Xhemail Rexhepi, ose siç njihej ndryshe me emrin Komandant Shqiponja, kohët e fundit kishte denoncuar për agjencinë e lajmeve “INA” bëmat që sipas tij po ndodhnin me BDI-në dhe sidomos shqetësimet e tij për Kumanovën dhe shqiptarët.
“Po dëgjoj zëra nga disa karrieristë, nga disa fotelashë, nga disa që veç postet dhe paranë e njohin se: Shqiponja i ka prish punët me Ali Ahmetin. Kur është ne pyetje Kumanova, unë çdo herë do të jem në kundërshtim ndaj çdo veprimi qe s’është në vullnet të qytetarëve të Kumanovës.
Unë kam qenë bartës kyç me shumë shokë i betejave më të lavdishme të 2001, ku kemi qëndruar deri në fitore. Shpresoj dhe jam plotësisht i bindur që nga kjo rrugë që kemi marrë unë dhe shumë shokë të UÇK-së dhe aktivistë të BDI-së, në fund do të fitojë Kumanova.
Lus Allahun në këtë natë që çdo njeri që i është afruar kësaj partie me qëllime jo të pastërta, ishalla i ndërrohet mendja dhe mendon për të mirë dhe vetëm për të mirë”, ka thënë ai në Natën e Kadrit, raporton “Telegrafi”.
e mora me mend se allahu te ka thye qafen