Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Vendimi për shpronësimet: Mbi 1 miliard lekë për banorët e Unazës Re
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Vendimi për shpronësimet: Mbi 1 miliard lekë për banorët e Unazës Re
AktualitetKryesore

Vendimi për shpronësimet: Mbi 1 miliard lekë për banorët e Unazës Re

DITA Online
Published December 27, 2018
Share
SHARE

Në fletoren zyrtare është publikuar vendimi për shpronësimet tek Unaza e Re. Janë mbi 1 miliardë lekë nga buxheti i shtetit që do ti jepen banorëve të kësaj zone që do u shemben shtëpitë për ti hapur rrugë projektit të rrugës. Theksojmë se një pjesë e këtyre banorëve janë prej dy muajsh në protestë, pasi kundërshtojnë shembjen e shtëpive të tyre. Qeveri ka deklaruar se pronarët e ligjshëm do të dëmshpërblehen me vlerën e tregut, ndërsa objektet që janë ndërtuar pa leje do të shemben pa marrë asnjë dëmshpërblim. Theksojmë se në kategorinë e “të palegalizuarve” do të trajtohen me bonus qiraje familjet në nevojë.

Me daljen e këtij vendimi pritet që të nisë nga puna Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) për shembjen e afro 250 objekteve.

Ky projekt është shoqëruar jo vetëm me kundërshtinë e banorëve që kanë dalë në protestë por edhe me akuzat e opozitës për “vjedhje me fondet publike”.

Pak kohë më parë u anulua njëri prej tenderave të aksit nga Pallati me Shigjeta deri tek Sheshi Shqiponja, pasi kompania “DH Albania” e kishte fituar tenderin me dokumente false. Burime nga Ministria e Energjetikës thanë se brenda muajit Janar shpallet fituesi i ri për lot-in 1 të rrugës.

“Tenderi për lotin e parë është anuluar dhe do të ribëhet përsëri. Ndërsa në dy lotet e tjera vazhdohet normarlisht sipas projektit të ARRSH-së. Por puna e institucioneve (në rastin konkret IKMT) nuk lidhet aspak me tenderin”, tha zedhenesi i Ministrisë së Energjetikës. Institucionet shtetërore kanë për detyrë të lirojnë trasenë e rrugës, pavarësisht kohësh kur shpallet fituesi i ri i tenderit për lotin e parë, sqaroi ai.

Opinion.al u interesua edhe pranë IKMT-së për të mësuar se kur mund të nisin shembjet dhe mësuam se me daljen e vendimit dhe botimin në Fletoren Zyrtare, IKMT harton planin e punës dhe nis sa më shpejt zbatimin. Pra brenda muajit janar pritet të nisin shembjen e banesave dhe objekteve të biznesit në aksin Pallati me Shigjeta-sheshi Shqiponja, njohur ndryshe si “Unaza e Re”.

Ky aks është pjesë e projektit “Unaza e Madhe” e kryeqytetit që ka nisur nga ndërtimi 3 vite më parë dhe aktualisht i përfunduar është vetëm segmenti nga Shkolla Teknologjike deri tek TEG-u.

burimi: Opinion.al

v.l/ Dita

DITA Online December 27, 2018
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?