Presidenti i Mamurrasit, Dedë Ndreca, është shpallur person në kërkim, ndërkohë që efektivët e policisë të pranishëm në stadiumin “Adriatiku” janë pezulluar me urdhër të ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri. I pari akuzohet për ushtrim dhune ndaj gjyqtarit të ndeshjes midis skuadrës së tij dhe Albpetrolit, ndërsa policët akuzohen për moskryerje të detyrë gjatë incidenteve të ndodhura. Veç Ndrecës, në kërkim janë shpallur edhe dy persona të tjerë të akuzuar për dhunë ndaj gjyqtarit Indrit Zhuli.
Pas përfundimit të ndeshjes, Ndreca e ka goditur Zhulin në kokë, nën vështrimin e policëve, të cilët nuk kanë bërë asgjë për ta ndaluar dhe kanë ndërhyrë vetëm pasi gjyqtari është shtrirë përtokë. Gjyqtarët kanë bërë denoncim në komisariatin e policisë numër 3 në Tiranë, ndërkohë që Zhuli është dërguar në Spitalin Ushtarak për shkak të plagëve të marra në kokë. Pas denoncimit, policia ka shpallur në kërkim tre agresorët, të cilët në fakt i kishte para syve teksa ushtronin barbarizëm në stadium.
Nuk është hera e parë që Ndreca bëhet protagonist dhune, ashtu si nuk është hera e parë që policët kanë luajtur vetëm rolin e spektatorit, të pazotë për të ndërhyrë. Këta të fundit e kanë paguar pasivitetin e tyre me pezullim nga ana e ministrit Tahiri, gjë që nuk kishte ndodhur më parë, edhe pse shpeshherë policët kanë qenë vetëm fizikisht në stadiume, por pa kryer funksionin e tyre.
Në fillim të këtij muaji, Ndreca ishte pezulluar për 18 muaj nga Komisioni i Disiplinës, për ushtrim dhune ndaj gjyqtarëve të ndeshjes, por me sa duket kjo nuk e ka ndalur të hyjë në stadium e të ngrejë sërish dorë mbi ta. Me përsëritjen e aktit, përveçse i kërkuar nga policia, Ndreca mund të mos lejohet më kurrë (të paktën teorikisht) të ndjekë skuadrën e tij në stadium.
Sebepi
Mamurrasi barazoi 1-1 me Albpetrolin, në ndeshjen e javës së pestë të Kategorisë së Parë. Pas përfundimit të takimit, vendasit akuzuan gjyqtarin Zhuli si shkaktar të mosarritjes së fitores nga ana e tyre, me pretendimin se u mohoi një penallti të pastër dhe nuk ndëshkoi lojën e rëndë të lojtarëve miq.
Bandit i pjelle nga Saliu.
Nuk eshte pjelle e saliu o kungull, militant i trashe! eshte nje ish kryetar bashkie qe ka mbajtur siglen e PS-se. garoi edhe per mandatin e dyte gjithashtu nen siglen e PS-se!
Me nder Ndreca nuk eshte tifoz, por titullin e presidentit e mban ne sherbim te bisnesit te tij. Te tille trima ka me bollek sot ne Shqiperi. Qeveria duhet te propozoje ashpersimin e ligjeve per te parandaluar ngjarje kaq te renda qe trembin edhe popullsine. Kopjoni ligjin amerikan per raste te ketij lloji dhe do shihni se ku do vene keto “trima”
z. Minister! nuk ka faj polici i thjeshte por drejtusat drejtori i qarkut, shefi i komisariatit dhe i rendit, liro keta pastaj ju vjen rradha fukarenjeve sepse polici nuk ka mbrojtje ligjore nga shteti,po nuk hoqe burgaj me kompani nuk ke rend ne shqiperi per 100 dite sic ke premtuar,kupola, shefat kryesor ne komisariate jane besnik te sales, vendose ne qarkullim luanin nga tepelena por gabove rende , une kam punuar me te z. minister mua me liroi regjimi i sales ai vazhdon pa i hyre gjembe ne kembe , ka nje jave drejtues dhe gjarkullimi nuk ka asnje permisim ,sepse ai ngulet ne zyre dhe ne lokale dhe jo te kontrolloje vartesit dhe qarkullimin, mos gabo prape ne emerime me ata qe kane sherbyere sales dhe u moren ne fushate sic ishte shefi i krimeve i komisariatit 2 e te tjere.Bej reforme sic premtove.
kafshe,shtaze,gorrille.