Komisioni i Ligjeve ka votuar pa praninë e maxhorancës dekretin presidencial për emërimin e Artan Brocit si anëtar i Gjykatës së Lartë. Antarët e maxhorancës në Komisionin e Ligjeve nuk i bënë asnjë pyetje Brocit, duke i hapur dritën jeshile votimit të tij në Kuvend. Artan Broci është vëllai i Dëshmorit të Demokracisë, Arben Broci.