Letër e nënshkruar,
Krenar Cani
Kanë zgjedhur që viktima e sulmit të tyre të jetë LSI-ja dhe kryesisht lideri i saj. Po përse? Unë mendoj se sulmi është i kalkuluar. Në këtë tymnajë e vërteta nuk u intereson aspak, se intrigën vetë e kanë thurur. Në këto 18 muaj qeverisjes së majtë nuk i janë vendosur shkopinj nën rrota, por trungje. Opozita e sotme në largimin e saj prej pushteti la pas jo një gropë, por një humnerë ekonomike. Mendimi se skenari grek do t’jua bënte qeverisjen të pamundur erdhi duke u venitur deri sa ai më pas humbi çdo vlerë. Ata që e hartuan atë plan harruan se ekonomitë e vogla si e jona sa kollaj mund të rrëzohen po dhe aq kollaj mund të ringrihen. Sali Berisha, mbasi pa që skenari grek dështoi, nisi të flasë për skenar të tjerë që kishte nën mëngë. Dhe ja skenari i ri. Të goditet LSI-ja dhe kryetari i saj. Po përse Metën? E kaluara e LSI-së në bashkëqeverisje me Berishën dhe shtysa për t’u hakmarrë për largimin nga koalicioni, bëri që sulmi ndaj kësaj qeverisjeje të përqendrohet vetëm tek ai. Por a do të arrijnë dot ta ndajnë LSI-në nga vrapimi me shumicën? A do ta kafshojnë dot atë? Le të presim. Por për një gjë jam i sigurt, nëse ky as nën mëngë nuk do të japë rezultat, dimri opozitar i të djathtës do të jetë tepër i gjatë.
Kesaj partie perfundimisht i ka mbetur vetem emri,sepse PD-ja ka pushuar se qenuri si parti.
Ajo eshte kthyer ne nje shoqate pa vizion.
Nje detaj te vogel dua ti kujtoj drejtuesve te PD-se:Populli nuk eshte me injorant,si para 15-20 vitesh,por eshte aq i zgjuar,sa ti jape uje ne bisht te luges te gjithe atyre qe mundohet t’ja hedhin atij…..