Moti i keq ka paralizuar Rumaninë. Debora e madhe e shoqërruar dhe me erëra të forta kanë bllokuar shumë rrugë kombëtare dhe disa autostrada e duke bërë që qindëra njerëz të jenë në rrezik për jetë. Dy viktima janë regjistruar në një aksident rrugor në jug të vendit.
Era rreth 80 km në orë anulloi qindëra fluturime e ndërsa shumë zona janë pa energji elektrike. Temperaturat janë ulur disa gradë nën zero duke e bërë edhe më të vështirë qarkullimin
Trafiku hekurudhor gjithashtu është ndërprerë. Autoritetet kanë bere thirrrje që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, dhe të evitojnë daljet. Sipas meterologëve kjo situatë pritet të vazhdojë edhe dy ditë.