Pas raportit të botuar dje në DITA, me autor ish-shoferin e Drejtorit të Mjekësit Ndriçim Ashiku, ku përmendeshin disa afera kurruptive në Ministrinë e Mbrojtjes, ka reaguar pranë gazetës ish-deputeti demokrat Dashnor Sula. Ai i ka konsideruar shpifje dhe sajesa të gjitha rrethanat e përmendura nga Ashiku. Sipas Sulës, Ndriçim Ashiku ka pasur tendencë të sajojë me dashakeqësi mbi emrin e tij duke marr shkas nga disa probleme që Ashiku ka pasur me njerëz të afërt të Sulës, por që janë dhe të afërm të vetë Ashikut. Ish-deputeti Sula gjatë intervistës u shpreh se do të padisë në gjykatë Ashikun dhe se do të kërkojë dëmshpërblim.
Zoti Sula, keni kërkuar kontakt me gazetën DITA pas publikimit të numrit të djeshëm ku një ish punonjës i Uzinës së Mjekësit përmendte emrin tuaj në lidhje me disa rrethana korruptive. Çfarë dëshironi të deklaroni për gazetën?
Më së pari më duhet të them se e gjeta veten keq kur pashë emrin tim në një shkrim tërësisht të pavërtetë në një gazetë serioze si gazeta DITA. Kjo është një shpifje e pastër, e drejtpërdrejtë nga njerëz të interesuar për të sulmuar figurën time. Sapo kam parë në gazetën tuaj të nderuar se kush ishte shpifësi, jam kujtuar sepse unë kam vite pa kontaktuar me këtë person. Për këtë që po iu them mbaj përgjegjësi dhe ju siguroj 100 për qind. Është e vërtetë që unë kam një lidhje krushqie me këtë person. Ai është kushëri i parë me bashkëshortin e motrës sime. Por sot pasi kam marrë kontaktet kam mësuar se kunati im, pra bashkëshorti i motrës sime dhe kushëriri i parë i shpifësit më ka bërë të ditur se ka një problem personal me shpifësin Ndriçim Ashiku. Ai ka një konflikt personal, e theksoj me dhëndrin tim dhe me motrën e dhëndrit tim.
Ku konsiston ky konflikt zoti Sula?
Po ua shpjegoj. Dhëndri im dhe motra e dhëndrit tim kanë bërë një kallëzim penal ndaj shpifësit Ndriçim Ashiku, për përvetësim të paligjshëm të dy automjeteve dhe të një sasie parash prej 5 mijë euro. Ka një kallëzim për këtë çështje.
Ku dhe kur është bërë kallëzimi?
Unë nuk i kam ditur fare këto punë por sot, detyruar nga shkrimi në gazetën tuaj jam informuar. Sot më thotë dhëndri im që së bashku me motrën e tij kanë pasur dhe një përplasje me shpifësin dhe i kanë bërë kallëzimin që iu shpjegova për 2 automjete dhe 5 mijë euro në prokurorinë e Elbasanit .
Zoti Sula, e keni takuar ndonjëherë në jetën tuaj shtetasin Ndriçim Ashiku?
Drejtpërdrejt me të absolutisht kurrë, asnjëherë. Por duke pasur marrëdhënie krushqie, jemi parë në të mira e gëzime në raste mbledhjesh familjare. Por unë me të personalisht apo miqësisht kurrë nuk kam pasur një afrimitet të tillë dhe as i kam as numër telefoni dhe as kam pasur fare marrëdhënie me të. Ftoj të gjitha organet të kontrollojnë tabulatet e mia telefonike për të parë nëse kam kontaktuar ndonjëherë me të dhe ftoj këdo të provojë nëse në ndonjë rast të jem takuar personalisht me të. Në mënyrë absolute e mohoj. E vërteta e marrëdhënies është kështu siç po ua them unë, për këtë mos kini asnjë dyshim.
Ju e dinit që krushku juaj ka punuar shofer i Drejtorit të Uzinës së Mjekësit?
Fare, në mënyrë absolute jo. Kam pasur zero informacion se ku punonte ky njeri. Unë gjithnjë kam mbuluar zonën e Peqinit dhe nuk kam pasur fare lidhje me Elbasanin. Për sa i përket pjesës kur ky thotë se unë paskam lidhje me firmën “Duçellari shpk” e mohoj në mënyrë absolute edhe këtë fakt. Nuk kam asnjë lloj lidhje me këtë kompani. Madje Presidenti i kësaj kompanie edhe gjatë fushatës së fundit elektorale ka dalë në mbështetje të fuqishme të Lëvizjes Socialiste për Integrim, pra LSI-së e cila ka qenë dhe kundërshtari ynë politik.
Dakord zoti Sula, por ai denoncimin e ka bërë në vitin 2012, kohë kur ju dhe LSI-ja ndanit së bashku pushtetin apo jo?
Po ju them se nuk kam asnjë lloj pune me këtë kompani. Shpifësi pretendon se kjo kompani paska marrë 70 për qind të tenderëve, por unë ju ftoj të kontrolloni se nëse kjo kompani ka marrë ndonjë tender të vetëm në institucionet e Peqinit atëherë mbaj të gjitha përgjegjësitë. Nuk kam ndërhyrë kurrë, në asnjë rrethanë në asnjë përfaqësues qendror apo lokal në zonën e Peqinit për mbështetjen e kësaj kompanie.
Zoti Ashiku ju akuzon si inspiruesin e kërcënimeve që janë bërë ndaj tij. Mos të afërm tuaj të përbashkët kanë përmendur dhe emrin tuaj gjatë konflikteve që mund të kenë pasur?
Unë për nga profesioni jam jurist, kam punuar hetues dhe prokuror për 15 vite. Nëse vëren me kujdes të gjithë shkrimin që gazeta juaj ka botuar, ai kërkon në mënyrë të sforcuar të më implikojë mua me dashakeqësi dhe pa fakte fare. Se ç’lidhje kam unë me Arben imamin, që ka qenë ministër i Mbrojtjes, apo me drejtorin e Uzinës së Mjekësit. Unë as e kam ditur, madje sot e mësova dhe që gruaja e tij ka qenë punonjëse e kësaj Uzine dhe që e paskan pushuar nga puna. Ky njeri nuk ka ardhur kurrë tek unë për të më kërkuar ndihmë për ndonjë punë, konflikt apo hall të vetin. Por ju ftoj të verifikoni në Elbasan, sepse unë kam disa informacione paraprake se ky njeri është akuzuar në shtetin Italian për trafik femrash dhe prostitucion. Ka informacione se ai ka detyruar të prostituojë në Itali një shtetase nga komuniteti rom nga zona e Rrepishtës në Elbasan,. Irini quhet ajo vajza që zotëria e ka shfrytëzuar në Itali më konkretisht në zonën e Torinos, madje ka informacione se me këtë shtetase, pra me shtetasen rome që ka shfrytëzuar, zotëria ka dhe një fëmijë 8 vjeç.
Zoti Sula, sipas jush çfarë interesi mund të ketë një njeri që të dërgojë të tilla informacione, që sipas jush janë tërësisht shpifje, në institucione si Ambasada Amerikane por dhe në institucione të tjera të rëndësishme shtetërore?
Nuk e di çfarë ka në mendje ai njeri por mendoj se ndoshta është duke improvizuar një skenar të rremë të persekutimit të tij për të përfituar ndonjë vizë amerikane apo për strehim. I bëj thirrje dhe Ambasadës Amerikane që të verifikojë thëniet dhe figurën e këtij njeriu për të cilin ka kallëzime penale siç ju thashë, për mashtrim në prokurorinë e Elbasanit. Unë e kam deklaruar dhe më parë publikisht, le të dalë vetëm një person i vetëm që të pretendojë se unë i kam kërkuar apo të kem përfituar prej tij qoftë dhe 10 mijë lekë të vjetra. Nuk jam përzier kurrë gjatë kohës që kam qenë deputet. Nuk kam pasur kurrë asnjë insinuatë për përfitime gjatë kohës që kam qenë deputet qoftë nga opozita e atëhershme por qoftë dhe nga ndonjë qytetar i thjeshtë. E përsëris, në mënyrë absolute nuk jam përzier kurrë.
Ju e njihni personalisht drejtorin e Uzinës së Mjekësit, zotin Daniel Karanxha?
Unë zotin Karanxha e njoh si ish-deputet të PD-së dhe një aktivist i Lëvizjes së Dhjetorit. E njoh dhe gjatë kontakteve të fushatës elektorale, e njoh dhe si qytetar të qytetit të Elbasanit. Por unë Daniel Karanxhës nuk i kam telefonuar kurrë, kurrë kurrë për ndonjë problem apo për gjëra të tilla. Me Daniel Karanxhën nuk kam kontaktuar kurrë për gjëra të tilla.
Dëshironi të shprehni apo të bëni sqarime për diçka tjetër në lidhje me këtë histori zoti Sula?
Nuk kam ç’të them tjetër përveçse ju siguroj se shumë shpejt do i drejtohem gjykatës dhe prokurorisë për këtë çështje. Do kërkoj dhe dëmshpërblim për këto shpifje. Madje u informova që sot(dje) është prezantuar dhe drejtori i ri i Uzinës së Mjekësit dhe me ç’po kuptoj shpifësi mund ta ketë të menduar mirë skemën e shpifjeve pasi siç duket dëshiron të përfitojë nga ndryshimet duke krijuar këto insinuata dhe të fillojë punë prapë në atë fabrikë. Por si do qofshin planet e tij, unë siguroj shpifësin, juve si gazetë dhe gjithë publikun dhe lexuesit tuaj të nderuar se unë do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore ndaj këtij shpifësi.
***********
Rrëfej rrjetin mafioz të Arben Imamit
Dita siguroi pak kohë më parë një raport koifidencial që ish-shoferi i Drejtorit të Uzinës së Mjekësit në Elbasan i ka dërguar Ambasadës Amerikane në fund të vitit 2012. Pasi u njohëm me raportin kontaktuam me hartuesin e tij. Për çudinë tonë, ai jo vetëm pranoi autorësinë, por na tha se ishte i gatshëm që raporti të botohej i plotë duke vënë në dukje publikisht dhe emrin e tij. Quhet Ndriçim Ashiku. Aktivist i vjetër i PD-së në Elbasan, ish-biznesmen, i cili ka punuar për afro 2 vite (2010-2012) si shofer i Drejtorit të Uzinës së Mjekësit Daniel Karanxha.
Një shprehje thotë se “shoferët e drejtorëve zakonisht dinë shumë”. Por duket se në rastin e Ashikut, shoferi i ka kaluar të gjitha pritshmëritë, detajet dhe informacioni që ai ofron janë të hollësishme. Një merimangë e thurur me njerëz të besuar, një hierarki që fillon që në zyrat e ish-ministrit të Mbrojtjes Imami, vazhdon me këshilltarët e Berishës, zbret poshtë në Uzinën e Mjekësit tek drejtori, më pas tek Shefi i Financës së Uzinës që së bashku me djalin e tezes së Imamit kanë guxuar të mbikëqyrin dhe aktivitetin e Shërbimit Informativ.
Nuk mund të mungonte dhe “Xeni”, djali i kryeministrit, të cilin Ashiku e kujton shpesh nga bisedat me Drejtorin, kur ky i fundit i kujtonte se “me porosinë e Shkëlzenit dhe të Imamit” duhej të takonte biznesmenë të huaj në periferi të Tiranës. “DITA” ka shkëputur pjesët më domethënëse të këtij raporti duke e ofruar të koncentruar përmbajtjen e tij të gjatë. Gazeta ka shmangur qëllimisht pjesë që implikojnë në rrethana dhe situata të lidhjeve me krimin e organizuar disa persona konkretë për të cilët hartuesi i raportit ngrinte dyshime por nuk ofronte referenca të besueshme.
Raport-Informacion,
Drejtuar Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë:
Jam Ndriçim Ashiku, një ish-shofer i Drejtorit të Uzinës ULP-Mjekës në Elbasan, ish-kryetar i Sindikatës së Pavarur të Mbrojtjes së Rendit dhe SHISH-it në Uzinën ULP-Mjekës Elbasan. Drejtori quhet Daniel Karanxha, më poshtë do e cilësoj shkurtimisht me termin Drejtori.
Pas denoncimeve për abuzime të tejskajshme të drejtorit dhe stafit të tij drejtues në uzinë dhe poligone, me fondet e dhëna nga ambasada e SHBA-ve për procesin e demontimit të armëve dhe municioneve, i jam drejtuar personalisht për të bërë denoncim figurave më të larta shtetërore, konkretisht:
1. Kryeministrit të Shqipërisë, z. Sali Berisha.
2. Ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami.
3. Kryetares së Kuvendit, znj. Jozefina Topalli
4. Ministrit të Mjedisit, z.Fatmir Mediu
5. Komisionit Parlamentar për Rendin Mbrojtjen dhe SHISH-in, nën/kryetarit të këtij komisioni z. Ilir Gjoni.
Për këto denoncime, ju njoftoj se jam i kërcënuar unë dhe familja ime, bashkëshortja dhe dy djemtë Xhulio 20 vjeç, student dhe Renato 18 vjeç. Ditën që shpërtheu furra e shkrirjes së municioneve, bashkëshortja ime ishte në punë turni i dytë në këtë repart dhe pa nga afër të gjithë ngjarjen reale se çfarë ndodhi dhe dëshmoi për gazetarët që u interesuan. Pas këtij veprimi ajo u pushua menjëherë nga puna. Pas kësaj ngjarje mua më vinin shpesh sinjale në mënyra aspak të hijshme nga njerëz pranë ministrit të Mbrojtjes dhe pranë Partisë Demokratike të Rrethit të Elbasanit. I kam llogaritur të gjitha, pavarësisht kërcënimeve me jetë.
Më pas jam thirrur në Kryeministri, kam qëndruar në Drejtorinë e Antikorrupsionit mbi 3 orë, në këtë takim unë kam bërë të qartë dhe kam zbërthyer në detaje të gjitha faktet që dija dhe kërkova në mënyrë të posaçme të njoftohej kryeministri i vendit se fondet e ardhura nga SHBA-të, po përvetësoheshin nga drejtori dhe stafi i tij.
“Drejtor i mirë me shokë shumë”
Drejtori ishte një mik i ngushtë i ministrit Arben Imami, por edhe mik me Flamur Kuçin që punon në kryeministri(këshilltar i Berishës, shën redaks.) dhe një njeri i afërt i drejtorit të “Klik Ekspo Klik Group” L. Muhametaj, i cili merret me shitjen e të gjitha lëndëve plasëse dhe municioneve të uzinës. Drejtori është gjithashtu një njeri i besuar i Ndriçim Berishës, drejtor i privatizimeve në Ministrinë e Mbrojtjes, kushëri i Sali Berishës. Pas këtij takimi në kryeministri u bëra të ditur personave që më pritën se do i drejtohesha dhe ambasadës Tuaj dhe do i denoncoja të gjithë.
Pas këtij takimi më vjen një kërcënim i hapur nga deputeti i PD-së në zonën e Peqinit, z. Dashnor Sula. Ai është drejtpërdrejtë i implikuar në këtë histori, sepse me ndërhyrjet e tij ka bërë që tenderi i naftës së furrës me vlerë 1 milionë dollarë t’i kalojë kompanisë “Duçellari shpk”.
Pas kërcënimit nga ana e deputetit Sula, presioni vazhdoi nëpërmjet policisë së Elbasanit. Më konkretisht, ka qenë presion nëpërmjet Seksionit Kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit. Këtu dua të theksoj se kreu i kësaj Drejtorie është sjellë mirë dhe u tregua i njerëzishëm. Kur pa me sytë e tij terrorin dhe gjendjen në të cilën familja ime ai ndryshoi tërësisht qëndrim. Madje më tha se ai nuk kishte ç’të bënte pasi atë vetë e kishin urdhëruar pas vajtjes sime në kryeministri.
Si fitohen miliona me metalet
Loja e abuzimeve është e ndërtuar në këtë mënyrë: Nga baza logjistike ku komandant ishte gjeneral Gjunkshi, në çdo poligon vendosen njerëzit e tyre ku bëjnë furnizime me kamionë të municioneve. Por në të vërtetë, që në ngarkesën e tyre në tunele, bëjnë seleksionimin e municioneve me metale me ngjyra dhe pa ngjyra, në fishekë bronzi, në predha me unaza bakri dhe këto grumbullohen në uzinë për demontim me shkrirje dhe për shitje municioni jashtë vendit. Kurse metali i shkrirë shitet nga uzina si skrap i thjeshtë me çmimin 340 lekë të vjetra, por në të vërtetë bakri dhe bronzi kanë një çmim real 6-7 mijë lekë të vjetra.
Po ju sjell një tjetër fakt. Në uzinën e fishekëve 14.5 mm, me magazinier Julian Grëmin, brenda dy muajve grumbulloi 50 mijë fishekë bronzi ku një fishek peshon jo më pak se 100 gramë. Në total bëhen jo më pak se 6 ton. Këto sasi drejtori i merr pa asnjë lloj dokumenti dhe nuk dihet se ku shkojnë. (vazhdon shpjegimi i skemës me vjedhjet edhe në të tjera poligone, shën redaksi)
Skema e milionave ka hierarki
Theksoj se demontimi në këto poligone përbën një gropë të zezë, ku devijohen të gjitha shpenzimet dhe fondet e dhëna nga SHBA-të, ata devijojnë sasinë reale të municioneve, devijojnë sasinë e metaleve me ngjyrë, devijojnë paratë që marrin për demontim dhe nga ana tjetër këto municione shiten jashtë vendit. Ekziston dhe problemi i naftës së prokuruar nga Uzina, por që nuk përdoret fare për demontim. Shitjet e kësaj nafte i kryen kompania “Klik Ekspo Klik Group”, ajo i bën të gjitha transferuat, pas kësaj kompanie fshihet ministri Arben Imami, financieri Ndriçim Berisha, Shkëlzen Berisha, gjenerali Xhemal Gjunkshi dhe drejtori Daniel Karanxha.
Deputeti ka linjën e vet
Në Uzinë ndodhet një laborator analizash, ku bëhen analizat e dinamitit dhe të karburantit. Në këtë laborator punon e shoqja e shoqja e kryeinxhinierit të Uzinës, znj. E. Çipa. Konflikti i interesit është i pastër. Nëse konstaton abuzime, kë do denoncojë kjo zonjë? Burrin e vetë? Apo drejtorin që sjell solar në vend të naftës? Këtë solar e bie në fakt firma “Duçellari shpk”. Pas kësaj firme fshihet deputeti Dashnor Sula me kunatin e tij Gugash Maganin dhe ortakun e tyre Drini Ceka nga qyteti i Peqinit. Kompania “Duçellari shpk” ka fituar mbi 70 për qind të tenderëve në Peqin dhe komunave përreth me ndërhyrjen e drejtpërdrejt të deputetit Dash Sula. Dua të fokusohem pak tek figura e këtij deputeti. Për ironi, ai është krushku im. Lidhja ime me të është nëpërmjet kushëririt tim të parë Abedin Ashikut, i cili është i martuar me motrën e Dash Sulës. Përtej influencës në fondet publike deputeti Sula ka lidhje me njerëz të nëntokës së krimit dhe nxjerr përfitime nga ta. Këto lidhje duhet të hetohen nga organet kompetente. (vazhdon me specifikime ngjarjesh, njerëzish dhe rrethanash të cilat nuk janë të verifikuara, shën. redaks.)
Drejtori ka ca punë me Xenin
Jo pak herë kam dërguar Drejtorin në Maqedoni për takimet që bënte deri dhe në kufi me Greqinë, në zonën e Gjevgjelisë me firma të rekomanduara nga ministri Imami për shitje të municioneve dhe lëndëve plasëse. Më kujtohet një takim me përfaqësues të kompanisë greke “EXTRACO” presidenti i së cilës më ka dhuruar dhe një orë dore mua si shofer, por edhe takime me përfaqësues të kompanive bullgare që blinin municione të Uzinës të adresuar tek drejtori me porosi të posaçme të vetë ministrit Imami, por edhe të adresuar prej Luan Muhametajt, pronarit të “KLIK EKSPO KLIK GROUP”. Në raste të përsëritura kam dërguar drejtorin në një lokal në periferi të Tiranës i quajtur “Sofra e Ariut” ku ai zhvillonte kryesisht takime me biznesmenë të huaj, por është për tu theksuar se në këtë lokal drejtori mbante dhe disa takime që i quante veçanërisht të rëndësishme. Po ju përmend një prej tyre. Pas një takimi me disa biznesmenë të huaj që nuk i njoh, e pyes drejtorin se si i shkoi takimi. Ai më thotë se: “Këta që unë takova sot, kanë ardhur me porosi të Imamit dhe të Shkëlzenit”. E theksoj se në shumë takime me të huaj, drejtori përmendte emrin e Shkëlzen Berishës. Më gjatë nuk di.
Rrjeti i emërimeve në Uzinë
Për të gjithë fuqinë punëtore të Uzinës, për marrjen në punë ose për largimin nga puna merret vetë krushku i Drejtorit, shtetasi Argjir Panariti. Ai bën abuzime me pagesat dhe procesverbalet e orëve shtesë të punës duke paguar njerëzit e tij të afërt, apo dhe shpërblyer për punë jashtë orarit njerëz që vijnë në punë një herë në tre-katër ditë. Nëpër pikat kyçe në Uzinë vendosin vetëm njerëzit e tyre të afërt. Për tu përmendur është ish-drejtori i KESH Artan Topi. Ky njeri ka pasur probleme penale në të kaluarën. Këtë njeri e emëroi në Uzinë Sokol Neziraj, ose njeriu më i afërt i Imamit në atë Uzinë. Një tjetër punonjës, shoferi i Shefit të Financës, shtetasi Ilia Firaku, po ashtu me precedentë penalë, Drejtori e caktoi në komisionin e blerjeve, ku në të njëjtin komision ishte dhe vetë Shefi i Financës Kristaq Pirligu. Vëreni me kujdes, Shefi i Financës me ligj duhet të mbikëqyrë këtë komision, por në komision gjendet dhe vetë Shefi por dhe shoferi i Shefit.
Përpara me fushatën e Imamit
Ministri Imami u caktua nga Partia Demokratike si i deleguar i grupit të punës zgjedhjet vendore në Elbasan në vitin 2011. Me urdhër të Imamit, drejtori im, pra Daniel Karanxha, caktohet si “Drejtor Ekonomik i Fushatës Elektorale” të kandidatit të PD-së, Durim Hushi. Për hir të së vërtetës ky kandidat është krushk me Drejtorin tim, Danielin. Drejtori vuri në dispozicion të kandidatit të gjitha potencialet e mundshme të Uzinës, fuqinë punëtore, automjetet, karburantin, krijoi një fond të posaçëm të Uzinës për blerje flamujsh, banderolash bazë materiale, kompjuterë, karta telefonike rimbushëse dhe numra telefoni. Të gjitha këto fatura mbuloheshin nga Drejtori me Shefin e Financës duke i pretenduar si fatura punimesh të kryera nga kompania “Bajrami shpk”, ku pronar i kësaj kompanie është një i afërm i Shefit të Financës. Shefi i Financës, sa herë i vinin grupe kontrolli nga ministria, i shtronte inspektorët në gosti dhe harxhet e këtyre gostive i paguante kompania e kushëririt të tij “Bajrami shpk”. Shefi i Financës, është krushku i Ali Gripshit(nën/Prefekt në Elbasan) është ky i fundit që e ka afruar Shefin e Financës në një marrëdhënie direkte me Imamin. Të tre formojnë një trekëndësh njerëzish të besuar.
Disa telefonata me Fatmir Mediun
Për procesin e djegies në furrë përgjigjet dhe Ministria e Mjedisit. Në disa raste të përsëritura kam telefonuar dhe vetë direkt me ministrin Fatmir Mediu për probleme të ndryshme duke vënë në dijeni dhe inspektorin e tij Beqir Hila. Ky inspektor është i lidhur me Drejtorin e Uzinës. Si pasojë e krijimit të kësaj lidhje ata fusin në uzinë solar për djegien në furrë në vend të naftësNë një rast kur në furrë po shkarkohet një tjetër autobot me 3 mijë litra me solar, unë telefonova ministrin Mediu dhe e njoftova për atë që po ndodhte dhe për rolin e inspektorit të tij. Medium ë përgjigjet: “Të falënderoj, do të marr masa urgjente dhe do të nis nesër një grup të posaçëm kontrolli në Uzinë. Por si për çudi njerëzit që kishin skenarizuar futjen e kësaj sasie solari, ishin njoftuar dhe të nesërmen kur erdhi kontrolli çdo gjë ishte sistemuar dhe solari ishte zhdukur. Po kush ishte në krye të grupit të kontrollit? Ishte Beqir Hila dora vetë. Pra skema ishte e qartë, pasi e sinjalizova unë, Mediu ka telefonuar Beqir Hilën dhe i ka thënë të shkonte të nesërmen për kontroll. Po kë do kontrollonte Beqir Hila, miqtë e vetë? Ai njoftoi miqtë që të pastronin vendin dhe kur u bë kontrolli formal çdo gjë rezultonte në rregull.
Financieri mban SHISH-in në kontroll
Shefi i Financës është pika kyçe, personi që i kanë besuar kopsitjen e letrave. Ai bën të gjitha rakordimet e dokumenteve dhe bilanceve në të gjitha historitë e abuzimit në Uzinë. Shefi i Financës ka emëruar si magazinier në këtë Uzinë baxhanakun e tij, shtetasin Kristaq Pëllumbi. Ky i fundit përgjigjet për magazinimin e municioneve, dinamitit apo karburantit, pra luan një funksion me rëndësi në të gjithë skemën e abuzimit. Shefi i Financës, ka caktuar një tjetër baxhanak të tij shofer për furnizimin me municion nga magazinat nëpër repartet e punës. Një tjetër person kyç është e punësuar në zyrat e Financës. Ajo është llogaritarja V. Durbaku, bashkëshorti i saj N. Durbaku, punon në Shërbimin Informativ të Elbasanit. Këta dy persona përfaqësojnë një lidhje kyçe. Bashkëshorti N.Durbaku ka detyrën që të sinjalizojë çdo lëvizje apo përgjim që bën Shërbimi Informativ për Uzinën. Rrjeti mbrohet prej tij dhe një tjetër punonjësi të Shërbimit i quajtur G.Delimeta. Ky i fundit është kushëri i parë i një ish-zyrtare të lartë në Kryeministri ndërsa sot punon pranë Kuvendit të Republikës me Jozefina Topallin. Në një rast të hetimit të aktivitetit të Uzinës nga një ekip i Shërbimit G.Delimeta dekonspiroi aksionin, ai bëri një raport ku përshkruante natyrën e bisedave të incizuara nga SHISH-i dhe këtë raport ia dorëzoi dy miqve të tij të cilët janë Luan Gjergji, djali i tezes së ministrit Imami por gjithashtu sinjalizoi një tjetër anëtar të grupit pranë Imamit, ai është shtetasi V.Xhaferri, që rezulton me implikime në trafikun e drogës në Itali në vitin 2004 dhe i dënuar nga shteti italian. Ky hetim i SHISH u dekonspirua në kohë prej këtij rrjeti dhe hetimi dështoi.
Edhe po te jete keshtu, cte keqe ka qe hajduti te denoncoje hajdutin? A mos valle kjo te ben te ndershem? Çfare llogjike per se prapthi!
VR!!!Ky sula gjithë kohën ka qënë gënjeshtar! Pse të mos mendojmë se edhe kësaj here gënjen? A nuk gënjeu dhe mashtroi ky birbo kur zbrazi pistoletën në stadium? Gënjeu që çke me të dhe gjithë këtë histori e filloi dhe e mbaroi me gënjeshtra!? Pastaj peqini mos harròni se për gomerë ka zënë gjithnjë vendin e pare! Sigurisht këtë vend e ka dhe për kërriça si puna e sulës. Megjithëse nuk e di tamam nëse ka mbetur kërr apo ka arritur pjekurine e gomarit? Ysh deputeto…!
Ka ikur koha kur njerez qe benin afera nga me te perbindshmet e hidhnin lumin me nje konference shtypi. Perballu ne gjykate zoti Sula. Ke bere si i forte me te qenit depudet, por je nje i paditur e mjaft frikacak. Te gjithe ty, disa here, te akuzojne kot . Turp!
Koment i fshirë nga moderatori. Ju lutem ruani etikën në komente. Ju faleminderit që na ndiqni dhe lexoni!
Dashiii ,shiko si qendron problemi .
Ne kte republike bananesh ,te gjithe kemi probleme ,por jo me ligjin ..shume e thjeshte .
Nuk ekziston ligji !
Po te kishte ligj ,nje surrat si i joti jo deputet qe nuk do ishte kurre …por do qe prej disa kohesh ne biruce .Sepse kur ka ligj nuk bredh dot rrugeve dhe stadiumeve si pistolier i forte .
Dashi mos u merzit ,dhe mos na skjaro asgje .Ik te prekurori dhe skjaro cfare te duash …mjafton mos te shohim me surratin .
Mjaft me kto intrigat … ka femije ilegal ,ka kryer prostitucion …sepse akuza bie perseri mbi ju
Ku ishte ligji dhe Dashi kur ky bente kto gjera ???
Dash meru me gjela ty s te mbyllet pasaporta prej hunus caro amico.
O Dash o debil,
Ishte turp qe ti ishe ne parlament. Edhe sikur Ndricimi te jete ashtu ti je nje plere. E bere fabriken. Turp legen, hajdut, maskara. Ne burg ne burg te kalbesh e te hedhin beshtyme e mut ne surrat. O plere e ndyre e soj e sorollop megjthe katunaren qe e bere notere. Vdekte noteria per idioten tende.O horra o hajdute, do tja u marin leket e ne burga do ju kalbin
Bobobo..nuk ka kazon liversh, (kazan rrobash )siç thonë tironsit, që ti lajë këta derra të qelbur…Sa më shumë të gërmosh, aq më shumë do zbulosh për abuzimet e tyre…Gërmoni gjykatës, gërmoni! Kushedi sa të qelbur do gjeni…
O Sula ce rruan, eshte kohe e veshtire. Cdo shpifje ben lajm.
Ku flen lepuri? Tek imami apo Shoferi? Amb Amerikane? Thriller Perfundimi.
Ky shoferi tani e ka te sigurte azilin, i rrezikohet jeta.
Ka filluar gjuetija e shtrigave, te jesh me PD s’eshte me ne mode.
Bej durim , mos e humb qetesine. Ndoshta vjen dhe koha te thone pse e mbajte Peqinin ne kategori te pare.
Kur humb te gjithe kujtohen per ndonje cen .
Kur qent bredhin ske ckerkon udheve.
Zoti Sula duhet te perballet me te ne Gjykate qe te ndahet shapi NGA SHEQERI
Hahahahahaha…Dash Sula njifet si njeri i qete i aresyeshem qe nuk ka lidhje ma asnje skandal….vetem qe rrifte lojtaret dhe arbitrat ne stadjumin e Peqinit dhe qellonte me pistolete qe pastaj dilte pistolete loder.
i bej thirrje Ministres se Mbrojties Mimi Kodheli te hetoj fondet qe ka shperndare me atashet ushtarak Laureta Sotiri shefja e finances se maredhenjeve me jashte shoqja e ngushte e Jozefina Topallit dhe Arben Imamit,
kjo Laureta Sotiri ka fallsifikuar dokumentat me qellim perfitimin dhe ndarjen e lekeve me atashet, kjo kurva Lori do futet ne Burg,
Znj, Kodheli largoni urgjent mga Ministria Laureta Sotirin, ka fallsifikuar dokumentat