Në përfundim të vizitës së tij katërditore në Tiranë, kreu i delegacionit të Institutit Demokratik Amerikan, Howard Dean, shprehet se tensioni parazgjedhor cenon standardin elektoral. Në një intervistë për Vizion Plus, Dean shprehet se diskursi i acaruar politik ka ndikim në besimin e qytetarëve tek procesi zgjedhor. “Në çdo vend ky lloj diskursi kaq i acaruar ka një ndikim në besimin e qytetarëve tek procesi zgjedhor. Të gjithë e dinë se trysnia shtohet sa më shumë me afrimin e ditës së votimit. Duhet të mos harrojmë që në fund të fundit, ata duhet të qeverisin vendin sepse fituesi një do të jetë. Ne inkurajojmë politikën shqiptare që të mendojë jo vetëm për fitimin e zgjedhjeve, por edhe sesi do të qeverisin vendin pasi t’i fitojnë zgjedhjet”. Dean nuk pranoi të komentonte në lidhje me takimet me krerët e partive politike, por kërkoi sërish organizimin e zgjedhjeve korrekte.
“Në përgjithësi, nuk dua të flas për ato që diskutojmë në takime private. Por të gjithë politikanët që takuam në Tiranë, thanë se do t’i fitojnë ata zgjedhjet dhe jo pala tjetër. Unë besoj se ka patur progres çdo herë që ka pasur zgjedhje në këto 20 vitet e fundit. Tani që kemi një ligj të mirë zgjedhor, u kërkojmë gjithë partive politike të bëjnë të pamundurën që të organizojnë zgjedhje korrekte”, tha ai.
Guvernatori Dean, ish-kandidat për president në SHBA dhe ish-kryetar i Komitetit Kombëtar të Demokratëve, ka një përvojë të gjatë në fushatat elektorale. Raporti me firmën e guvernatorit Dean, për ecurinë e procesit elektoral në Shqipëri, pritet të marrë një rëndësi të veçantë pasi është referenca kryesore për krijimin e opinionit në Uashingtonin zyrtar.
Ne fakt Z. Dean ka mese te drejte, ku thote se cdo politikan i ka thene se do i fitoj zgjedjet. Z Dean duhet te kuptoje qe ne Shqiperin zgjedhjet nuk fitohen por Vidhen. Per kete te pyeste Prof. Hajdut Sali Berishen. Saliun duhet ta ftojne ne Universitetet Amerikane per t’u dhene leksione, per deformim zgjedhjesh dhe VJEDHJE votash???.
Zoterinjte qe na vijne nga pertej Atlantiikut duke e konsideruar vehten si “UFO”,na bejne disa deklarata te çuditeshme sa here na duket fatkeqesi se nga varet fati yne e here na vjen per te qeshur!Do te deshiroja ta pyesia kete politikan te larte: Ne ç’do ndeshje ketu ne europe ç’do ekip deklaron se ndeshjen do e fitojne,nuk ma ha mendja qe ne Amerike Republikanet te deklarojne se zgjedhjet do ti fitojne Demokratet e anasjelltas apo jo zoti Dean?
E kujt i plasi se cfare thote Dean;kush eshte ky more,per cfare e njeh Kushtetuta Dean-in apo te ngjashmit e tij ne Europe???????per asgje.Kam revolte me mender-politiken dhe mediat qe
capashitjet e Dean-eve i perdorin si strehen e paudhesive te atyre qe kerkojne voten time dhe qe harxhojne taksat e mia.
Kur te mos na cajne me trapin (politika dhe mediat,pa perjashtim) me bla bla-te e ketyre kurvareve nderkombetare,,,,,,atehere do te jemi sovrane ne token e te pareve tane.TUNG.
Te pakten nga ky shkrim une kupotova vetem dy gjera dhe qe te dyja te njohura .. Njera , “tensioni para zgjedhore cenon standartin e zgjedhjeve” , ku per kete thenje te keti Dean-it ne s’kemi ndonje thenje te re, se kete tension para zgjedhor e kemi pare tash 22 vite , ku i njejti person karrjerist e hileqar dhe me te njejten fytyre , me te njejten egeresi ose me mire me tthene marrezi e qe e ka emrin Sali Berisha i semuri me delirin se vetem ky duhet te zere ate karrike qe e ka uzurpuar me pa merite . Gjeja tjeter qe paska kapur ky zoteria nga Amerika , qenka fakti se “ne Shqiperi te gjithe flasin per fitore , te gjithe perfaqesuesit e partive thone se ne i fitojme zgjedhjet dhe jo pala e tjeter” . Kjo e dyta , e tha dhe nje komentues me siper , se keto gjera ky i ka pare edhe ne SHBA-an e tij .Ne fakt keto dy gjera as nuk ndezin e as nuk shuajne gje ne vendin tone te bere lemsh e li nga politika , duke i lene gjerat ashtu siq jane . Saliun te dalldisur per te mbajtur karrigen si e vetmja garanci per te mos u penalizuar e dhene llogari per vjedhjen qe po i bejne djereses se popullit me kryehajdutin tjeter ILIRIN — dhe opoziten duke bere punen si perhere per demaskimin e keqqevereisjes dhe abuzimeve te pushtetembajtesve demon . Tani une do te deshiroja qe dikush nga komentuesit qe ka njohuri nga keto gjera te me thote se ; sa do te kete qene masa e pages dhe e shperblimit qe ka marre ky amerikani mysafir ne oborrin tone , prej kesaj qeverise sone servile e shperdoruese te parave te taksapaguesve shqiptare ? Siq po shofim tek ne po kthehet perseri nostalgjia e dikurshme per ate burrin e shtetit qe pate thene : “Shqiperia nuk duhet te kthehet ne han me dy porta , ku ketu te hyjne derri dhe dosa” , se jo vetem ky amerikanini , po ketu tek ne s’kane te numeruar se sa kane ardhur edhe nga vende te tjera e qe vetem gjera qe ne perdite i shohim dhe i kuptojme , por si perhere vetem ky njeriu i “forte” e prapete vendos vete per cdo gje , duke e bere si per here vete ate , qe ne vende te tjera i bejne plot tre pushtete ……