Gjykata e Krujës ka dënuar me 6 vite burgim një ish-punonjës të Tatimeve. Pas hetimit të Prokurorisë, gjykata dënoi dje me 6 vjet burg ish-punonjësin e Tatimeve, Osman Demirxhiu për akuzuën e “Pastrimit të Produkteve të Veprës Penale”. Sipas hetimeve, Demirxhiu, në kohën kur ishte i punësuar si inspektor tatimor, por edhe pas largimit prej saj në vitin 2008, ka mbajtur bilancet e disa kompanive private. Gjatë këtij punësimi, ai, nëpërmjet faturave fiktive tatimore, ka arritur të marrë prej tyre në mënyrë abusive rreth 6 milionë lekë të reja. Këto para ai i ka investuar në ngritjen e një ndërtese disa-katëshe për biznes. Në përfundim të hetimit dhe gjykimit, shtetasi Osman Demirxhiu u dënua me 6 vjet burgim, si edhe u vendos konfiskimi i pasurisë së paluajtshme, të cilat i akuzuari e ka regjistruar në emra të familjarëve të tij.
Bitraj & Fullani rrezikojne nga 150 vjet burg…apo keta kane me pak pergjegjesi se kane vjedhur me pushtetarer… Kjo eshte drejtesi Alla Bujar Nishanqe.
Per 60 milion lek te vjetra denohet 6 vjet burg.
Po per 7 miliard e 500 milion lek te vjedhura-sa vite burg i takojne?
Po kush tja jape FULLANIT BURGUN?
Xhin Xhoni? apo Like Floriri?