Policia shkencore ka arritur të gjejë gjurmë gishtërinjsh në letrën e natribanit, e cila u përdor për të mbështjellë eksplozivin e vendosur në makinën e Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, raporton Ora News.
Në bazë të verifikimeve të kryera deri tani nga ekspertët e laboratorit të policisë kriminale këto gjurmë nuk i përkasin asnjë personi me precedentë penalë, të cilët ndodhen në skedarët e Policisë së Shtetit.
Për këtë arsye me kërkesë së prokurorëve të çështjes, policia i ka kërkuar firmës Aleat, e cila prodhon dokumentet e identifikimit në Shqipëri të bëjë krahasimin se të kujt janë këto gjurmë gishtërinjsh, nëse ai person është pajisur me dokumente biometrike.
Pavarësisht se kërkesa ka disa ditë që është bërë, ende nuk ka një përgjigje nga kompania. Policia e shtetit në këtë rast është e detyruar të presë përgjigje, pasi në kontratën e nënshkruar nga Ministria e Brendshme me këtë koncesionar, ministria nuk disponon të gjithë gjurmët e gishtave të personave që aplikojnë për dokumente, sepse të dhënat janë në pronësi të firmës “Aleat”.
Nga grupi hetimor mësohet se pista kryesore mbi të cilën po hetohet është ajo për shkak të detyrës së Besnik Dervishit si prefekt i Vlorës. Hetime ka pasur edhe për persona të veçantë, ku nën lupën e hetimit janë dy persona tashmë të dënuar për vrasje dhe që ndodhen në qeli, të njohur si organizatorë të rrjetit të vendosjes së bombave me aparat celular.
Kryesisht hetimet po kryhen në rrethin shoqëror të këtyre dy personave, të cilët dyshohet se janë vendosësit e C4 në makinën e prefektit. Ndërkohë që policia dhe prokuroria vazhdojnë të marrin në pyetje shumë persona, të cilët kanë pasur kontakte ditët e fundit me makinën e Besnik Dervishit.
Kjo qenka për të vënë duart në kokë!!!
Po si mund të jetë pronare e shenjave të gishtërinjve të mi një firmë private?!
Po si është e mundur të ndodhi kjo gjë?!
Firma kryen punën, por nuk duhet të jetë pronare e të dhënave që lënë shqiptarët.
Po më pas, a mund t’i shesi në tregun e zi kjo shoqëri të dhënat?!
Kot shkruaj, kush i ka mbrojtur të drejtat e shqiptarëve ndonjëherë!
Domethene, po e paralajmeroni kriminelin qe te fshihet…!?
Cfare shteti eshte ky qe i shet shenjat e gishtave nje kompanie te huaj! Nga e di Shteti shqiptar qe kjo kompani nuk i shet te dhenat tona??
Ai qe ka pregatitur bomben eshte ndonje specialist qe ka qene marre me xhenjon , ose ndonje nga keta rinia qe merren me kompiuterat, dhe mund te mos kete pasur azgje me prefektin
Por ata qe kane pasur sherr me prefektin e kane paguar kete specialistin per tu ndertuar kete bomben me celular
Ndaj , hetimet duhen pare edhe ne nje piste te njerezve qe nuk kane qene kriminele, por jane specialsite dhe rezik merren me kete pune te piste
” Raimond Vlonjati “” !
Ti nuk e kupton qe keta i thone personit qe ka vene Bomben ,IK ,IK nga SYTE KEMBET se ne te dolem borxhit ,te lajmeruam .
Popull shqipatar !
Ne se rastesisht konfliktoheni me ndonje person tjeter dhe shkohet deri ne ekstrem ,d.m.th e vret ose TE VRET ,mos kerkoni qe tua marre haken shteti ,se ai GJALMEZIU VDIQ dhe nuk ngjallet ME ,POR e merrni HAKUN vete sepse keshtu u do SHTETI qe te SHFAROSEMI me Njeri -i tjetrin .
Prandaj ne se e keni thiken apo armen ,mendohu 100 here para se ta perdoresh se ARMA te ben trim ,se po u be DEMI do ti pergjigjesh jo VETEM TI QE e BEN DEMIN POR EDHE PJESTARET e AFERM te FAMILJES qe nuk kane faj. .
Prandfaj i rrini larg SHERRIT se BELAJA do PARA edhe KOHE !
Se mos flasin te verteten,mos u shqetsoni se e kan ditur para se te behet publike.