Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: De Biasi: Mund t’i fitojmë dhe mund t’i humbasim të gjitha ndeshjet
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > De Biasi: Mund t’i fitojmë dhe mund t’i humbasim të gjitha ndeshjet
Sport

De Biasi: Mund t’i fitojmë dhe mund t’i humbasim të gjitha ndeshjet

redaktor
Published June 7, 2016
Share
Traineri i ekipit Kombetar Shqiptar Gianni De Biasi, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka shpllur listen e lojtareve qe do te keee ne dispozicion per tri miqesoret e radhes.
SHARE

Me rezultate pozitive apo jo. Me kalimin nga faza e grupeve apo me kthim të shpejt në shtëpi. Pak rëndësi ka. Shqipëria e ka fituar Europianin e saj dhe për mundësinë unike që Kombëtarja ka, trajneri Gianni De Biasi kërkon që skuadra të mbetet e njëjta.

Përpara nisjes në Francë, drejtuesi i stolit kuqezi i kërkoi të besuarve të tij që të vazhdojnë të luftojnë të bashkuar dhe të jepnin më tepër se maksimumi. “Falënderoj Kryeministrin për vizitën e papritur, pasi mes njëmijë impenjimeve që ka, gjeti kohën për të na përshëndetur.

Besoj se jemi të gjithë të vetëdijshëm për rëndësinë dhe mundësinë unike që kemi për të luajtur në Kampionatin Europian. Ne duhet të japim 110 për qind, pasi rezultatet nuk vijnë asnjëherë rastësisht. Nëse skuadra është sot në Europian, kjo ka ndodhur pasi kemi djersitur në 8 ndeshje kualifikuese, ku bëri gjëra vërtetë të jashtëzakonshme.

Fillimisht dhamë zemrën, luajtëm me pasion dhe vendosëm ekipin mbi gjithçka. Besoj që nëse do ti ruajmë këto karakteristika mund të mahnisim sërish. Por, nuk duhet të harrojmë kush jemi, nga vijmë dhe sa jemi lodhur për të arritur deri këtu dhe sa e bukur është kjo që po përjetojmë, falë kualitetit të secilit prej lojtarëve tanë.

Nëse nuk i harrojmë këto dhe nxjerrim në dukje pjesën tonë më të mirë, mund të mendojmë edhe për tu kualifikuar nga faza e grupeve. Ky është edhe objektivi i parë, më tej do të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë rrugës”, u shpreh De Biasi.

Pasi përcaktoi kushtin për Kombëtaren, në rrugën drejt një paraqitjeje të suksesshme, tekniku italo-shqiptar falënderoi edhe Kryeministrin Rama për vizitën, me shpresën se ajo do të jetë fatsjellëse: “Ky është kushti që duhet të vendosim: të japim nga vetja gjithçka me vendosmëri, të bindur se së bashku mund të arrijmë çdo gjë dhe se nuk ka kundërshtarë të pathyeshëm.

Kemi mundësinë të fitojmë ndaj të gjitha skuadrave, por edhe ti humbasim të gjitha ndeshjet.

Kjo varet vetëm nga gjendja jonë psikologjike. Urimi që i bëj unë skuadrës, të gjithë Shqipërisë dhe të gjithë tifozëve është paçim fat. Faleminderit për vizitën, ishte shumë kënaqësi dhe shpresojmë që të na sjellë edhe fat”.

 

redaktor June 7, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • Shkodrani says:
    June 7, 2016 at 2:39 pm

    Ndonje barazim kshtu rastesisht nuk ka mundesi e?… Nardi filozof

    Reply
  • enter"" says:
    June 7, 2016 at 8:23 pm

    Harrove qe edhe mund ti barazosh.

    Shyqyr qe na zbulove kete teorine e re se nuk e denim…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?