Seriali i atentateve me shpërthime të telekomanduara nuk njeh kufi. Objekt shënjestre këtë herë ka qenë Dedë Lleshi, 45 vjeç, pronari i një furgoni pasagjerësh të linjës Lezhë-Shëngjin, i cili për fat të mirë e zbuloi kallëpin e eksplozivit të lidhur me celular, në kohën e duhur. Ngjarja ndodhi në Lezhë mëngjesin e djeshëm dhe policia nisi hetimet duke marrë në pyetje shoferin e furgonit për të mësuar konfliktet e tij. Pista kryesore është ajo e konkurrencës për pasagjerët, por hetohen edhe përplasjet për motive të dobëta.
Ngjarja
Shoferi i një furgoni pasagjerësh me targë AA994GG në Lezhë, gjeti dje një sasi eksplozivi të vendosur në makinën e tij. Shpërthimi i mundshëm është parandaluar, pasi ka lajmëruar menjëherë policinë. Ngjarja ndodhi në lagjen “Skënderbeg”, kurse eksplozivi i përdorur ishte tritol i telekomanduar, me peshë 300 gramë, i mbështjellë me natriban në ngjyrë të zezë. Ka qenë një telefonatë në ambientet e komisariatit të Lezhës, që njoftonte; “Më kanë vënë eksploziv!”, që vuri në lëvizje strukturat e policisë. Ngjarja është njoftuar në 11:55, ku më pas ekspertët gjetën edhe sasinë e tritolit poshtë sediljes së shoferit. Menjëherë grupi hetimor ka rrethuar të gjithë zonën, ku shoferi i mjetit kishte parkuar furgonin e tij me targa AA994GG , ndërsa forcat xheniere bënë çaktivizimin e lëndës eksplozive me shpërthim të kontrolluar dhe pa dëme materiale.
Hetimet
Policia ende nuk ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen. Por është ngritur grupi hetimor, në përbërje të të cilit ekspertë të fushës dhe prokurorë. Janë marrë gjurmët e gishtrinjve të gjetur në pakon e eksplozivit. Vlerësuar karta telefonike dhe vetë celulari. Sasia e përdorur mësohet se ka qenë rreth 300 gramë, e gatshme për të vrarë cilindo afër dhe në mjet nëse shpërthente. Për fat të mirë Dedë Lleshi e ka zbuluar në kohë, teksa është bërë kurioz që ta kontrollojë mjetin para se ta nisë për punë. Brenda nuk kishte pasagjerë, pasi qëndronte i parkuar. Ekspertët po kontrollojnë kartën telefonike se kush e ka pasur në përdorim, thirrjet e saj, SMS-të dhe gjurmët e tjera. Po kështu po veprohet edhe me celularin, për të zbuluar hartën nëpërmjet kompanive celulare për lëvizjet e autorëve. Po mblidhen pamjet filmike të kamerave të sigurisë përreth zonës ku gjendej furgoni. Vetë shoferi ka dëshmuar se nuk ka konflikte, por dyshon se mund t’ia kenë bërë për konkurrencë. Fakti që ai e ka gjetur vetë lëndën plasëse, lë të kuptohet se i ruhej ndonjë sulmi të mundshëm.
Tritol nje furgoni qe mban pasagjere, ky eshte terrorizem dhe shteti per tju kunderpergjigjur, duhet te ngreje skuadren antiterror, jo per ti kapur, por per ti vrare ne vend.
Ceshtja e ketyre monstrave, nuk mund te shkoje deri ne gjyq, por te qerohen hesapet aty per aty.
Duhet qe te indentifikohen edhe familjaret e ketyre monstrave, duhet bere terror te familjaret, qe ata qe guxojne te bejne kete lloj terrori, te mendohen mire, se pervec atyre, i shkon edhe familja per lesh.
Terrorit duhet ti pergjigjen me terror.
Jam i nje mendje me Horrin,Tahiri te vazhdoje punen si ne lagjen kenete ne Durres,te qeroje terroristet,qe kA MBJELLE BISHA.