Pas tre tetativave të dështuara që prej orës 15:00 të mesditës forcat e xhenios dhe ato të INUK kanë mundur të realizojnë shpërthimin e komanduar vetëm në 15:39, duke hedhur në tokë objektin 7-katësh në hyrje të Rrugës së Elbasanit në Tiranë.
Tre tentativat dështuan përshkak të nje defekti ne përcjellësin elektrik dhe vetëm pas ndërrimit të tij, u bë e mundur përcjellja duke ndezur dhe tritolin.
Shpërthimi ishte i sukseshëm dhe fatmirësisht pa dëme për objektet përreth. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrëfikëse, të cilët po bëjnë dhe shuarjen e zjarrit dhe uljen e pluhurit nga shpërthimi i objektit.
Që prej ditës së djeshme ka filluar hapja e vrimave në të gjitha kolonat mbajtëse të godinës, ku është vendosur sasia e caktuar të eksplozivit, në mënyrë që gjatë shpërthimit të këputen kolonat mbajtëse dhe godina të shembet brenda saj, pa dëmtuar objektet përreth.
Pronarët: Po penalizohemi, prishja e paligjshme
Ndërkohë pronarët e godinës e kanë cilësuar si të paligjshme prishjen e ndërtesës. Ata kanë deklaruar se godina është në proces legalizimi dhe nuk janë njoftuar në kohë për prishjen e saj.
Ndërkohë drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë njofton qytetarët se për shkak të shembjes me eksploziv të ndërtesës nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik kombëtar (INUK), prej orës 14:00 dhe deri në orën 17:00 të ditë së sotme, do të ketë bllokim të akseve rrugore: Rruga e Elbasanit, nga Fakulteti Filologjik deri të rreth rrotullimi i Saukut. Rruga “3 Vëllezërit Kondi”; Të gjitha rrugicat e kodrave të Liqenit Artificial që të çojnë në pjesën e sipërpërmendur të rrugës së Elbasanit.
Therrisni Julian Sinanajn se e rrezon ne toke per 5 minuta.
Therrisni xhenierin Shpetim Muka se eshte specialist.
Tirana eshte shume e shemtuar. Megjithate, mua me vjen keq qe shikoj shembje ndertesash. Kjo qenka puna me e dobishme per tu bere? Kemi cerek shekulli qe bejme sikur ndertojme e pafundesisht prishim.
Ka plot per tu prishur ne tr. Ke dhe nje te tille ne rrugen Adem Jashari ne tr te re mbi shkollen e mesme petro nini, rruga qe te kthen majtas dhe te nxjerre tek rruga vaso pasha. Ne fund te kesaj rruge eshte bere nje vile tre kateshe ne mes te rruges ku ska vend as per trutuar dhe mezi kalon nje makine sepse nga kioske me llamarine per te nxjerre buken e gojes e zaproj kete hapesire per te bere kete ndertese ne kundershtim me planin urbanistik te tiranes. Ja shiheni njehere kete vile se do habiteni….
A ka ndonje te dije pronarin e kesaj ndertese?Apo eshte jetime?