Debatik Curri është bashkuar me Sevastopopolin e Ukrainës, duke firmosur me të deri në qershor 2015. Mbrojtësi kuqezi ishte lojtar i lirë, pas prishjes së kontratës me Hoverla Uzhgorod, pasi nuk mundi të luante më tepër se pesë ndeshje pas transferimit atje nga Gençlebirligi i Turqisë. 30-vjeçari në këtë mënyrë qëndron në Ukrainë, ku suksesin më të madh e ka pasur në periudhën e parë atje, me Vorskla Poltava. Lojtari i kombëtares shqiptare u transferua nga Prishtina te Vorskla më 2005, pasi u dallua me kuqezinjtë, ndërkohë që pesë vjet më pas siguroi edhe transferimin në Ankara te Gençlebirligi, në një nivel më të lartë. Por, periudha në skuadrën turke do të mbahet mend për dëmtimin e rëndë, i cili e la gjatë jashtë loje, plus që edhe niveli i tij nuk arriti të ngrihej si më parë, pikërisht për shkak të dëmtimit. Rikthimi në Ukrainë, verën e kaluar, nuk rezultoi më i mirë, pasi te Uzhgorod nuk ishte titullar dhe luajti fare pak, deri sa erdhi prishja e kontratës. Kalimi te Sevastopol ishte përfolur me kohë, madje agjenti i tij e kishte bërë punë të kryer që prej një muaji, por atëherë Curri e përgënjeshtroi, deri sa tani është bërë zyrtare firma me skuadrën e tretë ukrainase në karrierë.
Besnik Hasi dhe Curri jan te vetmit lojtare nga Kosova qe kan lujtur me mish e shpirte per Shqiperin