Ndërsa vlerësoi zgjedhjet si të konkurrueshme dhe të lira, raporti përfundimtar evidentoi një sërë problemesh serioze, midis të cilëve mosfunksionimin e duhur të KQZ-së, presionin mbi administratë apo mosarritjen e cakut ligjor prej 30% të femrave në listat e deputetëve prej tre partive kryesore të vendit, PS, LSI dhe PD.
“Zgjedhjet e 23 qershorit ishin kompetitive dhe me pjesëmarrje aktive”, ishte përcaktimi i OSBE-ODIHR për votimet.
“Megjithatë, fryma e mosbesimit mes dy partive njollosi klimën zgjedhore. KQZ ishte e cunguar pas dorëheqjes së 3 anëtarëve dhe dështoi në zbatimin e projekteve për numërimin dhe verifikimin elektronik”, shkruhej në raport.
“Fushata elektorale kaloi e qetë, por pati edhe disa raste dhune. Debatet direkte mes kandidatëve dhe liderve ishin të kufizuara. Ndërsa partia në pushtet përdori mjetet publike dhe administratën për fushatë. Presioni mbi administratën për të votuar partinë në pushtet përpara zgjedhjeve njollosi fushatën”, denoncoi raporti.
Midis problematikave të zgjedhjeve, OSBE-ODIHR gjithashtu renditi: “KQZ mori një vendim të kontenstueshëm që mediat të përdorin kasetat e partive. Televizioni Publik i dha përparësi dhe tone pozitive partisë në pushtet. Kuota prej 30% e grave në listat për deputet nuk u zbatua nga PS, LSI dhe PD”.
Gjithe populli dhe nderkombetaret ishin kunder Kriminelit Shpellar …
E more vesh shoku Sali. Tere keto pika, vrejtje e probleme te takojne ty qe ishe ne pushtet. Ndaj mos bertit e del çdo dite ne TV kinse je i paperlyer.
Ai qe me rrit djalin eshte me FRD-ne. A keni ndonje informacion si do jete e ardhmja e kesaj partie se hallin e kam familjar? 😛
Kjo parti (pd) do ndryshoje emrin me propozim popullor dhe do te quhet “partia e shpellarëve demokratë,hajdute ditë e natë”. Frd i takon e ardhmja ashtu sic i takon civilizimit?