Ajo që tashmë konsiderohet një lufte civile në Ukrainë, shkaktoi vetëm të enjten vdekjen e 100 personave (sipas burimeve të cituara nga CNN) dhe plagosjen e 500 të tjerëve. Ministrat e Jashtëm të BE-së ranë dakord të imponojnë sanksione mbi zyrtarët ukrainas “përgjegjës për nivelin alarmant të dhunës”.
Pakti i arritur mbrëmjen e së mërkurës midis presidentit ukrainas, Viktor Yanukovich dhe liderëve të opozitës për fundin e përballjeve fizike midis manifestuesve dhe forcave të sigurisë, u thye të enjten me rifillimin e konfrontimeve.
Mbërrijnë sanksionet
Në një takim urgjent të zhvilluar të enjten në Bruksel, ministrat e Jashtëm të BE-së shprehën “tronditjen” për stadin e dhunës të ditëve të fundit në Kiev dhe ranë dakord të pezullojnë vizat për zyrtarët e lartë që i shërbejnë represionit të brendshëm. BE ka vendosur të vijojë edhe me ngrirjen e pasurive të tyre në shtetet e unionit.
Vendimi u mor pas një takimi të zhvilluar midis ministrave të Jashtëm të Polonisë, Gjermanisë dhe Francës, të cilët nga Brukseli u zhvendosën në Kiev. Po ashtu, Këshilli i Jashtë i BE-së e bëri presidentin ukrainas si përgjegjësin kryesor të tensioneve ekstreme në vend: “Përgjegjësia e parë e situatës aktuale bie drejtpërdrejt mbi presidentin Yanukovich dhe autoritetet ukrainase, të cilëve iu takon edhe hapi i parë për të rifilluar dialogun me protestuesit”, u shpreh shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Kethrin Eshton, ndërsa shtoi se zbatimi i masave “do të çohet përpara duke parë vijimësinë e zhvillimeve në Ukrainë”.
Lista e zezë e SHBA-së
Me përshkallëzimin e dhunës, pozicioni i presidentit ukrainas bëhet tani edhe më i vështirë. Uashingtoni, gjithashtu ka marrë masa paralele me Bashkimin Evropian. Administrata e Shteteve të Bashkuara ka krijuar një listë të zezë me 20 funksionarë të lartë ukrainas, të konsideruar si përgjegjës për përplasjet e ditëve të fundit në Kiev. “Lista e zezë” nënkupton persona të padëshiruar për SHBA-të, – bëri të ditur Departamenti i Shtetit, pa cilësuar emrat e zyrtarëve në fjalë.
Rusia kundër rrymës
Por Moska duket se shtyn në pozicion të kundërt. “Do të bashkëpunojmë me autoritetet legjitime në gjendje që të mbrojnë interesat e shtetit. Nevojitet që partnerët tanë të kenë autoritet për të rivendosur rendin dhe qetësinë dhe që pushteti në Ukrainë të jetë legjitim dhe efikas” , u shpreh të enjten kryeministri rus, Dimitri Medvedev.
Policia e Transcarpazias nga ana e manifestuesve
Sipas “Gazeta.ru”, forcat e sigurisë në Transcarpazia, rajon jug-perëndimor në Ukrainë kanë kaluar nga ana e manifestuesve. Gazeta shkruan se komandantët rajonalë dhe ata të trupave specile dolën në protesta bashkë me popullin para pallatit të rajonit.
Dorëhiqet kryebashkiaku i Kievit
Sipas disa burimeve lokale, rreth 50 policë u kapën në ndërtesën e kompanisë shtetërore të Energjisë, në afërsi të bashkisë. “Situata në kryeqytetin ukrainas ka dalë jashtë kontrollit. Është mirë të kufizohet përdorimi i automjeteve dhe të qëndrohet në shtëpi. Këto masa sigurie janë të nevojshme sepse rrugët e Kievit janë të zaptuara nga njerëz të armatosur dhe të dhunshëm”, nënvizoi ministri i Brendshëm i Unkrainës. Kryebashkiaku i Kievit, një nga “besnikët” e Yanukovich-it dha dorëheqjen nga partia e tij për të protestuar kundra agresionit të shpërthyer./D.Gjuzi
pisliqet e BE dhe SHBA ndaj Rusise i vuan Ukrahina. Demokracia tashme ka vdekur
I vetmi pisllik ne ket mes eshte Rusia dhe Putini.
Eshte skandaloze qe nje dhe kushdo pushtetar te vazhdoje te qendroje ne pushtet me 100 te vrare ne protesta.
100% dakort me ty “juju”,,,,,,,si gjithmone popujt vuajne pislliqet qe bejen amerika me rusine,,,,,,,,,,e gjitha eshte lufte per te komanduar tregjet e influences,,,,,,,po te vesh re eshte kunder pergjigje per sirine kjo situate e ukraines,,,,,,,,por kur ta kuptojne derrat,,,,,,,,,,do jete shume vone……..!!!!!!!!!!!
jo se besoj qe amerika, shteti me demokratik ne bote, qe ka aq shume demokraci sa qe e eksporton ne gjithe boten (ne buxhetin amerikan ka rrezik qe “demokracia made in usa” eshte produkti qe eksportojne me shume) te bej nje gje te tille!!! por edhe ne e bejne e bejne se ata jane te miret, qe duhet te shpetojne planetin nga diktatoret e keq!!! ahahahha njesoj si superman!!!!
NEQOFTE SE TI SVETE DE “DEMOKRACIA MADE IN USA”, ESHTE “DEMOKRACIA MADE IN USA” QE VIN TEK TY
U fut dhe patatja e pare e nxehte. Tani tjetra……
Ja gjeten “ilacin ” edhe Putinit dhe po e vun perfund, zbathni breket o popuj se ska shpetim ma !Hitler budallai futi gjermanet e vet te ndryshonte boten dhe ju turren e shkoj per lesh ,e sot ta ngrefin “mrena shpis” me njeri tjetrin e shkon vet per lesh dhe me qef bile !
Demokracia esht nje fjal e madhe,esht nje mashtrim ,esht iluzion i popujve ,esht si Parajsa qe vetem kemi lexuar por kurr nuk e shohim!!!! Demokracin e shpiken naivet,e shfrytezuan “te zgjuarit” te genjejn budallejt……
Sa për dijeni: Dimitri Medvediev është Kryeministri i Federatës Ruse dhe jo Ministri i Jashtëm.
janukoviç made in sali berishoviç i pershendet ato vrasje ai se shum ka vra qe 22 vite me e var te palma e mesiles
per keto masakra faji mbetet tek usa dhe bashkimi europian te cilat duan me cdo kusht te nderhyjne dhe te fusin hundet kudo.