“Shqipëria është një shtet i krijuar artificialisht me prani njëqindvjeçare në rajonin tonë. I kemi lënë ne hapësira këtyre kusarëve që të na shtypin vëllezërit tanë. Duhet t’i bëjmë njëherë e mirë se çfarë do të thotë Greqi”,thotë Kristos Papas,deputeti me origjinë shqiptare (nga Suli) i partisë ekstremiste greke, Agimi i Artë.
Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, Papas, i cili në Shqipëri është person i padëshiruar, thotë se “ne nuk na dekurajojnë dhe stepin as “rrufjanët” e çdo kombësie dhe të çfarëdo lloj regjimi. “Agimi i Artë” do vijë shumë herë dhe sa herë të dojë në “Vorioepir” derisa të vijë dita e shenjtë kur ne të vijmë si shpëtimtarë!!!”.
Deputeti i Agimit të Artë sulmon edhe ministrin e Jashtëm shqiptar, të cilin e quan “gjarpër”. “Avramopulos ka një obsesion me një të ashtuquajtur miqësi me Panaritin, i cili e konsideron atë një mik dhe njeri të arsyeshëm. Por, natyrisht, lëvizjet e fundit të Panaritit treguan se çfarë gjarpri është ai. Çfarëdolloj ndjekjesh të mundshme penale të bëra ose që do të bëhen ndaj meje, vetëm një rezultat do të kenë. Do forcojnë gjithnjë e më shumë lëvizjen nacionaliste greke të “Agimit të Artë”.
Ndërsa në lidhje me emigrantët shqiptarë në Greqi, dëbimi i të cilëve është pjesë e filozofisë së Agimit të Artë, Papas thotë se kjo do të ndodhë.
“Natyrisht që po. T’i ndjekim nga Greqia me autobusët e tyre ose më këmbë nga të njëjtat shtigje që na erdhën dhe na zunë derën duke bërë krime, vjedhur dhe duke urryer në të vërtetë çdo gjë greke. Shqiptarët kafshuan dorën që iu shtri për t’i ndihmuar dhe që iu dha një pjatë gjellë. Ata grabitjen e kanë në gen. Një nga sloganet tona që dëgjohet në çdo takim tonin është: Nuk do të bëhesh kurrë grek o shqiptar”, shprehet Papas.
SA ME NERVA QEKE TI PLAKO.o greko-alvanoz, mos u merzit.hahhah.. Ca ke? Ndonje lulishtar shqiptar te la ngrejt grun apo gocen…ju po vdisni per buk dhe e vetmja menyr qe te ndjeni te fort esht te fryhen me shqiptaret…te dhjefsha mustaqet..keni te drejt ” shqiptari nuk bohet kurr grek” por JO sepse nuk doni ju po NUK DUAM NE….himara esht shqiptare..