Mario Baloteli është dënuar me 3 ndeshje skualifikim dhe Milani do të zbresë në fushë pa sulmuesin e tij kryesor në ndeshjet ndaj Napolit, Juventusit dhe Katanias.
Gjykatësi Sportiv Xhanpaolo Toszl e ka argumentuar kështu pezullimin e futbollistit të kuqezinjve: “Sjellje kundër rregullave në fushë për të cilën ka marrë një karton të verdhë. Duke qenë kartoni i katërt i verdhë, pezullohet për ndeshjen e radhës (ndaj Napolit). Gjithashtu në fund të takimit ka ofenduar një nga ndihmësit e arbitrit.”
Sipas mediave italiane, Baloteli i ka thënë “Çfarë m… shikon” arbitrit të portës Doveri, pas një zënke të vogël me portierin e Fiorentinës, Viviano.
Milani, nëpërmjet një komunikate për shtyp, ka njoftuar se do të apelojë vendimin për të shkurtuar dënimin, por duket e vështirë që Baloteli të jetë në fushë ndaj Juventusit.
Mire ja bejne , ne sport si kudo , pervec talentit duhet edhe edukata .Mbi te gjitha kur shume te rinj , inspirohen nga ty .