Një tren mallrash ka dalë nga shinat në linjën Durrës-Tiranë, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar në njerëz.
Nga hetimi paraprak rezulton se shkak për daljen nga shinat të trenit të ngarkuar me materiale për skrap është amortizimi i tepërt i hekurudhës, në këtë linjë.
Pas aksidentit, një grup pune i hekurudhës ka nisur riparimin e dëmit, për të rivënë në punë linjën Durrës –Tiranë, e cila është e vetmja linjë që funksionuar normalisht vitet e fundit.