Viti shkollor 2012-2013 u ka kushtuar shtrenjtë mësuesve të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare, të cilët janë detyruar të blejnë shkumësat, për shkak të ndërrimit të dërrasave të zeza, tek të cilat është e pamundur të shkruhet me shkumësat e shkollës.
“Në pothuajse pjesën më të madhe të institucioneve parauniversitare në vend shkumësat nuk kanë munguar, por nuk shkruajnë. Mësohet se paketat e mëdha të shkumësave, disa me ngjyra, ndërsa të tjerët të bardhë, nuk lënë asnjë shënim mbi tabelat e zeza apo tek ato jeshile, në rastet e shkollave që i kanë zëvendësuar tabelat klasike shumëvjeçare të zeza. E megjithatë, ende sot, rreth 9 muaj që kur viti shkollor 2012-2013 është çelur zyrtarisht drejtoritë e shkollave, të mesme por edhe 9-vjeçare nuk kanë marrë asnjë masë. Edhe pse mësuesit e kanë ngritur herë pas here shqetësimin që lidhet me shkumësat, të cilët për shkak se janë të lagur nuk arrijnë të shkruajnë në tabela, drejtuesit janë treguar indiferentë”, shkruan sot gazeta “Shqip”.
Kjo ka bërë që mësuesit të sigurojnë privatisht shkumësat e bardhë, por edhe ato me ngjyra, që kryesisht përdoren për nxënësit e fillores, të cilët preferojnë ngjyrat gjatë shpjegimit të mësimit në tabelë.
“Mësimi ka nisur zyrtarisht në muajin shtator. Imagjinojeni vetë. Po bëhen 9 muaj që ne i blejmë vetë shkumësat në kancelari, para që dalin nga rrogat tona, ndërkohë që Ministria e Arsimit, nëpërmjet tenderit të përvitshëm ka shpallur një firmë fituese, që i ka shitur MASH-it shkumësat. Përderisa ministria ka paguar një fond parash, që nuk është i vogël, duhet të kërkojë llogari për mallin që blen, që në këtë rast ka qenë me shumë mundësi i skaduar përderisa nuk shërben për asgjë. Duke ditur shqetësimin tonë, duke ditur që ne po paguajmë dyfish për të njëjtin mall, që në këtë rast janë shkumësat si drejtoritë e shkollave si Ministria e Arsimit hesht, në një kohë që duhet të ndëshkojë kompaninë fituese që ka shkelur pikat e kontratës të nënshkruar me MASH, pika që parashikohen në marrëveshjen e tyre me shkrim, procedurë që ndiqet në çdo tender”, citon gazeta një mësuese matematike në një nga shkollat e mesme të Tiranës. “Më duhen të paktën 30 shkumësa në 2 javë. Çmimet e tyre në kancelari për xhepat tonë janë të kushtueshëm. Shpenzoj të paktën 300 lekë të reja në 2 javë, bëjeni llogari sesa më duhen në muaj, në disa muaj apo edhe në 1 vit. Ndoshta disave kjo pagesë mund të mos i duket shumë, por për rrogat tona ta papërfillshme është shumë. Fundja unë nuk kam asnjë lloj detyrimi të paguaj privatisht për një shërbim që duhet ta ofrojë vetë shkolla. Maturantët e mbyllën vitin shkollor, dy ditë më parë, por mësimi vijon normalisht për pjesën tjetër të nxënësve, për klasën X dhe XI, kështu që blerja e shkumësave do të vazhdojë të bëhet prej nesh deri në muajin qershor. Më duket totalisht e padrejtë”, thotë ajo.
Shkumsat i blejne nxenesit dhe jo vetem shkumsat, por edhe rrogen e rojes se shkolles, si ne shkollen “Skender Libohova” Lushnje.
turp, kjo eshte qeveria e sali berishes! turp turp turp
Hahahha shikoni cfare paaftesie e kesaj qeverie per te siguruar materialet baze. Prandaj eshte katandisur ne kete gjendje kaq te mjeruar sepse vjedhjet jane ne maksimum.
Kjo qeveri duhet nderruar me patjeter sepse ajo nuk po realizon edhe obligimet me themelore te saj, lere me te mos permendim dhe deshtimet e saj ne tenderimin e ndershem ne shume projekt. Nuk jane te afte qe te bejne asnje gje, pse duhet qe ti mbajme akoma ne pushtet.
More do beje ndonjehere ky shtet perpara apo do rrije ne vend numero. Kur nuk arrijne te mbyllin tendera per gjera kaq te vogla si mund te mendojme se do te kete sukses me gjera me ate rendesishme. nje trup i vertete.
derisa nuk kemi arritur qe te sigurojme materialet me te nevojshme dhe me minimalet qe duhen mund te themi lehtesisht qe kemi nje interesim aspak serioz nga ministria qe drejton arsimin.prandaj duhet rrotacion
sa gjsa gjera te turpshme po le ne gjurmet e historis ky z.sali po pa pik turpi i kerkon me detyrim neper mitingje dhe kur i ginjen ne diten me diell se brenda ketij mandati do tua bej rrogen 700 dollar degjoni programin dhe besoheni eshte turp per ne qe kemi akoma ate perfaqesusin e shtetit dhe akoma me turp do jet sikur ta lejojme ate te vjedh prap voten e shqiptarve dhe te ri perseri ne pushtet
hahahaahahah sa turp edhe shkumesat nuk siguron kjo qeveri, edhe genjen se do te beje 700 dollare rrogen e mesuesve
Turp i zotit te mos u sigurosh femijeve edhe shkumsat, ky eshte kulmi i injorances se ketij shteti…shko folu mesuesve per rritje rrogash tani o i pafytyri Berisha.
Te blej dhe shkumsat vete une tani, se rroge nuk mare si stazhjere, as transport rruge asgje, te blej dhe shkumsat, po ky eshte kulmi..Kjo eshte qeveria e turpeve.
Kur do te mbarojne ndonjehere keto skandalet e Berishes, te mos u sigurosh mesuesve edhe shkumsat, ndersa ai flet per rruge, per xhvillime te medha..Ky eshte komplet injorant.
Duhet menjehere Rilindje, per ti dhene fund deshtimeve dhe skandaleve te njepasnjeshme te kesaj qeverie.
Berisha merr pjese ne inagurimin e shkollave,por qe shkollat te behen gati u kushton shume shtrenjte mesuesve dhe nxenesve te shkollave per dekorin e shkolles.pastaj te tjerat shteti nuk eshte egzistent,Kjo eshte shkolla virtuale,e qeverise (Realiteti eshte tjeter)
me rugace qe mbledh nga ruga dhe fut ne institucionet edijes dhe te kultures kombetare qe kerkojne me c,do kusht ta shkateroje ate vend keto do te presesh shpellari i tropojes kerkon qe ti beje te gjithe shpellare sali////// jam 63vec kam pare e kam hequr te zeza ,por keto qe po po iben kombit tim nje dite do ti shperblesh………zoti dhe populli do te ndersgkoje