Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar demokrat është shoqëruar me debate mes deputetëve. Siç shkruan sot “Panorama”, deputetët demokratë nuk kanë qenë të gjithë dakord në lidhje me vendimin për të bojkotuar Parlamentin. Deputetja Mesila Doda ka kundërshtuar qëndrimin e mbajtur gjatë kësaj periudhe nga opozita, e cila nuk ka marrë pjesë në debatet në komisione dhe seancat plenare pas iniciativës së qeverisë për të miratuar aktin normativ për shtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit për nëpunësin civil.
“Sot është një ditë e madhe për Shqipërinë, pasi vendi ka marrë statusin e kandidatit. Ne nuk duhet të bojkotojmë, por të jemi në Parlament, pasi para së gjithash statusi është për meritë të qeverisjes së PD-së. Nuk është çështja që të shkojmë në media, por duhet të jemi në Kuvend dhe ta bëjmë atje debatin, t’i themi atje fjalët tona”, është shprehur Doda.
“Ne nga jashtë Kuvendit nuk mund të marrim dot në interpelancë ministrat. Kjo qeveri ka kryer akte të shumta të paligjshmërie, së fundi me Policinë, dhe ne nuk bëjmë dot debat për këto çështje. Së katërti, unë dhe kjo zonja këtu (ish-ministrja Bregu), nuk kemi lënë vend pa shkuar, sa në Bruksel e në Strasburg, dhe kemi folur kundër bojkotit”, ka thënë ajo më tej.
Në përgjigje të kritikave të Dodës, kryetari Basha është shprehur se PD-ja nuk ka deklaruar asnjëherë më parë që do bojkotojë Kuvendin, por ky term është përdorur nga kundërshtarët e saj. Një nga mbështetëset më të forta të Bashës ka qenë edhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. “Nuk ka asnjë rëndësi progresraporti në këto kushte që jemi, kur qeveria po miraton aktin normativ. Në këtë mënyrë është prishur konsensusi i 30 majit. Prishja e konsensusit është një çështje që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në 20 vitet e fundit”, është shprehur ajo.
TOPALLI E KA XHEPIN PLOT NDERSA DODES I DUHET PAGA. SIDOQOFTE ,SI DO QE TE BEJNE ATA JANE NE DEKOMPOZIM SI PARTI. E KANE SHUME TE VESHTIRE TE BESOJNE SE KANE HUMBUR PUSHTETIN. TASHME POLITIKA E “MALIT” DUHET TE HETOHET PER TRASPARENCE. KETE TE INKRIMINUARIT PO E NDJEJNE. NUK KANE DHE NGA TE IKIN,PASI TE KTHEJNE KUDO.
Të lumtë mesila! Vare dhe xhozin te palma? Po bëre këtë je njish ndryshe mos dil më se i ke dhe ata sytë si të maces. Jepi mesila? Vare xhoz budallaqen te palma!
Kryesia e PD eshte kthyer ne Klub Hajdutesh