Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Dëmet e ekonomisë ruse nga sanksionet e fundit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > Dëmet e ekonomisë ruse nga sanksionet e fundit
Ekonomi

Dëmet e ekonomisë ruse nga sanksionet e fundit

redaktor
Published March 26, 2014
Share
SHARE

Kriza në Ukrainë duket se po i shkakton dëme serioze ekonomisë së Rusisë. Edhe pse udhëheqësit rusë kanë minimizuar ndikimin e sanksioneve të fundit amerikane dhe evropiane, analistët thonë se kapitali ka filluar të largohet nga vendi, ndërsa investitorët përpiqen të shmangin rrezikun duke investuar në vende më të sigurta.

Duke marrë parasysh rritjen e vogël të ekonomisë ruse, analistët paralajmërojnë se vendi mund të hyjë në një recesion ndërkohë që zemërimi ndërkombëtar dhe sanksionet ekonomike vazhdojnë të intensifikohen.

Rusia është ekonomia e nëntë në botë. Vitin e kaluar ajo pati një rritje të vogël prej vetëm 1.3 përqind. Por këtë vit, rritja e ekonomisë së Rusisë është në pikëpyetje. Rezervat ruse kanë rënë rreth 14 përqind këtë vit, rubla ka rënë 11 përqind kundrejt dollarit , dhe inflacioni ka të ngjarë të arrijë në 7 përqind në muajin mars.

Dobësia ekonomike e kombinuar me kërcënimin për më shumë sanksione ishte e mjaftueshme, për organizatën e vlerësimit të kreditit, Standard and Poor që të ul parashikimet për ekonominë ruse nga “e qëndrueshme” në “negative”.

John Chambers është kryetar i komisionit të vlerësimit të kreditit, S & P Sovereign.  Sipas tij klima e dobët e investimeve dhe disponimi jo i mirë i investitorëve tashmë ka shkaktuar uljen e parashikimeve tona të rritjes ekonomike për këtë vit dhe për vitin e ardhshëm. “Ne kemi dhënë një opinion negativ pasi vlerësimet për ekonominë ruse nuk janë më të qëndrueshme”, tha John Chambers.

Investitorët kanë tërhequr rreth 70 miliardë dollarë nga ekonomia e Rusisë që nga fillimi i krizës. German Gref, drejtori i bankës shtetërore të Rusisë, Sberbank, paralajmëron se vendi mund të hyjë në recesion nëse kjo prirje vazhdon.

redaktor March 26, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
4 Comments
  • beni says:
    March 27, 2014 at 9:22 am

    Ngritje e normes se interesit ne 7% dhe uljen e vleres se Rubles beri qe shum e shum investore te investojn ne ket vend e jo prallave se ekonomia Russe po zvogelohet!
    Ktu filloj edhe xhelozia e vendeve perendimore ndaj russise!

    Reply
    • Tarrasi says:
      March 27, 2014 at 3:03 pm

      Pervec energjise (gazi natyror dhe nafte) Rusia eksporton femrat e veta dhe vodke.

      Per cfare ekonomie dhe xhelozie e kishe fjalen ti se spo te kuptojme???!!!

      Rusise nuk i vjen dem nga USA apo nga njeri tjeter por nga vete menyra se si kane ndertuar qeverine dhe ekonomine. Shiko hsorine dhe do ta kuptosh. Pa liberalizim ekonomie ska zhvillim. Ne Rusi ke nje diktator dinak dhe monopolet e njerzve qe e rrethojne. Rusia ka mbaruar pa filluar.

      Sa per energji ka energji berthamore qe te mbahet nga kjo e gjithe bota per qindra vjet qe vjen. Gasinato vende si Rusia jane gjithmone te zevendesueshme dhe kete gje Putini e ka kuptuar shume mire dhe po mundohet te bej ceshte e mundur sa ka fuqi se me vone sja var njeri.

      Reply
      • beni says:
        March 27, 2014 at 6:24 pm

        Keshtu si mendon ti,jan vetem Anti Russe!
        Momentalisht behet me teper prapagande,qe te dobesojne kete superfuqi,qe dita dites po behet me e Rezikshme per Kapitalizmin e falimentuar Amerikan me nje $ qe po behen si Lekat e Enverit!!!

        Reply
        • Tarrasi says:
          March 27, 2014 at 7:00 pm

          Shiko faktet atehere te gjithe ata qe jane perreth Putinit jane nje tufe me hajdut qe e kane vene pasurine me korrupsion njesoj si klani i Sali Berishes. Mbrojtja e ish presidentit te Ukrahines ishte mbrojtaj e nje hajduti qe kishte vjedhur biliona vetem makinat qe kishte I vlenin me 100 miliona euro. Shiko mbrotjen e Diktatorit te Sirise ku jane vrare mbi 150 mije njerez… po te ishte nje njeri me ndergjegje jepte dorheqen.

          Ti permende Enverin por me duket se je Komunist qe ke nostalgji per nje Diktator atehere merr leckat dhe leviz ne Rusi te shikosh si I trajtojne rracat e tjera ata os ne Siri ku te te pelqejme shume.

          Tani a ke fakte e argumente apo ke fjale boshe lart e poshte.

          Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?