Hetimet për grupin e zyrtarëve të ish-Ministrisë së Punës kanë nxjerrë në sipërfaqe akuza të reja për abuzimet në këtë ministri. Nuk është ministria e vetme e përfshirë në krime, por me sa duket, këta kanë shkelur edhe atje ku nuk duhet të shkelnin.
Deri në 10 mijë euro personi!
Një zyrtar i lartë i Ministrisë sugjeron që gjatë fundit të vitit 2010, por edhe në vazhdim, mësohet se me nota verbale të Ministrit të Punës, janë dërguar në SHBA persona të cilët nuk ishin zyrtarë të kësaj ministrie.
Në notat verbale të përgatitura nga Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë, përfshiheshin përkundrejt pagesës që u jepej zyrtarëve të kësaj ministrie (hetuesit po hetojnë lidhjet me vetë Ministrin) persona të cilët nuk kishin asnjë lidhje me Ministrinë e Punës.
Këta persona sipas dëshmisë në fjalë, paguanin deri në 10 mijë euro personi, për t’u trafikuar drejt SHBA-ve.
Vetëm në fund të tetorit 2010, dy persona (një vajzë e re rreth 27 vjeç nga Elbasani dhe një djalë i ri) kanë marrë vizë ne ambasadën amerikane, sikur të ishin punonjës të ministrisë, gjasme me qëllim pjesmarrjen në një aktivitet që zhvillohej në SHBA.
Si niste trafiku
Gjetja e aktiviteteve që zhvilloheshin në SHBA bëhej nëpërmjet internetit nga Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë, dhe prej këtij momenti fillonte skema e gjetjes së personave përgatitja e notave verbale, dërgimi në ambasadë si punonjës të Ministrisë etj, pra shitja e vizave amerikane për qëllime përfitimi.
Burime nga Ministria e Punës, tregojnë se këto nota verbale nuk rregjistroheshin me një numër të caktuar në protokollin e Ministrisë (në to bëhej shënimi me numër ekstra), madje në protokoll nuk depozitohej dhe ruhej asnjë kopje e tyre. Gjithë kjo me qëllim që zyrtarët të mos kishin asnjë gjurmë për përfshirjen e tyre në këtë trafik vizash (pasi rregulli kërkon që nëse një shkresë ruhet në protokoll, ajo duhet të jetë e sigluar nga punonjësit që e kanë përgatitur atë). Madje për këta persona janë shpenzuar fonde për udhëtimin, qëndrimin apo ditetat nga buxheti i shtetit, sikur ata të ishin zyrtarë të atij institucioni. Kjo do të thotë që “grupi” i Ministrisë, përveç pagesës për vizën, ka vjedhur edhe fondet e buxhetit të shtetit që janë dhënë me urdhër shërbimet për këta persona.
Personat jo zyrtarë të kësaj ministrie, të dërguar në SHBA me nota verbale të Ministrisë së Punës, mësohet se nuk janë kthyer më në Shqipëri, çfarë provon ekzistencën e këtij aktiviteti të paligjshëm ndërmjet zyrtarëve të saj.
Pikëpyetjet e hetuesve
Nëse zyrtarët e kësaj ministrie pretendojnë se janë “të pastër” pasi nuk kanë firma që provojnë se janë të përfshirë në këtë proces apo të tjerë (siç mund të pretendojë ndonjëri prej tyre) apo këmbëngulin se personat e dërguar në SHBA ishin punonjës të ministrisë, si shpjegohet që ata që kanë vendosur me “dorë të hekurt” për të gjitha udhëtimet në këtë ministri, në këto raste nuk kanë qenë të përfshirë? Apo nëse ata kanë patur dijeni mbi këto nota verbale, si shpjegohet që megjithëse i njihnin mirë gjithë punonjësit e ministrisë, kanë përfshirë në to persona që askush nuk i njihte? Po personat që mund të kenë udhëtuar bashkë me ta (pasi në grupet e udhëtimit ka patur edhe persona që ishin pjesë e ministrisë) si shpjegohet që nuk çuditeshin nga këta “udhëtarë të rastësishëm” që i shoqëronin?
Dietat, qershi mbi tortë
Lidhur me abuzimet për dieta jashtë vendit, gjetja e aktiviteteve në vende të ndryshme të Europës apo të botës, bëhej në të njëjtën mënyrë. Pra, Drejtoria e Integrimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë gjente aktivitetin në internet, dhe më tej përgatiste aktet për urdhër shërbimet duke përfshirë në to punonjës të ministrisë, të cilët nuk kanë shkuar kurrë në to.
Ajo që ndoshta duhet të bëjë ministri i ri është të verifikojë në sistemin TIMS, nëse personat që janë përfshirë në gjithë urdhër shërbimet prej vitit 2010, rezultojnë të kenë dalë jashtë vendit dhe të kenë shkuar në këto shtete. Një tjetër verfikim që duhet bërë, është edhe komunikimi që është bërë nga Drejtoria e Integrimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë, me organizatorët e aktiviteteve si dhe regjistrimet që janë bërë për këto aktivitete ndërkombëtare. Te gjithë e dinë, që për të marrë pjesë në një aktivitet ndërkombëtar, duhet të ketë një rregjistrim paraprak të pjesmarrësve në to si dhe një ftesë të dërguar nga organizatorët. Nëse nuk ka të tilla prova, kuptohet që kjo ka qenë një skemë e pastër me qëllim përfitimi, vjedhjeje të buxhetit të shtetit, të fondeve të udhëtimit, qëndrimit dhe dietave për personat që “dërgoheshin dhe shkonin” në këto aktivitete.
Po kështu për të gjitha këto udhëtime, në Drejtorinë e sipërcituar të Ministrisë, duhet të kishte raporte nga pjesmarrësit në këto aktivitete, lidhur me çështjet e diskutuara, rekomandimet, zhvillimet për çështje të ndryshme etj. Sipas burimeve nga Ministria e Punës, mungojnë tërësisht këto raporte, pasi nuk e kanë fare idenë se çfarë është diskutuar në to.
8 persona ndanin tortën
Shpërdorimet dhe vjedhjet e fondeve në Ministrinë e Punës, kanë qenë të konsiderueshme edhe për dietat brenda vendit. Mësohet se për një vit, 95% e fondit të Ministrisë i përcaktuar për këtë shpenzim, është përfituar nga vetëm 8 persona, pjesë e “grupit” të z.Ksera. Këta persona kanë shkuar me shërbim brenda vendit, edhe pse pozicioni i tyre nuk kishte asnjë çështje që të justifikonte udhëtimin e tyre në një zyrë vendore në varësi të Ministrisë.
A ishte ministry që i shpërblente pjestarët e grupit me dieta për shërbime brenda vendit, për punët, firmat që ata hidhnin për llogari të tij? Kjo do dalë nga hetimet, por dëshmia nxjerr që ka nga ata punonjës që plot 20 ditë të muajit (!) kanë qenë me shërbim nëpër rrethe të ndryshme të vendit, dhe përveç pagës mujore përfitonin në këtë mënyrë edhe një rrogë të dytë. Thuhet gjithashtu se edhe faturat që provojnë shpenzimin e kryer për fjetje apo udhëtim për udhëtime brenda vendit janë të falsifikuara.
Për këtë do ketë një kontroll të dyanshëm tek subjektet që pretendohet se kanë lëshuar këto fatura, si nga vetë auditi i Ministrisë, ashtu edhe nga organet e tatim taksave, për të provuar origjinalitetin e tyre si dhe që shpenzimi është kryer realisht.”
Kleves Bistro, person në kërkim, por shkruan në Facebook
Ish-shefi i kabinetit të Ministrisë së Punës, Kleves Bitro, prej disa ditësh person në kërkim, reagon herë pas herë ndaj shkrimeve që bëhen për të në media. Ai akuzohet nga Prokuroria për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet e tenderave. Nga një vendndodhje e paidentifikuar, Bitro ka shkruar në faqen e tij në Facebook se akuzat që i bëhen janë të motivuara politikisht dhe personalisht. Dhe ja si e nis ai postimin e datës 8 tetor: “Të nderuar miq, falenderoj mbështetësit dhe fansat e mi. Në mënyrë të veçantë falenderoj dashamirësit mediatikë që ndihmuan të përçoj tek lexuesi anën tjetër të historisë që pushtoi faqet e para të gazetave dhe në disa raste edhe edicionet informative..”, dhe komenti vazhdon. Arratia dhe burgu ka të keqen e vetë po ka edhe të mira. Se kështu bëhesh edhe i famshëm, ke pas vetes edhe fansa…
Nuk kishte minister me te regullt dhe te ndershem se Spiro Ksera. Keto jane trillime per tu hakmare dhe qe ta perdorin si vegel te Tyre.
PATRIOT mos je gje Klevesi ti ?
Ti ajdut i saliut duhesh rjepur.pa ta refej un se sa i famshm behesh ti pler.
E çfarë të komentosh me parë për pushtetin përbindesh të vjedhjes që ndërtoi saliu!? Shyqyr që kemi këto farë partish ku mjafton te bësh pjesé dhe, je në pushtet. Shume hajdute janë bërë qëllimisht antarë partish jo për ide por pér t’i pasur këto trampoline drejt pushtetit dhe drejt vjedhjes! Të gjithë hajdutet e shqipërise jane te grumbulluar neper partitë e ndryshme në numër rekord. Ja p.sh shikoni ministrine partiake të kserës? Plot e përplot me hajdutë!
C’ka mesohet nga ky shkrim eshte vertete skandaloze dhe e denueshme.Duhet t’i shkohet deri ne fund hetimit dhe denimit te autoreve te ketij mashtrimi mafioz.Aq me shume qe ai lidhet edhe me nje pjesemarrje direkte ne shkeljen e ligjit ne Shqiperi por edhe ne SHBA.Per kete duhet kerkuar edhe bashkepunimi i ambasades dhe qeverise amerikane.Ceshtje te tilla serioze kerkojne impenjimin e duhur dhe seriozitetin e duhur.Nje skandal I tille te con ne mendje se nje gjendje e tille ka shume mujndesi te kete ekzistuar edhe ne ministry dhe institucione te tjera qeveritare,ku mafiozet me siguri kane ditur te shijne e te korrin si kane dashtur.Pas korrjeve te medha nga “patronet” mbetet edhe mjaft “drithe” per “mijte” me te vegjel,qe s’kane mbetur kurre pa gje.Drejtesia te vihet ne vend,haku i popullit te dale ne shesh dhe kriminelet te gjykohen e denohen me forcen e ligjit,qe duhet te behet realitet edhe ne vendin tone.
Sa për ndershmërinë e këtij ministrit, mos na flit shumë se e kemi parë nga brenda se sa i ndershëm e i “pastër” ishte! Tarafi vepronte pa pikën e gajles dhe një qytetar i ndershëm, që i hynte konkursit sipas procedurës pa miq, vetëm me forcat e veta, as që puthte në atë ministri. vendet ishin vetëm për gratë, vajzat, djemtë, kushërinjtë e politikanëve. Ka fakte për këtë, sa nuk dalin as netët e dimrit për ti protokolluar! Në se ky hetim fillon dhe në të tjera institucione do shihni se nga buronin dhe rridhnin paratë e këtyre vemjeve të ndyra. Hajdutë me mandat ministri e deputeti! Këta na kanë drejtuar jo ne, por veten e tyre dhe familjet.
E çfarë mund të bëjë një qytetar që priste me vite për një punë të ndershme, kur lexon këto “zgjuarësi” dhe “aftësi” apo “zotësi” të këtyre palaçove? E pra, politikanët dhe rrethi i tyre, hanin me dhjetë duar e këmbë, ndërsa qytetarët e tjerë as që ekzistonin jo më të jetonin!!!
Jam dakort me Amb. e nderuar PITARKA , hetusia duhet te bashkepunoje me te gjitha ambasadat e akredituara ne Tirane per te verifikuar vizat e dhena ne emer te ministrive te ndryshme sepse nuk eshte vetem kjo ministri por te gjitha dikasteret e qelbura shqiptare qe kane vepruar keshtu duke shperdoruar mirebesimin e ambasadave gjoja per nevoja shteterore , keta hadute te pa cipe na turperojne te gjitheve ne shqiptareve te ndershem si brenda dhe ne mergim .
Per kete Kseren kam bere nje koment per nje shkrim te Petrit Zilit , ” Nje maune me lesh ” ne gazeten Dita, ne muajin Maj.
Ja nje pjese e ketij komenti :
Një maune me lesh
Nga PETRIT ZILI Postuar më: 28 Maj, 2013 tek Analiza
zekthi
28 Maj, 2013 at 5:33 pm
Ato dite qe Saliu shkoi ne Gjirokaster, nuk qendroi ne Lazarat por u degdis per ne Dropullin e siperm. Kishte me vehte edhe nje shoqerues nga ato ane, qe ne mos gaboj i thone Spiro.
Dropullitet per kete thone se Spirua, eshte i vetmi gomar qe na ka mbetur ne keto ane ,qe pas vitit 1990.
Kjo zone ka pasur shume gomer, me te cilet grate zbrisnin nga fshatrat e tyre faqe malit ne fushen e gjere te Dropullit per ne pune,dhe hipur mbi ta ngjiteshin ne darke per ne shtepi.
Tani nuk gjen dot edhe nje gomar te vetem ne te gjitha fshatrat.
Mallin e gomereve ua nxjerr ky Spirua qe Berisha e beri minister ne Tirane.
” Mire qe kemi Spiron – thone dropullitet – se na del malli i gomereve qe tani na mungojne
Ate dite dropullitet thane ” Na i nxorri dy here mallin ki Spirua se na pruri edhe gomarin e madh ketu dhe i digjuam zerin.”…………
—oo—
Ja ku doli ne skene perseri Spirua i Kseres , ministri i preferuar i Saliut nga Dhropulli. Por tani nuk do ta shoqeroje me Saliun ne zonen e Dropullit, por neper koridoret e hetusive dhe gjykatave dhe neper qelite e Burgjeve qe ka ” ndertuar ” minister Halimi.
Thone se ky Ksera ka vjedhur ( pervetesuar ) te gjitha fondet qe kane ardhur ne vitet 90-te per OMONIA-n, dhe ato te kishes. Ja qe te vret zoti kur ve dore tek ndihmat !
Kujtoi se edhe fondet e shtetit ishin si ndihmat qe vinin nga Greqia dhe u lëshua si prifti ne p….
Gojet ” e liga ” thone se partner atehere ka pasur edhe Dajkon e tij, dikur kryetar Qarku i Gjirokastres ne ate kohe.
Ju arrestuan edhe ata te Agimit te Arte ne Greqi ketij Spiros dhe kush do t’i dale per zot tani .
Dhe tani dropullitet thone : ” Edhe gajdhuri ( gomari ) i fundit qe kishim na ngordhi ” . Tani mbetem pa gajdhur fare.
Veshtire qe ne Dropull te vij më Gomar i tille.
fan noli ka nje tregim me gomar
Vjedhja shkon me tej se cfare na jep ky investigim, 10-mije dollare jane paguar nga taksapaguesit shqiptare, qe jane futur ne xhepat e te popullit dhe te paguar deri ne 50-mije dollare, per tu futur ne listen e ministrise per nje vize SHBA-je.
A mos ka ardhur koha qe te filloje trysnia popullore ndaj qeverise Rama, per ti cuar lideret kryesore te katrahures shqiptare para gjyqit?
Kryeministri Rama, duhet ta dije kete gje dhe te jape mesazhin popullit, se zhdemtimi do te filloje, natyrisedhe burgosja e ketyre shume te
Shteti Grek shfrytezon njerzit e tij ne qeverine shqiptare,per te armiqesuar SHBA-ne me kombin shqiptar.Nga faktet e mesiperme merr kuptim edhe porosia e z.Klinton dhene ligjvenesve shqiptar,ne lidhje me korrupsionin shteteror,niveli i te ciles po rezikon ekzistencen e shtetit.
Ky, Klevisi, bashke me Ilir Ibrahimin kane qene klyshet e bushtres Ksera.Duke u shtuar edhe partnerin ne firme te Kseres ne Gjirokaster, ish kryebashkiakun e Libohoves duhen arrestuar bashkerisht se kane vjedhur fondet per te mjeret.Na folka klevis kurva nga nje fshat i greqerve..! Kriminele te felliqur!
Kjo eshte Ministria ku pershendetek Kalimera, Kalla Kalla?
Populli duhet te indinjohet qe keto jane parate e tij, dhe ti kontrolloje te perdoren per sherbimin e popullit.
Berisha eshte armiku qe shkaterroi cdo institucion.
Besoj qe po shkojme ne rrugen e duhur.
Po Ministria e Punes kete pune ka patur historikisht. Sa shqiptar kane ikur ne vite nga kjo ministri duke marr viza sikur ishin punonjes te saj. Edhe cudi se gjithmone 10.000 usd e kane mbajtur cmimin, nuk paska levizur, qenkan te ndershem 🙂