel te lart futbolli
4-Niveli i gares sot eshte me i dobet sepse perpara cdo shtet perfaqesohej me ekipin qe zinte vendin e 2 te ne kampjonat ,ndersa sote perfaqesohen me vendet e pesta e poshte [ GJER ,ANG ,SP]