Jemi mësuar të dëgjojmë lajme për rënien e tavaneve në shkolla e kopshte, por kësaj here kjo ka ndodhur pikërisht në institucionin ligjvënës. Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë dje është mbyllur me një “shi” copash suvaje, që kanë rënë mbi kokat e deputetëve në momentin kur po diskutohej për statistikat. Gazeta “Panorama” shkruan sot se “fillimisht u dëgjua një kërcitje e fortë, që erdhi nga pjesa e tarracës, dhe pas kësaj copa të imëta suvaje ranë mbi kokat e deputetëve, disa prej të cilëve u çuan menjëherë nga karriget. Komisioni u ndërpre për dy minuta dhe më pas kryetari Edmond Spaho e mbylli mbledhjen”. Rënia e tavanit të sallës ka ardhur për shkak të lagështirës. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe më parë, por gjatë kohës që salla ishte bosh.
ti kishte zene brenda , te majte e te djathte
A sa Gezim po t’i kishte zene Brenda te gjithe pa dallim feje krahine dhe ideja por pa perjashtuar edhe shikon Sali.Gezim I shkelqyr per popull in tone demokrat.