Zbulohen dhe asgjësohen 150 rrënjë bimë narkotike opium në Devoll, ndërsa është vënë në pranga një grua nën akuzën e kultivimit të drogës. Bima narkotike është gjetur në fshatin Baban, në banesën e gruas Dallëndyshe Spaho, e cila është arrestuar nga uniformat blu, për akuzën “kultivim bimësh narkotike”. Sipas policisë, droga e llojit opium, sapo ishte mbjellë. Ndërsa kanë nisur hetimet, lidhur me gjetjen dhe sigurimin e farës, si dhe po ushtrohen një sërë kontrollesh edhe në banesa të tjera në këtë zonë.