Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: “Deutsche Bank” fiton garën për kreditimin e borxhit të Shqipërisë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > “Deutsche Bank” fiton garën për kreditimin e borxhit të Shqipërisë
EkonomiLajm i fundit cicerrLajme Flash

“Deutsche Bank” fiton garën për kreditimin e borxhit të Shqipërisë

redaktor
Published April 7, 2015
Share
SHARE

“Deutsche Bank” do të financojë me 250 milion euro qeverinë shqiptare me dorëzaninë e Bankës Botërore. Në ofertat e shqyrtuara nga Ministria e Financave prej datës 2 prill deri më 7 prill, banka gjermane ka dhënë ofertën më të mirë me një marzh interesi 1.3 përqind mbi “benchmark rate” dhe afat maturimi 10-vjeçar.

Kjo është hera e parë që Shqipëria del në tregjet financiare ndërkombëtare me garante Bankën Botërore. Kjo skemë, sipas Ministrisë së Financave, ul koston dhe kohën për marrjen e borxhit.

Por Shqipëria nuk është vendi i parë në rajon që del në tregjet ndërkombëtare përmes kësaj rruge. Dy vitet e fundit, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë bërë të njëjtën gjë. Më konkretisht, vitin e kaluar, qeveria malazeze mori 100 milionë euro borxh të garantuara nga Banka Botërore me interes 4 për qind.

Shuma prej 250 milionë eurosh, që qeveria do të marrë borxh nga privatët përmes këtij instrumenti, do të përdoret për financimin e defiçitit buxhetor. Por, veç 250 milionë eurove të garantuara nga Banka Botërore, qeverisë do t’i duhet këtë vit të rinovojë edhe 300 milionë eurot e tjera eurobond, të marra në vitin 2010.

redaktor April 7, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
3 Comments
  • Albi says:
    April 8, 2015 at 6:13 am

    cfare kreditimi, budalliqet e haberit tone kryeminister edi rama?

    Reply
  • nofka says:
    April 8, 2015 at 2:15 pm

    nuk me intereson shume se lind pyetja c,fare ka per popullin ose biznesin,a do te kete lehtesira ne kredite e keqija qe eshte pothuajse i gjithe biznesi?

    Reply
  • Darius says:
    April 9, 2015 at 9:34 am

    hahahahahaha…….do marri ca 0 me %,dhe do ti ktheje me intreres plus,ose prona.Kuptohet qe Gjermania,Franca,Ingllandi hajdutet me te medhenj te EU,nen orkestrimin e Austrise,nuk kane krize,spse e kane privatizu xhepin zhuls nen emertimin Ballkani Perendimor,dhe hajduteve te tjere si ,Itali,Holland,Belgium…etj nuk ju lane te fusin dore ne tepsine Ballkanike.
    V K…N

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?