Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Deklarim i rremë dhe fshehje pasurie, gjyqtari i Kurbinit drejt shkarkimit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kronike > Deklarim i rremë dhe fshehje pasurie, gjyqtari i Kurbinit drejt shkarkimit
KronikeLajmi i fundit

Deklarim i rremë dhe fshehje pasurie, gjyqtari i Kurbinit drejt shkarkimit

Leda Hysa
Published January 9, 2019
Share
SHARE

Kryetari i Gjykatës së Rrethit Kurbin, Alfred Gjoni ka dalë sot para Komisionit Pavaruar të Kualifikimit, ku do t’i nënshtrohet procesit të të Vetingut.

KPK bën me dije se sipas ILDKPI, deklarimi i pasurisë të gjyqtarit nuk është i saktë.

Gjoni ka kryer deklarim të rremë dhe ka fshehur pasurinë.

Sipas KPK, gjyqtari nuk ka deklaruar të drejtën e përdorimit të tre automjeteve dhe nuk ka dhënë deklarime të sakta për udhëtimet e tij.

Po ashtu KPK thekson se Gjoni zotëron edhe një apartament në Durrës, ndërsa bëhet e ditur se ai ka të dhëna kontradiktore në deklarimet për banesën në Durrës.

Përsa i përket anës profesionale, KPK bën me dije se Gjoni ka zvarritur afatatet kohore të çështjeve deri ne 4 vjet.

Alfred Gjoni e ka filluar karrierën në vitin 1995 dhe ushtron funksionin e gjyqtarit prej më shumë se 20 vitesh. Ai drejton Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin prej vitit 2010.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Alfred Gjoni nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

l.h/ dita

Leda Hysa January 9, 2019
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?