Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Aldrin Dalipi konfirmoi se shumë shpejt do të mblidhet Këshilli, pasi duhet të merren disa vendime të shpejta mes tyre dhe shpërndarja e banesave sociale.
“Ne shumë shpejt po përgatitemi për një mbledhje të ardhshme e cila mund të jetë në datat 10- 11- 12 pasi duhet të ndërmarrë disa vendime shumë të shpejta, një ndër ato ka të bëjë me një vendimmarrje në lidhje me buxhetin, sepse buxheti duhet ti përgjigjet ndarjes së re administrative që Tirana ka, prandaj duhet patjetër një vendimmarrje e këshillit bashkiak në datat që unë ujë thashë.
Nga ana tjetër kërkohet një ndërhyrje për të emëruar këshillin Mbikqyrës të Ujësjellësit të Tiranës i cili duhet të emërojë administratorin e ri pë të ndërmarrë hapat e duhura sepse e shohim në cfarë situate po përballet Tirana dhe duhet të ndërhyjmë menjëherë.
Ka dhe disa cështje të tjera që janë premtime të kryebashkiakut Veliaj përfshi dhe banesat sociale”, sqaroi Dalipi, i ftuar në studion e Ora News.
Tani dhurojini me short Aldrino,sepse ka kaq shume vite qe aplikojne mileti per ato banesa, sa kostoja e prochedures burrokratike qe kane kaluar njerzit e ka kapercyer disa here investimin e bashkise.
Rrofte pushteti popullor.
Ju lutem!
me tu chelur fondi i pare bashkiak, beni nje pllakate tek ai stacioni i urbanit ku hiresia hipi per te shkuar ne pune. Le te na rrije aty i skalitur ne mermer, Fillimi i nje epoke te lavdishme.