Berisha pranon më në fund ekzistencën e një problemi që opozita e ka evidentuar prej kohësh. Gjatë takimit të djeshëm me investitorë të huaj dhe vendas, shqetësimi që këta të fundit i paraqitën Berishës ishte fakti se nuk gjenin punëtorë të kualifikuar, kjo për shkak të mungesës apo paefektshmërisë së shkollave profesionale.
Berisha e pranoi sot këtë fakt gjatë një tryeze me akademikët, ku u diskutua për reformat dhe politikat për punësim. Duke folur mbi takimin e djeshëm me investitorët e huaj, Berisha u shpreh se “investitorët e huaj shprehën ankesën se nuk gjejnë punëtorë të kualifikuar. Jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të sjellë në epiqendër të reformave tregun e punës”. Duke pranuar problemet në arsimin profesional, Berisha nuk preferoi të ndalet gjatë, duke u përpjekur ta zhvendosë vëmendjen te “sukseset”.
Berisha pranoi se “Nuk mund të themi se ishte në qendër të reformave tona. Kemi një ministri që ka proceduar me një seri reformash. Në përpjekjen tonë për zhvillimin e arsimit profesional kemi krijuar një seri shkollash profesionale dhe qendrash trajnimi profesional shumë të mira. Kemi një sistem të inauguruar pak kohë më parë shumë të mirë të punësimit on-line, “e –punësimi”, që bën disponibël çdo vend pune dhe krah pune të lirë, një potencial shumë të mirë menaxhues. Ne kemi një kod pune, i cili lejon kontratën e përkohshme, kemi një sistem të mbështetjes ekonomike shumë të lartë gjatë këtyre viteve”, u shpreh Berisha.
Kur u bo ky me dhone leksione investitoreve ketij nuk i lehen celsat e nevojtores.
Akoma ka trushkulur qe ulen ne tryeza me brekedhjerin e historise???????Kaq te tepert e kane kohen,qe ta harxhojne ne menyren me vetposhteruese te mundeshme?????
Ah harrova,duhet te jene ata nenshkruesit peticioneve te arixhofkes jozefine!!!
Sa te kesh minister nje prift,te gjitha do deshtojne.Prifti duhet ne kishe jo ne ministrine e arsimit,zoti Sali.
z/Kryeminister,ne cdo germe te fjaleve tuaja keni vetem mashtrim….me vjen keq se ju kam votuar…vite jete te shkuara dem…!
N
O shoku Sali ! Ne cilen vrime miu eshte futur ai ministri i arsimit qe nuk e shofim gjekundi te na flase per ato” reformat e medha qe do te ndermerni” se deri tani ja keni FUTUR KAZMEN ARSIMIT.Per gjithcka po na flet ti dhe cfare se ?brockulla dhe ngaterohesh aq shume sa ne mbledhjen e qeverise thua “per 50 vjet nen bluzen e bardhe u kam sherbyer njerezve me devotshmeri”.Pika neve per kryeministrin qe kemi.