Bojkoti që të majtët i bënë mbledhjes së Këshillit Bashkiak në Mallakastër ka cuar në dështimin e dytë brenda 1 jave të konstituimit të këtij këshilli, dhe për rrjedhojë edhe mosmarrjes zyrtarisht të detyrës nga kryebashkiaku Agron Kapllanaj.
Në një reagim të tijin, Kapllanaj thekson se dështimi i konstituimit të këshillit ka ardhur pas bojkotit që këshilltarët e majtë i bëjnë mbledhjes, por kjo situatë pengon punën e bashkisë.
“E njëjta gjë ka ndodhur edhe në mbledhje e parë të konstituimit të Këshillit bashkiak, janë larguar dy këshilltarë pas votimit dhe sot po ata dy këshilltarë kishin paralajmëruar bojkotin e tyre”.
Në mënyre që puna e Bashkisë të mos bllokohet, kryebashkiaku Kapllanaj pohon se në një bisedë me përfaqësues të së majtës, u ka ofruar kreun e këshillit bashkiak, pasi këshilltarët e majtë përbëjnë shumicën.
“U kam bërë një ofertë të dy forcave politikë, me mirëkuptim duke tërhequr kandidatin për kryetar të Këshillit bashkiak të forcës së djathtë. Për hir të qytetarëve mallakastriotë ne nuk duam të vazhdojmë me bojkote ky këshill dhe tërheqim kandidaturën tonë”.